EmailFacebookKontakt

Figura e Shën Marisë në folklorin e Shqipërisë së Jugut

FIGURA E SHEN MARISE NE FOLKLORIN E SHQIPERISE SE JUGUT
– Një shembull i dimensionit human te artit dhe kulturës Orthodhokse –
Prof. Dr. Jorgo Panajoti
Shën Maria zë një vend të
veçantë midis figurave të tra-
ditës orthodhokse në populla-
tën e Shqipërisë Jugore. Ajo,
pavarësisht nga përkatësia
etnike, tradicionalisht ka
çmuar, ka respektuar dhe ka
nderuar Shën Marinë si burim
të jetës, si ndihmëse dhe ngu-
shëlluese të njeriut në dhe-
mbjen e vet. Ky besim përshko-
het nga bindja se Shën Maria
zotëron jo vetëm fuqi të madhe,
por edhe, si të gjitha nënat,
aftësi mirëkuptimi më të madh.
Nuk është e rastit, pra, që
njerëzit, gjatë lutjeve të tyre, i
drejtohen më shumë Shën Ma ­
nse, i besojnë të fshehtat, i kër-
kojnë këshillë e ndihmë; që e
kanë stolisur figurën e Saj me
epitete nga më të ngrohtat e më
shprehëset (Shën Marizë,
Zonjë, Mbretëreshë, Virgjëre-
shë e ëmbël, Nënë) dhe shpesh
e vënë në qendër këngësh,
tregimesh e legjendash të bu-
kura; që shumë vajza e gra
mbajnë emrin e Saj, ashtu siç
ndodh edhe me mjaft fshatra,
lugina, kodra, livadhe (janë të
zakonshme toponimet Shën
Mari, Marinë a Marinëz, Pana-
ja; madje, historia përmend
edhe një fshat, të rrënuar që me
kohë, me emrin Theotoqio,
pranë Leshnicës së Sarandës),
që hapësira e Shqipërisë Ju­
gore është mbushur me ndërti-
me kulti, që janë ndërtuar në
emër të Shën Marisë; janë
organizuar festa e panaire tra-

dicionale për Lindjen, Isodet,
Ungjillëzimin (Vangjelizmonë)
dhe Fjetjen e Shën Marisë.
Hapësira e Shqipërisë Ju­
gore është me të vërtet e
mbushur – e shenjtëruar, që ta
themi bashkë me shkrimtarin
F. Kondoglu – me praklise,
kisha e manastire, që nderohen
në emër të Shën Marisë. Nuk
do të ishte hiperbolë po të
thonim, se pothuajse s’ka fshat
orthodhoks pa një ndërtim
kulti me emrin e Saj, duke
filluar nga kisha “Lindja e Shën
Marisë” të Labovës së Sipërme
dhe atë të Peshkëpisë, Gjiroka-
stër, ndërtuar në vitin 551 etj.

Lidhur me këto, është tipik
pohimi i V. Barait, në librin e
vet: “Delvina” ose: Kozmai i
Etolisë (Shën Kozmai) vetëm
në peshkopatat e Dropullit e të
Himarës ka gjetur 42 manasti­
re, me shkolla të fshehta a të
hapura. Ndërmjet tyre, 4 ishin
peshkopale ose stavropigjiake:
e Spileut (Spilesë) të Madh
(Lindja e Shën Marisë) pranë
Qestoratit të Lunxhit, e Ka-
menës së Kakodhiqit (Fjetja e
Shën Mërisë), e Joan Theollo-
gut në Riza, e Stillos dhe
Dhivrit (Fjetja e Shën Marisë).
Le të vëmë re se prej katër ma-
nastireve që dallon shkrimtaii,

