Një person mund të banojë në Krishtin, të
kryejë urdhërimet e tij dhe të jetë në
kungim me Perëndinë Atë vetëm me anë të
pranisë dhe fuqisë së Shpirtit të Shenjtë në
jetën e tij. Jeta shpirtërore është jetë në dhe
me anë të Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë.
Nëse më doni (thotë Krishti),
zbatoni urdhërimet e mia. Dhe
unë do t’i lutem Atit dhe Ai do
t’ju japë një Ngushëllues tjetër,
që do të qëndrojë përgjithmonë
me ju, Frymën e së Vërtetës, që
bota nuk mund ta marrë, sepse
nuk e sheh dhe nuk e njeh; por
ju e njihni, sepse qëndron me ju
dhe do të jetë në ju (Joani 14:15-
17).
Por, kur të vijë Ai, Fryma e së
vërtetës, Ai do t’ju prijë në çdo
të vërtetë. . . Ai do të më
përlëvdojë, sepse do të marrë
prej meje dhe do t’jua kumtojë.
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të
miat… (Joani 16:13-15).
Shpirti i Shenjtë buron prej Atit dhe është
dërguar në botë me anë të Krishtit, kështu
që personat njerëzorë mund të përmbushin
vullnetin e Perëndisë në jetët e tyre dhe të
bëhen të ngjashëm me Krishtin. Etërit
shpirtërorë të Kishës Orthodhokse thonë se
Shpirti i Shenjtë i bën njerëzit që të jenë
“krishtëra”, domethënë, bijtë “e lye” të
Perëndisë. Ky është, gjithashtu, mësimi i
apostujve në shkrimet e Dhiatës së Re.
Por ju keni vajosjen nga i Shenjti
dhe dini çdo gjë . . . vajosja
(krisma) që keni marrë prej tij
qëndron në ju… vajosja e tij ju
mëson çdo gjë dhe është e
vërtetë e nuk është gënjeshtër,
qëndroni në të ashtu sikurse ju
mësoi (…). Dhe prej kësaj ne
dimë se Ai qëndron në ne: nga
Fryma që Ai na dha (…). Nga kjo
ne njohim se qëndrojmë në të
dhe Ai në ne, sepse Ai na ka
dhënë nga fryma e tij (1 Joani
2:20-27, 3:24, 4:13).
Mësimi i Shën Joanit është i njëjti me
mësimin e Shën Pavlit.
Sepse dashuria e Perëndisë
është derdhur në zemrat tona
me anë të Frymës së Shenjtë që
na është dhënë (…). Nëse Fryma
e Perëndisë banon në ju, ju nuk
jeni më në mish, por në Frymë.
Por, në qoftë se ndokush nuk ka
Frymën e Krishtit, ai nuk i
përket atij. Nëse Krishti është në
ju, trupi patjetër është i vdekur
për shkak të mëkatit, por Fryma
është jetë për shkak të
drejtësisë. Dhe në qoftë se
Fryma e atij që ringjalli Krishtin
prej së vdekurish banon në ju,
Ai që e ringjalli Krishtin prej së
vdekurish do t’u japë jetë edhe
trupave tuaj vdekatarë me anë
të Frymës së tij që banon në ju.
.. sepse, po të rroni sipas mishit,
ju do të vdisni; por, nëse me anë
të Frymës i bëni të vdesin veprat
e trupit, ju do të rroni. Sepse të
gjithë ata që udhëhiqen nga
Fryma e Perëndisë janë bij të
Perëndisë (Romanët 5:5, 8:9-14;
Kr. 1 Korinthianët 2, 6, 12-14;
Galatianët 5).
Ky është mësimi klasik i Kishës
Orthodhokse, i bërë popullor kohët e fundit
nga Shën Serafimi i Sarovit (shek. 19), që
esenca e vërtetë e jetës shpirtërore të
krishterë, esenca e vërtetë e vetë jetës, është
“përftimi i Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë”.
Pa Shpirtin e Shenjtë, nuk ka jetë të vërtetë
për njeriun.
Pavarësisht nga mëkatshmëria
jonë, pavarësisht nga errësira që
i rrethon shpirtrat tanë, Hiri i
Shpirtit të Shenjtë, i dhënë në
pagëzim në emrin e Atit dhe
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë,
ndriçon akoma në zemrat tona
me dritën e pashuar të Krishtit.
.. dhe kur mëkatari kthehet në
rrugën e pendimit drita fshin
çdo gjurmë të mëkateve të
kryera, duke e veshur mëkatarin
e mëparshëm me rroben e
paprishjes, endur nga Hiri i
Shpirtit të Shenjtë. Është ky
përftim i Shpirtit të Shenjtë për
të cilin unë po flas. . . (Shën
Serafimi i Sarovit, Biseda me
Motovilovin).
(Marrë nga libri “Besimi Orthodhoks” 3)