EmailFacebookKontakt

Shqetësim i komuniteteve fetare për çështjet e mjedisit

Shqetësim i komuniteteve fetare
për çështjet e mjedisit
Shumë episkopë orthodho-
ksë, së bashku me drejtuesit e
komuniteteve anglikane, prote-
stante, metodiste, baptiste dhe
hebre të Shteteve të Bashkuara,
kanë firmosur një Letër të Hapur
Presidents Bush, për të de-
noncuar programin energjitik të
administratës së re amerikane.
Duke nënvizuar se, zgjidhjet për
çështjet energjetike shtrojnë
probleme të natyrës morale dhe
shpirtërore, firmuesit riafirmo-
jnë që mbrojtja e mjedisit është
një detyrë personale dhe e
përgjithshme: “Me që ne kemi
marrë misionin për të “kultivuar
këtë kopsht” (Gn 2, 15), ne kemi
detyrimin moral për të zgjedhur
burimet e energjisë që ndotin më
pak, për të mbrojtur dhe ruajtur
kështu krijimin”.
Më tej vijohet se, “Njerëzi-
mi sot konfrontohet me një zgji-
dhje kapitale për gjeneratat që
do të vijnë. Një plan që i jep

përparësi energjive me emision
të lartë gazi karbonik dhe që
rigjallëron programin nuklear,
favorizon abuzimin me burime
energjie që shkaktojnë dëme të
përgjithshme, ndotjen e atmo-
sferës dhe mbushjen e tokës me
elemente radioaktive. Kjo vë në
rrezik shëndetin dhe mirëqe-
nien e jetës mbi tokë, ndërkohë
që investimi në teknologjitë jo-
ndotëse dhe burimet e riciklu-
eshme të energjisë, mund të ko-
ntribuojnë në mënyrë thelbësore
për të mbrojtur Krijesën”.
Nga pala Orthodhokse
dokumenti është firmosur nga
Kryepiskopi Dhimitër, i Dio-
qezëss së Patrikanës Eku-
menike në SHBA, Mitropoliti
Filip, i Patrikanës së Antiokisë,
Mitropoliti Theodhos, i Kishës
Orthodhokse në Amerikë, Arqie-
piskopi Vsevolde, i dioqezës
ukrahinase dhe episkopi Merkur,
i Patrikanës së Moskës.