EmailFacebookKontakt

“Paqja nuk duhet lënë në dorë vetëm të politikanëve”

“Paqja nuk duhet lënë në dorë vetëm të politihanëre”
– Fortlumturia e Tij Anastasi kryeson Tryezën e rrumbullakët me përfaqësues komunitetesh fetare të
Ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë-
Takimi u zhvillua në Mo­
rges të Zvicrës, nga dt. 11-13
Qershor 2001, me përfaqësues
të kishave dhe komuniteteve
fetare më të rëndësishme të
Maqedonisë, të cilët ranë da-
kord të bashkojnë përpjekjet
e tyre për arritjen e paqes dhe
për të përballuar tensionet
dhe dhunën që janë të pra-
nishme në shoqërinë maqedo-
nase. Qëllim i tryezës ishte
edhe rritja e afrimit dhe ba-
shkëpunimit midis komu­
niteteve fetare. Kjo tryezë e
rrumbullakët ndërfetare, me
pjesëmarrjen e komuniteteve
të ndryshme religjoze të Ma-
qedonisë, u mbështet nga Kë-
shilli Botëror i Kishave në ba-
shkëpunim me Konferencën
Evropiane të Kishave, me ndi-
hmesën e Qendrës Maqedo-
nase për bashkëpunim ndër-
kombëtar.
Në të merrnin pjesë pë-
rfaqësues nga Kisha Ortho-
dhokse e Maqedonisë, Unioni
Islamik i Maqedonisë, Kisha
Katolike e Maqedonisë, Kisha
e bashkuar metodiste në Ma-
qedoni dhe komuniteti hebre
në Maqedoni.
Mbledhja drejtohej nga
Kryepiskopi i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë, Prof. Dr.
Anastasi, i cili arriti t’i përba-
llonte me sukses edhe çastet
e vështira dhe shpeshherë ko-
nfliktuale, që u krijuan gjatë
debateve, duke dhënë një kon-
tribut të çmuar edhe në harti-
min e deklaratës së përba-
shkët.
Në fjalën e Tij, Kryepisko­
pi Anastas theksoi ndër të tje-
ra, se Paqja është diçka shumë
e vyer. Ashtu si lufta nuk
mund të lihet vetëm në duart
e ushtarakëve edhe paqja nuk
duhet lënë vetëm në dorën e
politikanëve. Komunitetet
fetare duhet të përdorin çdo
burim për shërim dhe pajtim.
Lufta fillon nga shpirti i nje-
riut ndaj edhe paqja duhçt të
fillojë nga shpirti.
Mund të themi, se ky ta-
kim ishte një vlerësim dhe ko-
nfirmim më shumë i veprës

prej disa dekadash të Kryepi-
skopit Anastas, në ndihmë të
mirëkuptimit, bashkëjetesë
dhe paqes midis besimeve të
ndryshme, veprimtari që
është vlerësuar lart në botën
e krishterë në përgjithësi, por
edhe nga besimet e tjera.
Në fund të tryezës u bë një
deklaratë e përbashkët, për ha-
rtimin e së cilës, siç e përme-
ndëm, Fortlumturia e Tij lua-
jti një rol mjaft aktiv. Kjo de-
klaratë, ndër të tjera thekson:
“Ne, si përfaqësues të ki­
shave tona dhe komuniteteve
fetare, dënojmë rëndë dKunën
dhe konfliktet, të cilat në vend
të zgjidhjes do të shk.aktojnë
vetëm kaos dhe fatkeqësi.
Dhuna e kohëve të fundit dhe
konfliktet, nuk bazohen tek
feja apo ndryshimet fetare dhe
ne refuzojmë t’i pranojmë si
veprime të intolerancës fetare,
sepse besimi i vërtetë tek Zoti
nuk e mbështet dhunën.
…Ne dënojmë shpërngu-
Ijen me forcë të civilëve, abu-
zimin me ujin dhe me ndihmat
për popullatën dhe u bëjmë
thirrje bashkësive tona të res-
pektojnë të drejtat e njeriut.
Ne dënojmë përdorimin e ven-
deve dhe ndërtesave të shenj-
ta për qëllime ushtarake dhe
shkatërrimin e tyre. Gjitha-
shtu, ne dënojmë me forcë
rastet e keqtrajtimit të kleri-
këve. Natyra e shenjtë e ndë-
rtesave fetare duhet të respe-
ktohet ashtu si dhe integriteti
personal dhe dinjiteti i klerikë-
ve, të cilët përfaqësojnë zyr-
tarisht komunitetet fetare.
.. .Ne i bëjmë thirrje komu-
nitetit ndërkombëtar të ndih-
mojë për paqen dhe integri-
tetin e Maqedonisë në gjirin
Europian, duke shpresuar
paqe stabilitet dhe prosperitet
në Maqedoni dhe në të gjithë
rajonin ».
Ky dokument u nënshkrua
nga të gjithë të pranishmit
dhe nga Fortlumturia e Tij
Anastasi, si moderator i ta-
kimit.
Jorgo Papadhopulli