EmailFacebookKontakt

Një bekim po vinte për gjithë vendin…

Një bekim po vinte për gjithë vendin…
– Mbresa nga çastet e para të mbërritjes të Eksarkut të Patrikanës Ekumenike, Imzot Anastasit, në
Shqipërinë që sapo dilte nga errësira ateiste –
…Mbërritja e Eksarkut Patriarkal z.
Anastas në Tiranë. Për shumë dhjetë-
vjeçarë nuk kishte shkelur këmbë epi-
skopi në tokën shqiptare.
Pak njerëz, por me shumë entuziazëm
e mallëngjim të madh e presin në ae­
roport.
Fytyrat fëminore dhe lulet tregojnë që
në çastet e para se populli i Perëndisë e
pranon plotësisht Atin e tyre, të dërguar
nga Kisha e Madhe Mëmë e Fronit Eku-
menik.
Të gjithë së bashku drejtohen për tek
Kisha e Ungjillëzimit, e cila deri para pak
muajsh dhe për dhjetëvjeçarë të tërë u
përdor si palestër. Kambanarja nuk
kishte kambanë dhe dritaret e shkallares
u shkatërruan, sepse ishin në formë
kryqi.
Eksarku Patriarkal bie në gjunjë
para altarit dhe lutet për grigjën e
persekutuar…
… Ndërsa jashtë Hierores “delet e
shpërndara” i jetojnë në tension dhe me
lot këto çaste të papërsëritshme të jetës
së Kishës së tyre.
Tryeza e Shenjtë, e mbështetur mbi
tulla dhe dërrasa të improvizuara, rigjeti
vendin e saj. Në këtë pikë të shenjtëruar,
për shumë vite qëndronte një shtangë.
Sigurisht, askush nga të rinjtë që
stërviteshin aty, nuk e ka imagjinuar se
shkelte mbi “ferrën në flakë”.
Në dritaret e kishës nuk ka xhama.
Si do të qëndronin besimtarët aty pas di-
sa muajve me borë dhe të ftohtë? Çatia e
kishës është e shkatërruar – e paaftë për
të mbrojtur besimtarët nga shiu. – Sa
punë ju pret, Hirësi! Ku do t’i gjeni
paratë, tjegullat, teknikët, specialistët?
Një nga vizitat e para u bë në shtë-
pinë e z. Dhimitër Beduli, Theolog dhe
Drejtor i Shkollës Kishtare të Tiranës,
kur funksiononte. Ai u bë dora e djathtë
e Fortlumturisë së Tij, deri në fjetjen e
tij. I përjetshëm kujtimi i Perëndisë për
të. Ai tregoi një ikonë që e kishte
gozhduar pas dollapit, fshehur midis dy
dërrasave, për 27 vjet. Para kësaj ikone,
ai lutej me sigurinë se Krishti, theme-
luesi i Kishës, do të çlironte edhe Kishën
e tyre.
Në këtë çast, ndërhyri e shoqja, te-
për e zgjuar, zonja Areti, dhe tha: Hirësi,
burri im gjatë gjithë viteve qahej se do
të vdiste pa prift, i palexuar. Dje, që
erdhët në Tiranë, i thashë: “Hajde, vdis
tani, që të lexohesh nga Dhespoti!”.
Të dielën, gjatë Liturgjisë së parë
Hyjnore Arkihieratike, ishin të prani-
shëm të gjitha brezat. Ata nuk e fshihnin
entuziazmin, duke biseduar vazhdi-
misht, madje edhe gjatë çasteve më të
shenjta të Adhurimit.
Anëtarët orthodhoksë të korit të
mrekullueshëm të Radiotelevizionit të
Tiranës i dhanë një ton festiv Liturgjisë
Arkihieratike
Duke thënë “Me Uratat…” e Litur-
gjisë Hyjnore filluan pagëzimet e njëpas-
njëshme. Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë po rilindte…
Familja e z. Jani Jani fton me mirë-
sjellje në shtëpi. Kanë një surprizë, tho-
në, për Dhespotin…
Për tre dhjetëvjeçarë të tërë kanë
mbajtur të fshehur në shtëpi lipsanët
mrekullibërës nga Tryeza e Shenjtë të
Kishës Mitropolitane. I mori z. Jani, du­
ke vënë jetën në rrezik, vetëm pak çaste
para se ushtria ta shndërronte kishën në
palestër. Dhespoti, i ulur në gjunjë, falet
para lipsasnit. Më vonë ai do ta vendoste
në Tryezën e Shenjtë të re.
Papa Gaqi, i dobët, kockë e lëkurë
dhe me ndërgjegje të pastruar, na rrëfen
në shtëpinë e tij: “Kështu deshi Perëndia,
Dhespoti im, të na provojë për kaq vite.
Ndofta kërkon të përgatisë për të
ardhmen një Kishë më autentike”.
Bashkekzistenca e feve të tjera nuk
përbën pengesë për paqen e popullit.

