“Këtu kanë munguar kishat, porjo besimi”
– Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, Rev. Dr. Konrad Raiser, vizitoi Kishën tonë –
Nga data 11-15 korrik, pranë
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë bëri një vizitë Rev.
Dr. Konrad Raiser, Sekretar i
Përgjithshëm i Këshillit Botëror
të Kishave (World Council of
Churches), i shoqëruar nga anë-
tarja e stafit drejtues, znj. Teni
Piri Simonian. WCC përfshin në
gjirin e saj 342 kisha, orthodho
kse e protestante, nga rreth 100
vende të botës. Kishajonë është
anëtare e WCC që nga viti 1994,
ndërsa Kryepiskopi Anastas ka
qenë për dy dekada moderator
e pjesëtar aktiv i forumeve të tij.
Këshilli Botëror i Kishave ka qe-
në mjaft aktiv në të gjitha çastet
e vështira që ka kaluar Shqi-
përia, ndihmë që është reahzuar
gjithmonë nëpërmjet struktu-
rave të Kishës sonë
Para nisjes, Rev. Dr. Raiser
do deklaronte, se dëshironte të
shprehte “respektin dhe admiri-
min” e tij për kryetarin e Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë, për
“kontributin e e jashtëzakon-
shëm”, për rindërtimin e kishës
pas viteve të opresionit. “Përveç
se drejtues shpirtëror, Kryepisko-
piAnastas është bartës i aftësive
të mëdha si mediator e artizan i
paqes, në situatat e ndryshme të
krizës në rajon”, -tha Rev. Raiser.
Në mesditën e 11 korrikut,
vizita filloi me pritjen nga Krye
piskopi Anastas në aeroportin e
Rinasit, ku u shkëmbyen për-
shëndetje të sinqerta, të cilat
mbanin në vetvete kuj timet e
disa dekada njohjeje e vlerësimi
reciprok. Po atë mbasdite, Rev.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, Rev. Dr. Konrad Raiser vizitoi Kishën tonë
Raiser bëri ndalesën e parë në
një nga simbolet më të prek-
shme të ringjalljes — në Aka-
demine Teologjike Orthodhokse,
pranë Manastiiit të Shën Vla-
shit. Më pas, u bë një ndalesë
në qytetin e Durrësit, ku u vizi-
tua katedralja e re e Shën Astit.
Të enjten, 12 korrik, ora
10.00, Rev. Dr. Raiser u prit në
takim nga Kryeministri Meta, i
cili vlerësoi punën e bërë nga
Kisha dhe Kryepiskopi Anastas
dhe e njohu Rev. Dr. Raiser më
kujdesin e veçantë që ka treguar
qeveria që ai drejton për marrë-
dhëniet me komunitetet fetare.
Rev Raiser, i shprehu z. Meta fa-
lenderimet për pritjen dhe
shprehu gadishmërinë për të
përkrahur e ndihmuar në zhvi-
llimin e vendit. Rev. Raiser thek-
soi, se jemi krenarë, që brenda
e jashtë Shqipërisë kemi në
personin e Kryepiskopit Anastas
një zëdhënës të Këshillit Botëror
të Kishave. Rev Raiser e njohu
Kryeministrin me nismën e para
pak kohëve të WCC, për të mble-
dhur në një tryezë të përbashkët
gjithë komunitetet fetare të
Maqedonisë, moderator i së cilës
ishte Kryepiskopi Anastas.
Në orën 11.00 Rev Raiser, ,i
shoqëruar nga Kryepiskopi, u
takua me z. Mediani. President!
theksoi bashkëjetesën e harmo-
ninë fetare të shoqërisë shqip-
tare, si dhe rolin e komuniteteve
fetare e veçanërisht të KOASH,
jo vetëm për krizën e Kosovës,
por edhe në fushën sociale, ruaj-
tjen e traditave etj. Kryepiskopi
Anastas e njohu Presidentin me
kontributin për paqe e drejtësi
në botë të rev. Raiser dhe me
ndihmesën e tij e organizatës që
ai drejton për vendin tonë, ndë-
rsa rev. Raiser e falenderoi z.
Meidani për pritjen e ngrohtë e
ndihmesën në ringritjen e fesë.
Vizitat e mëpasme prekën
veprën sociale të Kishës sonë. Së
pari, në mjediset e Zyrës “Shër-
bimi i Dashurisë”, e cila ndjek e
organizon pjesën më të madhe
të veprimtarisë në ndihmë të
popullsisë në fiishat e ndihmës
sociale, mjekësisë, emergjenca-
ve etj. Aty Rev. Raiser dhe zonja
Teni Piri Simonian u pritën nga
i gjithë stafi, i cili i informoi për
ecurinë e projekteve të shumta
që janë duke u zbatuar, një pjesë
e të cilëve me bashkëpunimin
dhe kontributin e Këshillit Bo-
tëror të Kishave. Një viztë u bë
edhe në kopshtin e fëmijëve të
Laprakë.s, një nga objektet e
shumta të restauruara më ndi-
hmën e ACT, zyrës së emergjen-
cave në WCC. Etapa tjetër ishte
në Qendrën moderne Diagno-
stike Orthodhokse “Ungjillë-
zimi”, një dëshmi e fuqishme e
kujdesit dhe kontributit të
veçantë të Kryepiskopit Anastas
në fushën e shëndetit.
