“Punon për ne dhe me ne…”
– MEDITIME NE NJE PERVJETOR THEMELOR PER KISHEN TONE-
10 vjet… Pak edhe shumë.
Pak në krahasim me hi-
storinë 2000-vjeçare të Ortho-
dhoksisë sonë, por shumë kur
mendon për rolin e këtij 10-vje-
çari në historinë e Kishës Or
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, sidomos për atë çfarë
është arritur.
Kujtoj fillimet e vitit 1991,
lëvizjen e madhe të besimta-
rëve për rihapjen e kishave,
punën për rregullim e komple-
tim me sende kishtare, për ri-
ngjalljen e fesë, si dhe ndihmën
e atyre pak klerikëve të mbije-
tuar nga terri në shtetin ateist.
Zelli dhe dëshirat e besimta-
rëve për të bërë diçka ishin të
mëdha, por… ndihej mungesa
kryesore, priftërinjtë, psaltët
dhe sidomos ajo që do të organi-
zonte e drejtonte, hierarkia
fetare.
Kujtoj shumë, por dalloj 17
korrikun e vitit 1991, kur “i dër-
guari me emrin e Zotit”, pak pa
si kish shkelur në Shqipërinë
tonë, na erdhi për vizitë në
shtëpi. Mendoni një të moshuar
rreth të 80-tave, i cili mezi lëvi-
(Vijon në faqen 2)
MEDITIME NE NJE PERVJETOR THEMELOR PER KISHEN TONE
(vijon nga faqja 1)
zte këmbët, sapo pa të hapet
dera, të nxitojë e t’i marrë do-
rën, atë dorë bekimi të mungu-
ar në vite, t’ia puthë me mall,
me përzemërsi e me aq dëshirë;
mendojeni njeriun të cilit i
shkëlqenin sytë nga gëzimi e që
në moment gjykoi: “lindi
shpresa, që kish humbur”.
E… pas kësaj vizite, ky
besimtar teolog filloi të fliste e
të fliste pa pushim për të ardh-
men e kishës sonë i mbështetur
tek vizioni “i të dërguarit prej
Zotit”. Ai e ndjente me zemër
këtë “të dërguar”, këtë misio-
nar të Krishtit, që kish mendi-
me të qarta për ringritjen e
Kishës sonë, ndjente këtë ardh-
mëri të mbarë. Dhe nisur, se
“Lumturia është e vërtetë, atë-
herë kur ndahet me shumë
njerëz”, s’pushonte së foluri e
së punuari së bashku me ata
(që ishin të shumtë), që kishin
të njëjtin qëllim e dëshirë: “Ri
ng)alljen”.
E pashë “të dërguarin e Zo
tit” dhe të nesërmen në hotel
“Dajti”, ku kishte zënë vend. Fi-
snik nga pamja, fisnik nga sje-
llja, me një fytyrë shprehëse e
sy të ndezur, të qeshur, elegant,
i shkathët në të ecur dhe… të
dukej sikur nga qielli po vinte
një thirrje: “Unë jam bariu i
mirë. Bariu i mirë, që vë shpirtin
e vet për dhentë” (Joan 10,11).
Kalonte në holl dhe njerëzit
turreshin ta takonin, jo vetëm
ata që e ndjenin besimin, por…
edhe shumë nga ata që për një
periudhë e quajtën veten ate-
istë. Pati dhe “të verbër”, por
… kur Zoti të ndriçon udhën
edhe ata shërohen… e shikojnë.
Dhe kur Meshën e parë, në
Kishën e Ungjillëzimit në Tira-
në, e nisi me himnin “Krishti u
Ngjall së vdekurish…”, ngrohu
menjëherë zemrat e besimta-
rëve të pranishëm në kishën
plot e përplot dhe që mezi e pri-
snin këtë ditë të meshimit të
një episkopi… Dhe në çdo fjalë e
veprim të Tij tregohej qartësia,
përvoja dhe largpamësia.
Me mjaft vështirësi, por pu
na nisi. Ata pak klerikë që ishin
dhe besimtarët e vërtetë iu vunë
pas dhe bënë atë që bën ortho-
dhoksi i vërtetë për të zbatuar
programin e bariut të tij. Dhe
kështu, në këta vjet u ringjall
Kisha jonë Orthodhokse…
E të ndërtosh një Kishë që
ishte shkatërruar plotësisht, të
ringjallësh njerëz që për rreth
50 vjet ushqeheshin qëllimisht
me vrerin ateist është një punë
e mundimshme, me sakrifica
dhe jo aq e lehtë. E në këta 10
vjet, me të u arrit: ndërtimi i
strukturës së plotë të kishës,
duke filluar që nga Sinodi i
Shenjtë; hirotonisja e mbi 120
klerikëve; ndërtimi i kishave të
reja e parakliseve, rindërtimi i
objekteve të kultit, restaurimi
i Monumenteve të Kulturës;
ngritja e njërës nga klinikat më
të mira në vend, pa harruar
klinikat lokale; ngritja e kop-
shteve dhe shkollave për fëmi-
jë; ngritja e një kompleksi pro-
dhimi për kishën, botimi i gaze-
tës “Ngjallja”, i revistës për fë-
mijë “Gëzohu” e i rreth 50 titu-
jve librash fetarë e liturgjikë;
ngritja e Akademisë Teologjike,
ku përgatitet kuadri i kishës so-
në etj. Dhe mbi gjithë këto,
ringjallja dhe forcimi i ndjenjës
së besimit tek njerëzit tanë
orthodhoksë. Këto arritje, jo
vetëm që janë gjurmë të duk-
shme, por rrezatojnë dritë e aq
shumë mirësi sa ndriçojnë
mendërisht dhe “atë që s’do”
por dhe “të verbrin”.