Dashuria është “porosia e parë”. Me këtë
frymë, Eksarku Patriarkal u bëri vizitë
menjëherë komuniteteve myslimane dhe
shfaqi dëshirën e tij të sinqertë për
bashkëjetësë paqësore.
Në këtë pikë dikur ishte kisha e
Manastirit të Shën Vlashit. Në vendin e
Tryezës së Shenjtë u vendos një tavolinë
e thjeshtë, që të bekohet nga Dhespoti.
E mallëngjyer së tepërmi, një besim-
tare i jep atit shpirtëror diçka “të çmuar”,
që e kishte ruajtur prej muajsh: një vezë
të kuqe nga Pashka. Ishte hera e parë që
mundën pa frikë të ngjyenin vezë të kuqe.
Fëmijë me tufa lulesh presin me
ankth në shkallët e Mitropolisë së Korçës
për të parë për herë të parë një Episkop.
Madje edhe plakat flokëbardha – pas 35
vjetësh – ia kanë harruar pamjen.
Nga ballkoni i Mitropolisë dëgjohet
të thuhet plot mallëngjim: “Lavdi Zotit!
Le të ndezim një qiri, për të ndriçuar
errësirën që na rrethon. Harrojeni të
kaluarën e errët. Me dashuri dhe ndje-
njën e faljes ndaj të gjithëve, rilinduni
me Misteret e Kishës sonë Orthodhokse.
Qëllimi ynë – një e ardhme e ndritur”.
Hirotonia në natyrë e Papa Janit ish­
te pika kulmore e ‘ditës. Të ulur në gjunjë

dhe me lot në sy i gjithë populli dëgjon
zërin e ngrohtë të Dhespotit: “Merre
testamentin dhe ruaje atë deri në Ardh-
jen e Dytë të Krishtit”. Si një shpërthim
dinamiti u dëgjua “I denjë, i denjë…”. Një
i denjë i vërtetë hyri në radhët e klerit.
Ishte hirotonia e parë e Imzot Anastasit
në Shqipëri.
Papa Kostandini, 85 yjeç, bëri në vitin
1991 në Korçë ritin e parë priftëror pas
ndërrimit të regjimit. Më 6 janar, ai she-
njtëroi Ujin në tenperaturën -8 gradë.
Ilia, 17 vjeç, është i gjatë (1,80 m) që
të hyjë në kolimbithër. Megjithatë ai bën
të pamundurën, sepse e bën me ndërgjegje
Pagëzimin, Misterin e shpëtimit tonë.
Motrat Cico, me shoqërinë e tyre
shpresëtare, si dhe familja e z. Grigor
Mulla, mësues matematike, përqafojnë
me respekt Eksarkun, ndërsa në krah
është at Kozmai, një tjetër mbështetje
për Dhespotin e porsaardhur. Anëtarë të
bekuar të një Kishe të martirizuar të
shek. të 20-të.
Mitropolia e shkëlqyer e Korçës u
kthye në Muze, pasi u shembën kubetë
e saj. Edhe Kisha prej guri e Shën Gje-
rgjit u shemb nga themelet dhe në vend
të saj u ngrit Biblioteka e qytetit.
Por, shpirtrat e besimtarëve tanë re-
zistuan. Durimi dhe pritmëria e tyre u
shpërblyen nga Perëndia. U dërgoi një
at shpirtëror, të mbushur me dashuri të
sinqertë, që në fytyrë të kthehej përsëri
buzëqeshja.
Shën Kolli i Boboshticës i kthyer në
gërmadhë. Për shumë vite ishte kasolle ka-
shte; imazh i përgjthshëm i shumicës së
kishave në Shqipëri. Nga ku ta fillojë dhe
ku ta mbarojë punën Eksarku Patriarkal?
Në Pogradec Kisha orthodhokse ishte
kthyer në ofiçinë për riparimin e auto-

mjeteve shtetërore. Vajra e graso në ven­
din e altarit të frikshëm. Brenda pak muaj sh
këshilli kishtar e sistemoi disi. Madje dhe
fron episkopal origjinal vendosi dashuria
e tyre për të pritur zyrtarisht Dhespotin.
Shtatëmbëdhjetë priftërinj dhe
dhjakonë që kishin mbetur nga orthodho-
ksia e martirizuar shqiptare. Konferenca
e parë kleriko-laike ishte një nga hapat
e para të suksesshme të Eksarkut Anastas.
Prifti më i moshuar ishte çpriftëruar me
forcë dhe tani, mbi nëntëdhjetëvjeçar, ri-
veshi rasot, tepër i lumtur.
Në Beratin e bukur, u bë liturgjia e
parë hyjnore pas ndërrimit të regjimit.
Më 13 dhjetor 1990, Kisha e Shën Spiri-
dhonit, hapi e para dyert në festën e She-
njtit. Aty afër, Shën Kozmai dha shpirt me
martizirim, por ai la lipsanin e tij të she-
njtëruar, që besimtarët të marrin fuqi e
durim në vitet e vështira. Ata sot krem-
tojnë lirinë dhe e presin Episkopin e tyre
me rrënqethje mallëngjimi e entuziazëm
të papërmbajtur…
Këto janë hapat tuaja të para, Hirë-
si. Sa e sa gjëra ju mbetet për të kryer
gjatë viteve që vijnë… “Të korrat të
shumta dhe punëtorët të pakët”‘.„