Ekskursion,
por edhe takim brezash
Nga dt. 11 -13 maj studentët
e Akademisë Teologjike “Ngja
llja e Krishtit” do të zhvillonin
një ekskursion në qytetet e
Gjirokastrës dhe Sarandës. E
veçanta ishte se kësaj here ai
do të shoqërohej edhe me preza-
ntimin e shkollës, duke ua bërë
të qartë të pranishmëve misio
nin e Akademisë sonë, e cila ka
si qëllim t’u ofrojë studentëve
një formim shpirtëror, për të
qenë të gatshëm e të denjë që
t’i shërbejnë Kishës në çdo
kohë.
Ky ishte mesazhi që stu-
dentët u transmetuan vëllezë-
rve të tyre më të vegjël të Liceut
kishtar “Kryqi i Nderuar”, në
qytetin e Gjirokastrës. Përcje-
llës i tij u bë, me mjaft ndjenjë,
i riu Aleks Çurri, i cili një vit
më parë kishte studiuar në
Liceun Kishtar dhe tani u fliste
shokëve të tij si përfaqësuesi i
Akademisë Teologjike. Duke e
ilustruar me shembullin e tij,
ai i ftoi miqtë më të vegjël që t’i
përgjigjen thirrjes që do t’u bëjë
Perëndia. “Sepse të korratjanë
të shumta, por punëtorët të
pakët”.
I njëjti prezantim do të
zhvillohej edhe të dielën më 13
maj në kishën e Shën Haralla-
mbit në Sarandë. Kësaj radhe,
gjatë paraqitjes së diapozitivë-
ve, përkrah Aleksit do të qën-
dronte edhe studentja e vitit të
tretë Gabriela Bezhani, e cila e
përfundoi Akademinë me re-
zultate të shkëlqyera. Sigu-
risht, që të gjitha këto lanë
mbresa të paharruara tek të
pranishmit dhe zgjuan jo vetëm
kureshtjen, por edhe interesin
e të rinjve për këtë shkollë, e
cila nën përkujdesjen e vazh-
dueshme të Fortlumturisë së
Tij, Kryepiskopit Anastas,
është radhitur me dinjitet në
rangun e shkollave të këtij lloji
në mbarë botën.
Të gjithë a tyre që i për-
gjigjen thirrjes së Perëndisë për
të vazhduar studimet në
Akademinë Teologjike, do t’u
ofrohet një bursë, e cila për-
fshin të gjitha shpenzimet
gjatë ndjekjes së studimeve.
Një vend të veçantë gjatë
këtyre prezantimeve do të zinin
edhe bisedat e lira ndërmjet
studentëve me të pranishmit.
Disa prej tyre njiheshin nga
kampingjet verore, të tjerët
nga festivalet e rinisë
orthodhokse e të tjerë krijuan
njohje të reja.
Duke diskutuar rreth
këtyre mbresave të paha-
rrueshme, studentët e Aka-
demise do të kundronin bre-
gdetin e bukur të Sarandës, me
bukuritë e tij natyrore, si
“Syrin e kaltër” (që atë ditë e
derdhi lotin furishëm) etj. Por
kushtet atmosferike nuk do t’i
pengonin studentët për të
vizituar të nesërmen qytetin e
lashtë të Buntrintit, i cih kohët
e fundit është vënë në fokusin
e aktiviteteve më të rëndë-
sishme të kohës. Në vijim të
ekskursionit, pas disa çastesh
të këndshme kundruese dhe
argëtuese në shkallët e amfite-
atrit të Butrintit, rolin e cice-
ronit do ta zinte At. Efremi, i
cili u foli studentëve për mo-
numentet më të rëndësishme
kishtare të Butrinti, që janë
Pagëzimorja dhe Bazilika e
Apostujve Petro e Pavël.
Pagëzimorja daton që nga
shekulli i 6-të pas Krishtit, fakt
që vërteton për krishterimin e
hershëm, në atë zonë. Ajo është
në formë rrethore me diametër
13,5 m e shtruar me mozaikë,
të cilët kanë vlera të veçanta jo
vetëm për historinë e kri-
shterimit, por përfaqësojnë ve-
pra të përsosura të artit fetar,
duke vërtetuar se Kisha Ortho
dhokse ka qenë kurdoherë
vatër e kulturës dhe e traditës.
Por që kjo traditë të ketë
vazhdimësi, ajo duhet të për-
cillet nga brezi në brez, duke u
kultivuar ndër shekuj. Pikë-
risht me këto mbresa u mbyll
ekskursioni.
Secili në mendjen e tij fa-
ntazonte “Stafetën e brezave”,
duke filluar që nga nxënësit e
Liceut Kishtar “Kryqi i Nde
ruar”, më pas në Akademinë
Teologjike e deri në Mbarim të
krishterë të jetës sonë…
Korresp. i “Ngjalljes”