EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi viziton Bregdetin

Kryepiskopi viziton Bregdetin
Në datën 11 gusht, në mbrëmje, Kryepiskopi Anastas ishte në
fshatin Palasë, ku kreu Mbrëmësoren. Kisha e fshatit, ku u bë
shërbesa, më parë ishte kthyer në shtëpi kulture dhe ende
dukeshin gjurmët e parullave në mure. Aty Kryepiskopi foli për
dashurinë e Krishterë dhe u shpërndau besimtarëve “Hymnin e
Dashurisë”, nga letra e Apostull Pavlit Korinthianëve (lKor. 13).
Pastaj, i shoqëruar edhe nga besimtarë dhe At Kozma Papasava,
vizitoi një nga shtëpitë e fshatit, ku përsëriti thirrjen, për të gjetur
të rinj që të studiojnë në shkollat e Kishës sonë, si mënyra më e
mirë për të garantuar të ardhmen e saj.
Të nesërmen, e dielë 12 gusht, Fortlumturia e Tij kreu Litur-
gjinë Hyjnore në Kishën e Shën Harallambit në Dhërmi, ku bëri
edhe një hirotoni në prift. Edhe aty Kryepiskopi foli për dashurinë
e Krishterë e nevojën për t’iu përgjigjur thirrjes për t’i shërbyer Pe-
rëndisë. Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas u ndal edhe në përpjekjet
dhe arritjet e kësaj periudhe 10-vjeçare.