EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
Duhen kuadro të përgatitur, të gatshëm të shërbejnë kudo ku ka nevojë
Misioni
Misioni i Akademisë Teologjike “Ngja­
llja e Krishtit” është që të oirojë një formim
shpirtëror nëpërmjet studimeve teologjike,
jetës liturgjike, praktikës së punës.
Vendndodhja dhe Pajisjet
Akademia Teologjike ndodhet në mje-
diset e Manastirit të Shën Vlashit, afër Du­
rresit. I ndërtuar në vitin 1996, ky kom-
pleks ka shumë funksione dhe është një nga
shkollat më moderne në Shqipëri. Ai ka tri
klasa, me hapësira të bollshme, bibliotekë, dho-
më kompjuterash, qendër mediash, Kishëz,
qendër zbavitjeje dhe një konvikt për djem.
Studentet strehohen në një godinë komode,
sipër Kishës së Shën Gjergjit, në Durrës.
Jeta Akademike dhe Shkollore
Program! tri-vjeçar i Akademisë për-
fshin lëndët e Dhiatës së Vjetër dhe të Re,
dogmatikës, patrologjisë, etikës, liturgji-
kës, historisë kishtare, filozofisë, të drejtës
kanonike, predikimit, katekizmit, kujdesit
baritor, feve të tjera, misionarizmit, muzi-
kës bizantine dhe kompjuterit. Të giithë
studentët zgjedhin një gjuhë të huaj, anglisht
ose greqisht. Gjatë javës jepen 25 orë mësim.
Përveç jetës akademike, studentët ma-
rrin pjesë çdo ditë në jetën shpirtërore e
liturgjike të shkollës. Kjo përfshin pjesë-
marrjen në shërbesat liturgjike të Mëngje-
sit, Mbrëmësores e Pasdarkës, diskutime shpi-
rtëroretë pëijavshme e seminare periodikë.
Studentët përfshihen në një larmi pro-
gramesh praktike formuese, ku përfshihen
katekizmi nëpër fshatra, vizitat në jeti-
more, në shkollën e handikapatëve, në shko-
llën e të verbërve, në azile, burgje e spitale.
Për veprimtari zbavitëse, Akademia
ofron një fushë sporti e një sallë të mbyllur.
Administrata e Këshilli Pedagogjik
Akademia Teologjike funksionon nën
mbikqyrjen e Sinodit të Shenjtë, të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe
ka për kryetar Fortlumturinë e Tij, Kryepi-
skopin Anastas. Këshilli pedagogjik për-
bëhet nga dymbëdhjetë teologë nga Shqi-
përia, Greqia, Britania e Madhe e SHBA.
Kerkesat e Regjistrimit
Çdo kandidat duhet të jetë i krishterë
orthodhoks, i pagëzuar, në marrëdhënie të
mirë me Kishën dhe të ketë mbaruar të
paktën shkollën e mesme me nota të kë-
naqshme. Ai ose ajo, duhet të ketë një letër
rekomandimi nga episkopi vendor, që
dëshmcn afërsinë e tij me Kishën dhe të
shprehë dëshirën e sinqertë për t’u bërë
pjesëtar i Akademisë. Kandidati i ardhshëm
duhet të jetë në moshën 18-40 vjeç i shën-
detshëm nga ana fizike, shpirtërore, emo-
cionale dhe psikologjike.
Procesi i regjistrimit përfshin një pro-
vim hyrës me dy pjesë, i cili jepet në një
periudhë kohore dy ditore, në datat 14-15
shtator. Ditën e parë, kandidatët do të bë-
jnë një provim me shkrim, që do t’i testojë
mbi gjërat themelore të besimit të krishte-
rë Orthodhoks (nga Dhiata e Re dhe nga 4
volumet e Besimit Orthodhoks, si dhe mbi
njohuritë e tyre në gjuhën letrare shqipe).
Atyre do t’u kërkohet të bëjnë një hartim
të shkurtër, ku do të zhvillojnë një çështje
sociale, që ka lidhje me Kishën. Ditën tjetër,
kandidatët do të pyeten me gojë, nga një
komision i përbërë nga disa anëtarë të kë-
shillit pedagogjik të Akademisë. Provimi
me gojë do të zbulojë kuptimin mbi Kishën
të çdo kandidati, qëndrimet dhe pikëpa-
mjet e tyre mbi moralin, si dhe përkushti-
min e tij në shërbim të Kishës.
Ata që dalin mirë në provimet me shkrim
e me gojë, do marrin njoftim me shkrim, një
javë pas datës së intervistës, për pranimin
e tyre dhe do t’u kërkohet të paraqiten në
Akademi të hënën e parë të muajit tetor.
Bursa Akademike
Të gjithë kandidatëve që do rë
pranohen, do t’u jepet një bursë financia-
re vjetore nga Fortlumturia e Tij Anastasi.
Ajo përfshin gjithë shpenzimet për ndje-
kjen e Akademisë. Studentët duhet të kenë
nivel akademik të pranueshëm, në mënyrë
që bursa e tyre të rinovohet çdo vit.
Historia e Akademise
Gjatë viteve të persekutimit të egër
ateist (1946-1990), regjimi monist shka-
tërroi plotësisht infrastrukturën e Kishës
Orthodhokse. Ateistët e drejtuan një pjesë
të urrejtjes së tyre të dhunshme edhe ndaj
klerikëve. Në vitet ‘40, Kishës sonë i shër-
benin më shumë se 440 priftërinj e dhjako-
në. Në vitin 1991, kishin mbijetuar vetëm
15 klerikë të vjetër.
Në vitin 1992, një nga prioritetet e
Kryepiskopit ishte hapja e Seminarit Teo-
logjik, që do të përgatiste njerëzit e për-
shtatshëm, që do dorëzoheshin klerikë apo
do t’i shërbenin Kishës. Klasa e parë me 45
studentë i filloi mësimet në shkurt të 1992,
në një hotel të vjetër në plazhin e Durrësit.
Deri në vitin 2000, nga Akademia janë di-

plomuar 147 studentë.
Në vitin 1996, shkolla u vendos në një
godinë të re moderne, në Manastirin e
Shën Vlashit. Kryepiskopi Anastas e zgje-
roi fokusin e shkollës nga një seminar të
orientuar për përgatitjen e klerikëve, në
një Akademi Teologjike për djem e vajza.
Klasa e parë me gjashtë vajza fllloi stu-
dimet në vitin 1997.
Planet për vitin 2001-02 janë që progra­
mi të zgjerohet me një vit përgatitje (me
gjuhë të huaj dhe kompjuter), përpara se
të fillojë programi trevjeçar akademik.
Studentet dhe të Diplomuarit
Sot në Akademi janë të regjistruar 50
studentë nga i gjithë vendi. Nga studentët
e diplomuar, 115 janë dorëzuar priftërinj
dhe dhjakonë, 10 prej tyre shërbejnë si ka-
tekistë nëpër Shqipëri, 6 punojnë në shër-
bimet e Kryepiskopatës dhe 10 vazhdojnë
studimet jashtë shtetit.
A Ju Thërret Perëndia dhe Ju?
Kisha ka nevojë për të krishterë të
përkushtuar, seriozë dhe të përgatitur, të
cilët janë të gatshëm që të shërbejnë kudo.
Sepse në Shqipëri, siç thotë edhe Zoti ynë
Jisu Krisht: “Të korrat janë të shumta, por
punëtorët ë pakët.”