EmailFacebookKontakt

Agustin Iponos

Agustin Iponos (15 qershor)
Ai ishte bir i Patricit, aristokrat i
degjeneruar idhulltar dhe në fund të
krishterit dhe i besimtares së zjarrtë
Monika dhe lindi më 354 në Nomidi
(tëAlgjerisë së sotme).
I talentuar nga pikëpamja mendore,
ndërsa studionte në Karqidona (ra në
mëkat) dhe bëri një fëmijë jashtë
martese, Adheodhatin…Kërkimet e
tij shpirtërore e bënë të hallakatej në
filozofi të ndryshme dhe në herezinë
e Manikaizmit. Në Milano, ku jepte
k mësimin e retorikës, u ndriçua (384)
nga predikimet e episkopit, shën
Ambrozit (7 dhjetor). Por, etja e tij
metafizike nuk ishte ngopur akoma.
E lehtësonin letrat e Pavlit, derisa
njëherë, siç po qante në kopshtin e tij,
duke iu falur Perëndisë që ta qetës-
onte, dëgjoi një zë të mistershëm me-
lodioz prej fëmije: “Merre dhe lexoje!”
Mori Ungjillin. Syri i tij ra tek Ro-
manët. 13. 11 – 14: “Tani është ora të
zgjohemi nga gjumi…le të hedhim tej
punët e errësirës … vishni Zotin…”.
Hiri e mbushi. Lutjet e dhimbshme
të parreshtura të Monikës (disa më
të rinj e konsiderojnë shenjtore, që

festohet sot), ishin dëgjuar.
U pagëzua natën e Pashkës (378)
nga Ambrozi, bashkë me 15 vjeçarin
Adheodhatin, ndërsathuhej sepsalej
për herë të parë “Të hymnojmë, të
bekojmë…”. Misticist dhe njeri i
zemrës themeloi vëllazëri murgjërore
në atheun e tij mbas kthimit atje më
388. Por duke vizituar miqtë e tij në
Ipona, në breg të Nomidias, u detyrua
prej të gjithëve të bëhej prift më 391,
më 396 ndihmës episkop dhe mbas
pak bariu i qytetit.
U kujdes pa u lodhur për klerin dhe
popullin – turpëronte dhe i bënte të
pavlerë heretikët dhe idhulltarët. Ati
i vjetër dhe më i famshëm perëndimor
fjeti në 28. 8. 430, duke na lënë në
trashëgim një vepër tejet të madhe
për nga shtrirja: Vepra polemike (si
“Për [88] herezitë”); dogmatike (“Për
Trininë”; Për shtetin e Perëndisë etj);
vepra autobiografike (Rrëfime,
Rishikime); vepra filozofike, shpje-
guese, morale, predikime, letra. Do-
ktrina novatore dhe të fuqishme të
tij u keqkuptuan nga heretikët. Agu­
stin (= i nderuar).