EmailFacebookKontakt

Familje besimtarësh në breza

Familje besimtarësh në breza
– Homazh për besimtarin Sotir Terova –

Ndonëse në moshë shumë të
vjetër, mbi 90 vjeç, qytetarët
besimtarë të Korçës e shihnin çdo
të diel të parin sa fillonte mesha
në Katedralen “Ngjallja”, të
shoqëruar prej djalit të tij të madh…
Sotir Terova lindi në Korçë më
1904, në një familje të vjetër
qytetare, me tradita të shquara
në besimin orthodhoks. Mbaroi
shkollën publike të qytetit të
Korçës. I etur për dije gjithë
kohën e lirë studionte hteraturë
shkencore, filozofinë e kohës dhe
sidoms shkrimet e shenjta. Ishte
tipi i të riut që parimet e veta
themelore dhe bindjet e tij
personale fetare i mbështeste në
mësimet e Ungjillit. Shumë
shpejt arriti në përfundimin, se
ekzistonte një Perëndi dhe se
njeriu përbëhej nga trupi i
dukshëm dhe shpirti i paduk-
shëm dhe i pavdekshëm. Ai shu-
më shpejt, që në moshën e rinisë
përqafoi besimin e vërtetë, që i
ishte dhënë nga vetë Zoti. U
bind se kjo fe e vërtetë është feja
e Krishterë Orthohokse dhe.u
dha tërësisht pas saj duke i ca-
ktuar vetes si detyrë kryesore në
këtë jetë të kuptuarin dhe
ushtrimin e besimit orthodhoks.
Për të mësuar më shumë dhe për
t’u formuar shpirtërisht viziton
manastiret e Malit të Shenjtë
dhe kthehet prej andej me më
shumë pendim në zemër dhe më
i vendosur për të bërë jetën ashtu
si i pëlqente Zotit.
Merr pjesë aktive në veprim-
tarinë e Kishës dhe bëhet një nga
nismëtarët për formimin e shoqatës
“Vëllazërimi”, e cila u krijua për të
ndihmuar me misionin e saj Mit-
ropolinë e Shenjtë të Dioqezës së
Korçës në vitin 1929.
Duke parë se të rinjtë që nuk
dinin gjuhë të huaja, të cilët
kishin nevojë për literature fe­
tare të përkthyer në gjuhën
shqipe, hartoi një përmbledhje
lutjesh të nevojshme për çdo të
krishterë orthodhoks, të cilën e
botoi në vitin 1936, me titullin
“Lutësore e vogël”. Një vit më
vonë botoi edhe një libër me jetë
shenjtorësh. Ishte gjithmonë i
gatshëm dhe i palodhur për t’u
thënë njerëzve sidomos të rinjve,
ato që dinte për besimin ortho­
dhoks dhe për Perëndinë.
Gjatë pushtimit të vendit nga
fashizmi, detyra të tjera iu
shtuan besimtarëve të devot-
shëm orthodhoksë: Të ruanin
komunitetin orthodhoks nga
presioni që i bëhej nga pushtue-
sit dhe mostjetërsimi i kulturës
kristiane orthodhokse që ishte
në traditën e Dioqezës së Korçës.
Sotir Terova dha një kontribut
të madh për ruajtjen e pastërtisë
së fesë orthodhokse bashkë me
klerikët dhe besimtarët.
Pas vendosjes së sistemit ko-
munist lë punën e tij private dhe
punon si nëpunës në fabrikën e
trikotazhit në Korçë, por ndër-
kohë vazhdon aktivitetin e tij
fetar. Kjo ishte arsyeja që në vi­
tin 1951 e bëjnë punëtor, deri sa
doli në pension.
Druajtja për ndonjë ndëshkim
më të madh e bëri Sotirin më të
fuqishëm në ruajtjen e çdo fa­
milje besimtare dhe filloi të fre-
kuentonte shumë kishat perife-
rike ku bënte punën e psalltit
vullnetar, deri sa u mbyllën ki­
shat më 1967.
Edhe në periudhën 1967 –
1990 në të cilën inkuizicioni i
egër ateist dënonte besimtarët
e përmasave të tilla siç ishte So-
tiri, ai mbeti misionar i Krishtit.
Nuk pati të diel ose festë të ma-
dhe fetare që të mos dëgjonte në
radio liturgjitë hyjnore dhe të
propagandonte sidomos në të ri-
njtë besimin orthodhoks. Në rre-
the më të ngushta njerëzish në
këtë periudhë të egër inkuizi­
cioni ai vazhdimisht predikonte
doktrinën dhe traditën ortho­
dhokse. Pas lejimit të ushtrimit
të besimit në vitet 1992 Sotiri u
ngazëllua dhe ju përtërinë fo-
rcat. Ndonëse në moshë shumë
të thyer ai ndihmoi klerikët dhe
psalltët e rinj për aftësimin e
tyre. Në këto vite të ringjalljes
së madhe të besimit orthodhoks
duke parë mungesat, ai në mo-
shën 88-vjeçare filloi të predi-
kojë në kishat e qytetit, derisa
Akademia Teologjike e Durrësit
filloi të diplomojë kuadrot e para
edhe për Mitropolinë e Korçës.
Deri në fund të jetës së tij të
gjatë ai nuk la të diel ose festë
fetare edhe në muajt e acarta të
dimrit pa ndjekur rregullisht
shërbesat fetare. Mbante të
gjitha kreshmat dhe merrte
rregullisht kungatën hyjnore.
Edhe fëmijët e tij Sotiri i edu-
koi me ndjenjë dhe përkushtim
tëjashtëzakonshëm ndaj Kishës
të cilët kanë luajtur dhe po lozin
një rol të madh në ringjalljen e
madhe të Orthodhoksisë.Fjeti
më 16 Shkurt 2001.
Thoma Piluri