16 korrik 1991 – 16 korrik 2001jë_d
11 jë dekadë rritjeje të pandërprerë
E ringjallur pas persekutimit shumëvjeçar, Kisha jonë po
përjeton këto tetë vitet e fundit ankthet dhe vuajtjet e popullit,
duke kontribuar në rimëkëmbjen shoqërore dhe shpirtërore
të vendit. Me gjithë pengesat e shumëllojshme që ka përballuar
herë pas here, ajo u rimëkëmb nga gërmadhat dhe, me Hirin e
Perëndisë dhe dhuratat bujare të shumë njerëzve, të njohur
dhe të panjohur, po zhvillohet me ritme të shpejta.
ORGANIZIMI
Në shumicën e qyteteve e lokaliteteve me popullsi
orthodhokse, si dhe në qindra fshatra, janë riorganizuar enoritë
orthodhokse. U formua Sinodi i Shenjtë. Janë organizuar
Shoqatat e Grave, Rinisë dhe të Intelektualëve Orthodhoksë.
PËRGATITJAE KUADROVE
Që nga viti 1992 funksionon rregullisht Akademia Teolo-
gjike Orthodhokse “Ngjallja”, që tashmë është vendosur në
një kompleks modern ndërtesash, pranë Manastirit të Shën
Vlashit, Durrësit.
Krahas pesë klerikëve të moshuar, që mbijetojnë nga
brezi i vjetër, janë hirotonisur 120 klerikë të rinj, të gjithë me
arsim të mesëm ose universitar, të cilët kanë kryer edhe stu-
dime trevjeçare në Akademinë tonë Teologjike. Gjithashtu,
mjaft të rinj kanë mbaruar apo vazhdojnë shkolla të njohura
teologjike jashtë vendit.
Nga shtatori 1998, funksionon në Gjirokastër Shkolla e Mes-
me Kishtare “Kryqi i Nderuar”, me konvikt, e vendosur në një
kompleks të veçantë ndërtesash, me kushte bashkë-kohore.
VEPRA NDËRTUESE
Kisha jonë ka organizuar Zyrën e saj Teknike dhe ka
zhvilluar një vepër të gjerë ndërtimore. Janë ngritur nga
themelet 74 kisha, janë restauruar 5 manastire dhe 65 kisha-
monumente kulture, ndërsa janë riparuar mbi 1305.
MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë merr pjesë
aktive në veprimtaritë e Kishave Orthodhokse të botës. Ajo
është anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, si dhe e
Këshillit Botëror të Kishave, duke kontribuar në përpjekjet e
bashkëpunimit paqësor dhe të solidaritetit në Evropën
Juglindore dhe në botë.
VEPRIMTARIA BOTUESE
Kisha Orthodhokse ka Shtypshkronjën e saj; boton gazetën
e përmuajshme “Ngjallja”, revistën për fëmijë “Gëzohu”,
buletinin studentor “Fjala”, buletinin në anglisht “News from
Orthodoxy in Albania” (Occasional Bulletin) dhe libra të
ndryshme fetare.
EDUKIMI
Në 11 qytete është siguruar infrastruktura për krijimin e
tre Instituteve të Edukimit Profesional, nga të cilët i pari hapi
dyert ai me emrin kuptimplotë “Fryma e Dashurisë”, në Tiranë,
ku të rinjve që kanë mbaruar shkollën e mesme u mundësohet
një përgatitje e lartë profesionale në informatikë, biznes, mikro-
biologji, agjiografi etj. Për brezin e ri funksionojnë kampingje
verore në Zvërnec, Vlorë dhe në Shën Joan Vladimir, Elbasan.
SHËNDETËSIA
Në Tiranë funksionon në një ndërtesë gjashtëkatëshe
Qendra Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi”. lijithashtu,
poliklinika funksionojnë në Kavajë, në Lushnjë, në Korçë dhe
në Jergucat, ndërsa dy njësi ambulante dentare ofrojnë
shërbimet e tyre nëpër qytete dhe fshatra.
VEPRIMTARIE GJERË SOCIALE
Krahas rimëkëmbjes së saj të brendshme, Kisha
Orthodhokse ka zhvilluar një punë të gjerë shoqërore –
humanitare, veçanërisht në periudha krizash politiko-
shoqërore (1992, 1994, 1997, 1999) Me sektorin e posaçëm
“Diakonia Agapis” (Shërbimi i Dashurisë), per dhe me mënyra
të tjera, ajo ka grumbulluar e ka shpërndarë nëpër qytete dhe
fshatra mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe, u ka dhuruar
materiale mjekësore institucioneve të ndryshme bamirëse etj.
Janë zhvilluar programe rurale, për ujësjellësa, higjienën
e ekonominë shtëpiake, për ndërtim e riparim rrugësh etj. Ki
sha Orthodhokse ofron ndihmën e saj edhe për nevoja të tjera
të ndryshme (si në shkolla fillore, jetimore, spitale, Shtëpinë
e të Verbërve dhe institucione të tjera bamirëse etj.
NDIHMA PËR KRIZËN KOSOVARE
Gjatë vitit 1999, kur Shqipëria priti valët e mëdha të të
ikurve nga Kosova, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, në ba-
shkëpunim me Kisha të tjera të Këshillit Botëror të Kishave,
organizoi një program të gjerë humanitar (me një vlerë prej
10.000.000 USD – në tre muaj) dhe iu gjend pranë rreth 25
mijë njerëzve që ishin strehuar në qytete të ndryshme të
Shqipërisë. Ajo mbante të hapur edhe kampin e fundit për
strehimin e tyre, deri në qershor 2001.
KONTRIBUTI PËR KULTURËN
Përveç restaurimeve, Kisha jonë ka dhënë një ndihmesë
të veçantë edhe për sponsorizimin e botimeve të rëndësishme,
realizimit të filmave me tema nga kultura e pasur, organizimin
e Simpoziumeve shkencore, siç qe ai për 2000-vjetorin e
Krishterimit në trojet tona, ekspozitave të ndryshme artistike,
mbajtjen e festivaleve artistike rinore etj.
KUJDESI PËR EKOLOGJINË
Me nismën e Fortlumturisë së Tij Anastasit, po realizohet
një projekt për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Ai po zbatohet
nga Fondacioni “Frymë Dashurie” i Kishës dhe nga bashkë-
punimi shkencor i specialistëve më të mirë shqiptarë në fushën
e mbrojtjes së mjedisit, si dhe nga homologët e tyre grekë tt
Universitetit të Selanikut e Athinës. Në të përfshihet formimi
i kuadrove dhe projektet për mbrojtjen e ekosistemit të zonës
së Zvërnecit, rrjedhës së Vjosës, Parkut të Llogorasë, si dhe për
administrimin e mbeturinave në qytetet e Durrësit e Vlorës.