Tryezë e zgjeruar për problemet dhe perspektivat e mësimin e fesë
“Mësimi i fesë në Rusi-pro-
bleme dhe perspektiva”, kështu
titullohej tryeza e rrumbu-
llakët e mbajtur në Dhomën e
Ulët të Dumas, Parlamentit
rus. Në të merrnin pjesë
përfaqësues të Patrikanës së
Moskës, të komuniteteve ka-
tolike, protestante dhe mu-
slimane, përgjegjës të sekto-
rëve përkatës të Ministrisë së
Eukimit, të komisioneve parla-
mentare të fesë dhe atij të të
drejtave të njeriut, të këshill-
tarit pranë Presidencës, drej-
tues e mësues të niveleve të
ndryshme të shkollave etj.
Duke riafirmuar respektin
e tyre për lirinë e ndërgjegj’es
dhe pranimin e konceptit të lai-
citetit të shkollës, pjesëma-
rrësit megjithatë këmbëngulën
për nevojën e favorizimit të një
“njohje më të mirë të vlerave
shpirtërore e kulturore, mbar-
tës të të cilave janë komunitetet
tradicionale fetare të Rusisë”,
siç afirmohet në dokumentin
përfundimtar të aprovuar. Gji-
thashtu, u tha se është e domo-
sdoshme të riforcohet koope-
rimi midis shkollës, struktu-
rave të sistemit pedagogjik dhe
besimeve fetare tradicionale.
Pjesëmarrësit aprovuan
edhe një vendim të marrë kohët
e fundit nga Ministria e Edu-
kimit, në akord me Kishën Or-
thodhokse, për të hapur mësi-
min e degëve të teologjisë dhe
të një fakulteti teologjie, pranë
Universitetit të Moskës.