tre nderoheshin në emër të
Shën Marisë. Le të kujtojmë,
gjithashtu, se jo pak manastire
me emrin e Saj kanë qenë jo
vetëm qendra arsimimi, por
edhe qendra të organizimit e të
ndihmës së përpjekjeve popu-
llore për liri e të drejtë.
Janë jo të pakta, siç u per­
mend, krijimet artistike popu-
llore – këngët, tregimet, legje-
ndat, vallet – që kanë në qendër
ose i referohen figures së Shën
Marisë. Dhe këtu nuk është fja-
la vetëm për krijime që folklori-
stët i kanë quajtur “rituali-
stike” a “ritualistiko-fetare”,
por edhe për krijime thjesht
laike, p. sh. për balada të zako­
nshme, këngë heroike-legjen-
dare, këngë historike, të pa­
nes, të dashurisë, të fëmijëve,
shoqërore etj.
Dhe gjejmë këtu lutje nga
më prekëset, deri tek ato me
motive të gjera shoqërore, të
tipit: Imzot, ndihna Shën Mari-
vo, / Ndihna Arbërit fanmiri,/
Te ku ndodhenë e dër-
gjenë…(“Mbledhës të hershëm
të folklorit shqiptar”,/1961,
f.25). Gjejmë betime në emërtë
Shën Marisë dhe krahasime
interesante me Atë si referent:
Betohem u për Shën Marine /
për zonjën mëm të Krishtit…
Mari thonë zonjës tonë/ Mari të
thonë edhe tya… E ëmbël posi
Shën Mari, / E shpejt’ si gje-
raqinë… Gjejmë shprehje të be-
simit në vetitë dhe madhë-
shtinë hyjnore të Shën Marisë
p.sh. legjenda për paraqitje të
ikonës së Saj mes një drite dhe
arome hyjnore, për vetëflijim
sorkadhesh më 15 gusht, ose
vargje si këto: Rri, moj zonj e
Shën Mëri, / Ndë atë iron me
flori…/ Mba orë, mba korë,/
Mba zotnë Krisht në dorë
(“Mbledhës të hershëm të
folklorit shqiptar”, 11/1962, f.
167), ashtu si dhe raste që me-
ndësia popullore i ngre në ni-
velin e dëshmive konkrete për
kujdesin, këshillat, vuajtjet e
Shën Marisë bashkë me njerë-
zit (p. sh. legjendat për ikonën
e Saj, që buzëqesh, loton a “rën-
dohet”, sipas gjendjes së të së-
murit, për ndërhyrjet në shë-
(Vljon në faqenlO)

(vijon nga faqja 9)
rime sëmundjesh e mirësi të
tjera, apo legjendën interesante
për pllakën e mermertë të një
kishëze të vjetër të Delvinës, që
është zgavruar nga lotët e Shën
Maris ë kur qyteti u shkel për
herë të parë, më 1372, nga
osmanët
Siç mund të vihet re, qoftë
edhe nga këto pak shembuj që
u sollën, në krijimet artistike
popullore Shën Mëria paraqitet
edhe nën dritën hyjnore, edhe
nën dritën e një gruaje vde-
këtare, të një vashe të ëmbël e
të pastër, të një nëne të afërt,
të dhembshur e tërë mirësi.
Ky funksion i dyfishtë –
funksion kulti e komunikativ –
është edhe më i dukshëm në
ritet, zakonet dhe aktivitetet e
tjera (sidomos në panairet) për
Shën Marinë.
Duhet të themi që në fillim
se është karakteristik – dhe
shprehës në të njëjtën kohë –
fakti se, ashtu si shumica e ki-
shave apo e manastireve të
Shën Marisë nderohen për
Fjetjen e Saj, edhe festat a pa­
nairet më të mëdha janë orga-
nizuar këtë ditë, më 15 gusht.
Duket se njeriu i popullit është
prekur veçanërisht nga ajo që
ai e ka parë si të denjë edhe për
referenca lirike, edhe për për-
kujtim si akt shpëtimi, si akt
vigjëlence për njerëzimin.
Sigurisht, është i pady-
shimtë aspekti kult i këtyre
aktiviteteve, aspekt që, midis të
tjerave, dëshmohet nga ajo që
këto aktivitete janë organizuar
në ditë të caktuara, sipas kale-
ndarit orthodhoks, që janë zhvi-
lluar në mjedise të ndërtimeve
të kultit, që pjesëmarrësit janë
integruar rregullisht në pro-
gramet e kishave e të manasti­
reve (mesha etj.) ose në rite e
zakone të traditës orthodhokse
(kreshmë, fjetje rituale në
ambiente kishash e manasti-
resh, lutje rituale të ikonës së
Shën Marisë dhe epitafe të saj),
që këngë e valle të caktuara
vënë në qendër të tematikës së
tyre dukuri e figura fetare ose
përshkohen nga një frymë e
qartë ritualistike (intonacione
të thella maxhore e muzikore,
lëvizje të ngadalshme, plastike
e të gjëra koreografike).
(Vijon në numrin e ardhshëm)