Mbasdite Rev. Dr. Raiser vi
zitoi Shkollën e formimit profe
sional “Frymë Dashurie”, ngri-
tur nga KOASH, ku u zhvillua
edhe një takim mbi tematikën e
mjedisit, me pjesëmarrësit në
kursin e ngritur me bashkëpu-
nëtorët e projektit për ruajtjen
e ambjentit në disa nga zonat
më të bukura të vendit. Pastaj
vijoi një bashkëbisedim i ngro-
htë për këto tema dhe Z. Raiser
remoti kontributin e KBK në kë-
të fushë. Një vizitë tjetër u bë
në Kishën e Shën Prokopit dhe
në mjediset e Radios “Ngjallja”.
Në mbrëmje, Rev Dr. Raiser
mori pjesë në një darkë për nder
të Tij, shtruar nga Kryepiskopi
Anastas, në mjediset e Hotel Ti-
ranës, ku morën pjësë drejtues
të komuniteteve të tjera fetare,
Sekretari për fetë, Kryetari i
Akademisë dhe intelektualë të
njohur orthodhoksë, klerikë etj.
13 korriku do t’i kushtohej
plotësisht udhëtimit, duke nisur
nga ndalesa në Kishën e Shën
Nikollës në Kavajë, ku miqtë u
pritën nga mjaft besimtarë. Aty
vizituan mjediset për rininë,
kopshtin dhe klinikën shënde-
tësore. Etapa e dytë ishte Lush-
nja, me vizitën në kishën e riko-
nstruktuar të Shën Gjergjit, ko
pshtin etj. Pastaj Kryepiskopi do
të shoqëronte Rev. Dr. Raiser
dhe znj. Teni Piri Simonian në
ndalesën mbase më mbresëlë-
nëse, në vizitën në Kampingun e
të rinjve orthodhoksë në Zvër-
nec. Aty, Kryepiskopi dhe Rev.
Raiser do t’u tregonin të rinjve
për përvojat e rinisë së tyre, ve-
çanërisht me kampingjet, duke
u ndalur sidomos në periudhën
e pasluftës botërore, kur të rinj,
që vinin nga kampe armike, Pe-
rëndia i drejtoi në të njëjtën
udhë, të dashurisë e tolerancës
sëkrishterë. Gjithashtu, Fortlu-
mturia e Tij u foli të rinjve për
rolin dhe rëndësinë e KBK
Në kthim, nd ales a do bëhe-
shin në kishën e re katedrale
Shën Gjergji të Fierit dhe më
pas në Manastirin e njohur për
vlerat shpirtërore e historike të
Ardenicës, ku miku i shquar do
tregonte interes të veçantë për
vlerat e tij të rralla dhe do mirë-
pritej ngakomunitetimurgjëror,
i pari krijuar me të rinj të devot-
shëm pas natës së gjatë ateiste.
Dita e shtunë, 14 korrik, do
të niste me një vizitë në arqipe-
shkvinë katolike të Tiranës, ku
u pritën nga vikari i përgjith-
shëm i saj, një vizitë në kompleksin
e punishteve “Nazaret” dhe në
Muzeun Historik Kombëtar. E
veçantë do të ishte dreka: Rev.
Raiser dhe zonja Simonian u
mirëpritën në një shtëpi të krye-
qytetit, ku u takuan dhe bise-
duan me gratë orthodhokse, aq
aktive në veprën e tyre në ndih-
më të më të pafavorizuarve.
Veprimtaritë në vazhdim do
të kishin lidhje me një datë të
shënuar për Kishën tonë. _Në 16
korrik mbusheshin 10 vjet nga
dita,kur me ardhjen në Shqipëri
të Eksarkut të Patrikanës Eku-
meniKe, imzot Anastasit. i\e ku-
adrin e këtij përvjetori, u organi-
zuan disa veprimtari të bukura.
Kështu, mbasditen e të shtunës,
në mjediset e Manastirit të Shën
Vlashit, organizata e rinisë or
thodhokse “Bij të Dritës”, orga-
nizoi një festë të vërtetë, me një
program të pasur artistik, me
këngë, valle, pjesë korale e in
strumentale, dramatizime etj.
Mori pjesë edhe Rev. Dr. Raiser,
i cih edhe përshëndeti të prani-
shmit. Ndërsa Kryepiskopi
Anastas i dhuroi mikut të nde-
ruar dhe znj. Simonian nga një
ikonë orthodhokse, realizuar
nga ikonografët tanë të rinj.
Të dielën, 15 korrik, në
Kishën Ungjillëzimi i Hyjlindë-
ses, për nder të këtij përvjetori,
Liturgjia Hyjnoren u celebrua
nga të gjitë anëtarët e Sinodit
të Shenjtë. Ishte i pranishëm
edhe Rev. Dr. Konrad Raiser.
Po të dielën, Rev. Raiser u
largua nga vendi ynë, i përcjellë
në Rinas nga Kryepiskopi, anë-
tarë të Sinodit etj., duke marë
me vete ngrohtësinë e veçantë
me të cilën u rrethua gjatë qën-
drimit në vendin tonë.