EmailFacebookKontakt

U mbushëm me shpresë dhe morëm forca të reja

U mbushëm me shpresë dhe morëm forca të reja
Grigor Mulla, pjesëmarrës në konferëncë
për Mitropolinë e Korçës, është një prej atyre
që e pritën Imzot Anastasin në uitin 1991. Ai
ishte pjesëmarrës në Konferencën e parë
klereriko-laike, nga e cila kujton:
– Përshtypjet e kujtimet janë të atilla, që
nuk mund të shprehen me fjalë. Unë kam
qenë në mbledhjen e parë kleriko laike në
vitin 1991 dhe e di se në ç’kushte u zhvillua
ajo. Në sallën e shkatërruar të Kishës së Un-
gjillëzimit në Tiranë, me pak stola dhe shumë
frona dërrase, me disa priftërinj shumë të
moshuar, që i kishte ruajtur Perëndia për atë
ditë. Ishte një prifb nga Saranda, që nuk ia
kujtoj emrin, i cili ishte mbi 90 vjeç. Ishte një
mbledhje e hapur, me mjaft përkushtim. Fjala
e Imzot Anastasit na entuziazmoi të gjithë dhe
u bindëm që në atë çast, se kisha jonë ishte
në duar shumë të sigurta, se ajo do përparonte
vazhdimisht me bekimin e Perëndisë, sepse
ishte pikërisht ky i zgjedhuri i Tij për të
ringjallur Kishën tonë. Ne u mbushëm me
shpresë dhe morëm forca të reja, që të pu-
nonim për Kishën dhe të ndihmonim Krye­
piskopin që të realizonte misionin e tij, ashtu
edhe siç ndodhi.
Sot na duket gati e pabesueshme, që në
kaq vjetë, në një kohë kaq të shkurtër kisha
jonë të ringjallet e ecë kaq shumë, të ketë
kaq vepra madhore. Eshtë bërë një mrekulli
Perëndie, sepse ky Kryepiskop.erdhi me
Hirin e Perëhdisë, u ndihmua prej Zotit dhe
arriti gjithë këto rezultate.
Tani fillon një fazë e re e zhvillimit inten­
sive të Kishës dhe roli i Kryepiskopit tonë
Imzot Anastasit, është sërish tepër i
nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe nënë
drejtimin e tij urojmë që do të ketë përparime
akoma më të mëdha. Ndaj, jam I lunmtur që
m’u dha rasti të marr pjesë edhe në këtë
Konferencë.