U ngrit themeli e ai do të
mbetet: Besimi – guri themeltar
i çdo shoqërie njerëzore, mbi të
cilin bazohen, krijohen e mbë-
shteten tërë marrëdhëniet
midis njerëzve: puna, miqësia,
martesa, kapërcimi i vështi-
rësive…
Dhe gjatë kësaj kohe, Ai i
përjetoi, pikërisht këtu, bashkë
me popullin e tij të gjitha llojet
e krizave. Mesazhet dhe
thirrjet e herëpashershme të tij
në ato momente të vështira, si:
Shpresë! Nuk do na braktisë
Perëndia! Jo, armëve! Jeta jonë
është në shërbim të shoqërisë.
Kini guxim moral. Ne nuk tre-
mbemi! – janë bërë në çastet e
duhura e kanë gjetur jehonën
e kërkuar tek njerëzit, i kanë
udhëhequr ata në veprimet e
tyre.
Dhe ne e dimë, se me ç’mund
e vuajtje i përballoi Ai këto
stacione deri në Golgota: “Zoti
i mundon të mirët, që të ushtro-
hen dhe të tregojnë virtytin e
tyre, e kështu të bëhen sa është
e mundur të përsosur”. Kjo u
ndje dhe u pa tek Ai, nga të gji-
thë ne. Dhe ja u arrit: u ngrit
Kryqi në zemrat e besimtarëve
tanë.
Se mos vetëm kaq. Gjatë kë-
saj periudhe vazhdoi dhe punën
e tij studimore – shkencore e
mori shumë tituj shkencorë nga
Universitete dhe Organizma
me emër; e bënë anëtar të disa
Akademive të dëgjuara; mori
pjesë në Konferenca e Simpozi-
ume, ku në shumicat e tyre
ishte referues kryesor, madje
duke trajtuar tema bashkëko-
hore, por dhe tema për ecurinë e
ringjalljes së Kishës në Shqipëri,
të ngritjes shpirtërore të besim-
tarëve, për bashkekzistencën e
të tri feve etj.
E të gjitha këto arritje u
vlerësuan, si nga shkencëtarët
dhe institucionet përkatëse, por
dhe nga ne besimtarët e thje-
shtë. Nderimi i tij me titutj e
lëvdata nuk është nderim ve-
tëm për të, por për Kryepisko-
pin e Shqipërisë dhe punën e
arritur me besimtarët shqipta-
rë. Pra, shprehja e tij “Erdha
si profesor, si akademik… por
këtu u bëra nxënës” tregon
botëkuptimin, karakterin e tij.
Modesti! Jo, realitet! Dhe
vërtet Kisha jonë Orthodhokse
ka ç’farë t’u mësojë njerëzve, të
tjerëve, kishave e organizmave.
E kjo, në sajë të emrit të tij, të
punës së palodhur të tij, të
mundësive financiare që ai
krijoi, të aftësive mobilizuese të
tij për besimtarët, të punës së
madhe të kryer, pavarësisht
pengesave që i krijuan herëpas-
here qarqe të caktuara të sho-
qërisë sonë. Dhe Ai gjithnjë na
çon përpara duke thënë: “Su-
ksesi është vepër e Perëndisë”.
Vlera intelektuale, shpirtë-
rore dhe morale e tij, qartësia
e asnjanësia me të cilat Ai flet
për çdo problem që ka të bëjë me
interesat e përgjithshme të ki-
shës, e nxjerrin më në pah dhe
e bëjnë të adhurueshëm prej të
gjithëve ne. “Foli bukur e qa-
rtaz për kuptimin e lartë të Or-
thodhoksisë dhe detyrat që ajo
u imponon pasuesve të saj,
sidomos detyrën e dashurisë
për të afërmin… të toleran-
cës…” “veproi drejt e me gu
xim…” “ndërtoi këtë kishë
madhështore, vepër arti e për-
sosur…”, janë komente të za-
konshme e të vazhdueshme.
Osana besimtarëve tanë që
e kuptuan Misionin e drejtë të
tij e i vajtën pas! Dhe, sot ngado
që Ai kalon shohim njerëz që
nxitojnë, ta takojnë e t’i puthin
me respekt dorën… Ai, siç këshi-
llon Krishti Ynë, fal dhe bekon.
Kjo figurë e orthodhoksisë
me përmasa të përbotshme
punon për ne dhe me ne, të
gjithë së bashku zhvillojmë
Kishën tonë Orthodhokse. Arri-
tjet flasin shumë e ne na mbe
tet të themi: “Ishim me fat, që
na e dërgoi Zoti!” Pra, le ta pa-
sojmë… dhe në këtë 10-vjetor
të ardhjes së tij në vendin tonë,
le ta himnojmë: “Kryezotit dhe
Kryepiskopit tonë, Anastasit të
shumta i qofshin vjetët”!
Kristofor Beduli