EmailFacebookKontakt

Promovohet dokumentari i sponsorizuar nga Kisha jonë

Promovohet dokumentari i sponsorizuar nga Kisha jonë
Në kuadrin e programit kulturor të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, në datën 11 maj 2001, në sallën e Mu-
zeut Historik Kombëtar, në Tiranë, ishin
mbledhur studiues, artistë, studentë,
besimtarë etj.
Promovohej një dokumentar mjaft i
arrirë, i regjisorit të njohur Esat Musliu, me
skenar të Moikom Zeqos, kushtuar një nga
figurave më të mëdha të kulturës shqiptare
– ikonografit protopapë – Onufrit. Mjaft inte-
resante ishin për të pranishmit edhe gjetjet

“ONUFRI”
e reja rreth veprave të tij.
Mori pjesë në veprimtari edhe Fortlumturia e Tij,
Prof. Dr. Anastasi, që ishte edhe sponsor i filmit. Spo-
nsorë të tjerë ishin Fondacioni kulturor “Pro
Helvetia” dhe Shijak TV.
Për vlerat e Onufrit dhe të filmit u foli të pra-
nishmëve Hirësia e Tij Joani, Mitropolit i Korçës.
Pastaj u shfaq dokumentari, i cili u realizua në
kamera nga Egon Musliu dhe Fatos Loli, Montazhi
Driton Sahiti, Konsulent Hirësia e Tij Joani dhe
formulimi muzikor Arkimandrit Justinos.
Korresp i “Ngjalljes”