“Kanë munguar kishat,
porjo besimi…”
– Intervistë me Rev Dr. Konrad Raiser, Sekretar
i Përgjithsh m i Këshillit Botëror të Kishave
dhe zonjë Teni Pirri Simonian, anëtare e stafit
drejtues.
– Kjo është he “a e pare që vini në Shqipëri cilët janë
përshtypjet tuaja të par a dhe a gjetët në këtë vend
atë çka mendz lit?
Teni Piri Simonian Personalisht kam dëgjuar për
Kishën Orthodhokse të Shqipërisë që në vitin 1991,
kur erdhi në këtë vend Fortlumturia e Tij, Krye
piskopi Anastas dhe filloi veprën e tij ndër njerëzit.
Sa herë Fortlumturia e Tij vinte në Gjenevë, ne bise-
donim rreth situatës, vështirësive, problemeve në
Shqipëri. Njëra prej gjërave që Ai thoshte ishte: “Na
jepni pak kohë, para se të vizitoni Shqipërinë”. Dhe
vërtet, ndihem tashmë shumë e mrekulluar të shoh
njerëzit. Sidomos të rinjtë, që janë kaq aktivë dhe
vitalë. Ky është një vend ku kanë munguar kishat,
por jo besimi. Sot unë shoh Shqipërinë me shumë të
rinj besimtarë, por edhe me kisha’madhështore, që
i mbledhin këta të rinj së bashku të kremtojnë festat
fetare, të adhurojnë Perëndinë dhe të bëhen kështu
një shembull besimi për të gjithë të rinjtë e tjerë.
Rev. Dr. Raiser Unë kam vizituar shumë vende të
ish-bllokut komunist. Është hera ime e parë në Shqi-
përi, por kam përvojaa të tjera të vendeye në tranzi-
cion. Për Shqipërinë kisha dëgjuar se ishte pjesa më
e mbyllur e Europës dhe se ishte një vend plot me
mistere dhe sekrete. Tani unë zbuloj një vend mjaft
të bukur. Një bukuri e fshehur nën varfërinë e ma-
dhe, nën zhvillimin kaotik, por në të njëjtën kohë, një
bukuri që premton dhe që jep shpresë, kurajo e paqe.
Të rinjtë paraqesin gjeneratën vitale në këtë vend.
– A mendoni se ekziston një mundësi për shqiptarët
të ndërtojnë shpresën e tyre?
Rev. Dr. Raiser Unë mendoj se ju mund të rindër-
toni shpresën, nëse besoni tek dhuratat që ju janë
dhënë. Nëse besoni tek aftësia juaj, tek inteligjenca
juaj, tek tradita e mrekullueshme shqiptare. Thek-
soj se, nëse krahasoni veten tuaj me vendet e tjera
evropiane, shpresa s’do të koret, pasi kjo nuk do të
ishte diçka e saktë, sepse çdo vend ka rrugën e tij të
veçantë të zhvillimit, mentalitetin e tij. Nëse shqip-
tarët i besojnë aftësive të tyre të zhvillimit, patjetër
që ka shpresë.
– Sa mund të na ndihmojë besimi, që kemi më tepër
shpresë për të ardhmen?
Teni Piri Simonian Unë nuk do ta shihja në kua-
drin e dëshirës, sepse dhe nën rregjimin më të tme-
rrshëm, të krishterët shqiptarë jetuan me shpresë
dhe nuk është e drejtë të thuhet që këtu shpresa
mund të humbasë. Ju orthodhoksët keni një udhëhe-
qës shpirtëror mjaft të mirë, me shumë imagjinatë,
të aftë për të ndihmuar njerëzit në këtë shoqëri tran-
zicioni. Ju keni çdo arësye të vazhdoni me guxim të
bëheni më optimistë për jetën dhe natyrisht, me
besim tek Perëndia do t’ia dilni mbanë.
– Dr. Konrad Raiser cilat janë planet apo projektet e
KBKpër Kishën tonë?
Rev Dr. Raiser Kisha e Shqi-
përisë ka vetë shumë projekte.
Të jesh në shoqërinë e Kryepi-
skopit Anastas vetëm një ditë
dhe të dëgjosh për ëndrrat që
ai ka, kupton projektet e pafu-
ndme dhe shumë domethënëse.
Mendoj se Fortlumturia e Tij do
të vazhdojë të jetë mbrojtësi më
i mirë për të gjithë Kishën Or-
thodhokse në Shqipëri duke na
lehtësuar dhe ne, si Komunitet
Ekumenik, të ndihmojmë më
tepër.
Natyra e ndihmës sonë tani do
ndryshojë, do të investojmë ve-
çanërisht për edukimin e të
rinjve. Sapo vizituam edhe
shkollën e përgatitjes profesio-
nale, ku patëm biseda me të
rinj që studiojnë aty. Gjithashtu,
është edhe një projekt i Kishës
tuaj për zhvillimin e ekologjisë.
Të gjitha këto projekte të rëndë-
sishme do mbështeten pa dy-
shim nga Komuniteti Ekumenik.
– Një urim apo një mbyllje?…
Teni Piri Simonian Para së
gjithash, sapo të kthehemi do t’u
flasim njerëzve për rininë shqi-
ptare, historinë e saj. Ne shohim
diçka të ndryshme në historinë
e Kishës Orthodhokse të Shqipë-
risë, diçka vërtet frymëzuese,
të cilën do t’ua tregojmë njerëz-
ve në vendin tonë.
Reo. Dr. Raiser Urimi im ësh-
të për një rini shqiptare të çli-
ruar nga influencat e huaja. Kjo
rini të zhvillohet në liri të plotë,
duke qenë e aftë të krijojë një
perspektivë për të kapërcyer
kufizimet që kanë shënuar
kohërat mbi prindërit e tyre.
Rinia shqiptare le të bëhet bu-
rim guximi edhe për brezin ihë
të vjetër, i cili ka kaluar kaq
shumë dhimbje, zhgënjim e
presione dhe ka humbur shpre-
sën. Brezi i ri është burimi i
shpresës për këtë vend dhe si-
gurisht, Shqipëria ka një po-
pullsi shumë të re, të rinj plot
vitahtet, të zhvillojnë interesin,
për ndërtimin e urave lidhëse
me të rinj të tjerë në vendet fqi-
nje të Europës. Uroj që rinia
shqiptare së shpejti të ecë drejt
hapësirave europiane, duke
shfrytëzuar pasuritë e popullit
tuaj, traditën e sidomos besimin.
Intervistoi;
Naum Mile