Katekizëm me orthodhoksët e zonave veriore
Me bekimin e Fort-
lumturisë së Tij Imzot
Anastasit në Veri të
Shqipërisë në qytetet e
Laçit, Lezhës, Shkodrës
(Vrakë) ka filluar puna
e katekizmit nga grupi i
katekizmit pranë Krye-
piskopatës Tiranë. Duke
ditur nevojat e mëdha që
ka Kisha jonë Ortho-
dhokse për Ungjillëzi-
min dhe në veçanti qyte
tet veriore dhe i frymë-
zuar nga një dashuri
atërore Imzot Anastasi
ka kërkuar që kjo punë
të kryhej nga grupi ynë
i katekizmit. Mungesa e
kishave orthodhokse në
këto zona ka vështirësu-
ar disi punën tonë duke
ditur mundësitë e shum-
ta që ofron ekzistenca e
një tempulli. Nën kujde-
sin e Kryepiskopit, në
qytetet e Shkodrës dhe
Lezhës po ndërtohen dy
kisha shumë të bukura
e të denja për të prezan-
tuar mirë Kishën tonë
në këto zona.
Një ndihmesë të çmu-
ar për zhvillimin e kate
kizmit në këto zona
kanë dhënë dhe At Ale
ksander Petani, prift i
Enorisë së Shkodrës.
Me gjithë problema-
tikën e veçantë që kanë
këto, si zona të nxehta,
Kisha jonë, e frymëzuar
nga fjalët e Zotit tonë
Jisu Krisht “Unë do të
jem me ju gjithmonë deri
në mbarim të botës” dhe
shembulli i Kryebariut
tonë, ka arritur që të
përcjellë meszhe paqeje
dhe shprese kudo, madje
edhe aty ku këto fjalë
kanë humbur kuptimin.
Në qytetin e Shkodrës,
i cili është qendra e kë-
saj enorie puna e grupit
të katekizmit e përbërë
nga zotërinjtë Miron
Çako, Simon Avdia dhe
Petro Halile, konsiston në
konsolidimin e grupeve
të rinisë dhe të grave or
thodhokse, në ngritjen
shpirtërore e rritjen e njo-
hurive mbi besimin tonë
orthodhoks. E njëjta punë
po bëhet nga ky grup dhe
në qytetin e Lezhës.
Në qytetin e Laçit po
punojnë zotërinjtë
Emanuel Lusha dhe Ilia
Mazniku. Puna e kate
kizmit në këtë qytet
qëndron në dy pika: në
njohjen e komunitetit
orthodhoks dhe në pu-
nën mësimdhënëse me
të rriturit dhe me fëmi-
jët. Ndihet shumë mun
gesa e një kishe ortho
dhokse në qytetin e La-
çit, e cila do të ndihmo-
nte në afrimin e njerëzve
me Perëndinë, me anën
e mistereve të shenjta.
Megjithëse trualli është
blerë, nga pushteti lokal
nuk po jepet me kokëfo-
rtësi të dyshimtë leja e
ndërtimit.
Pak në veri të Shko-
drës, shtrihet fshati i
Vrakës, i cili ka edhe një
kishë shumë të bukur,
ndërtuar me kujdesin e
fondet e siguruara nga
Kryepiskopi Anastas.
Aty jeton një komunitet
me tradita të rrënjosura
orthodhokse. Edhe aty
është ngritur një grup
katekizmi me fëmijë të
moshave të ndryshme.
Puna mësimdhënëse e
katekizmit, si dhe ndër-
timi i kishave në këto qy-
tete sjell kudo mesazhin
e shpresës, se Perëndia
nuk do të na braktisë”.
Ilia Mazniku