Një nga rastet e shumta të cënimit të pronës së Komunitetit tonë
Kisha nuk merr dot lejen për truallin e saj –
– privati e cënon pa pyetur për ligjet
– Këto veprime lehtësohen edhe nga indiferentizmi dhe mentalitetet e gabuara të besimtarëve –
Para pak ditësh, një grup
besimtarësh orthodhoksë të
Tiranës, së bashku me klerikët
e Kishës “Ungjillëzimi i Hyj-
lindëses”, trokitën në dyert e
Policisë Ndërtimore, ku u
pritën nga drejtori, z. Havari.
Atij i dorëzuan një petition, me
firmat e rreth 1500 besim-
tarëve, ku kërkohej ndërhyrja
ndaj një padrejtësie:
Një firmë private ka ngritur
një pallat mbi 10-katësh, ngji-
tur me territorin e kishës, në
kundërshtim me të gjitha rre-
gullat urbanistike. Jo vetëm
kaq, por kjo firmë me arrogancë
ka hapnr nga ana e kishës jo
vëtëm dritare por edhe ball-
konet e apartamenteve. An-
kesave n janë përgjigjur kërcë-
nime dhe vazhdimi moskokë-
çarës i punimeve…
Nuk e dimë se çdo mund të
bëjë drejtoria e Policisë Ndër-
timore, por duam të vëmë në
dukje dy dukuri, të lidhura
ngushtë me njëra-tjetrin, të
cilët bëjnë të mundur që të këto
gjëra të ngjasin.
Së pari, mënyra e gabuar se
si shumë besimtarë shikojnë
problemet e Kishës. Ata mja-
ftohen të vijnë shumicën e të
dielave dhe të kremteve krye-
sore, madje i bëjnë sipas kano-
neve ceremonitë për pagëzimet,
martesat e vdekjet… Por, kanë
një të metë tepër të madhe dhe
bien në një mëkat, që errëson
ato që përmendëm më lart:
Janë indiferentë! Dikush cënon
pronën e kishës, ata thonë
“Nuk është puna jonë, ka admi
nistrate…”, shikojnë që dikush
përvetëson atë që baballarët e
tyre ia dhuruan me besim të
thellë komunitetit orthodhoks
dhe e quajnë vetëm punë të
organeve ligjore apo të dikujt
që s’dihet kush është. Dhe
harrojnë se…
Kisha nuk është diçka e
papërcaktuar. Kisha është
trupi i Krishtit, pjesë e të cilit
jemi të gjithë ne që jemi
bashkuar më të nëpërmjet
Mistereve Hyjnore. Ndaj, nuk
është një dëshirë, por një
detyrim interesimi për çdo gjë
që ka të bëjë me të. Siç kuj-
desemi për shtëpinë tonë
personale, duhet të impenjo-
hemi e përpiqemi edhe për
shtëpinë tonë të përbashkët –
Kishën.
E lidhur me këto më sipër,
është edhe një mentalitet tjetër
i gabuar, i formuar tek shumë
pas hapjes së kishave. Në vitet
e para, sidomos me mundësitë
e krijuara nga Kryepiskopi
Anastas, Kisha jonë iu gjend
pranë njerëzve me ndihma të
shumëlllojshme, të siguruara
nga besitarë të huaj. Me këto
ndihma u mbuluan edhe shu-
mica e nevojave të vetë Kishës.
Por, kjo gjë, për fat keq, krijoi
tek mjaft besimtarë imazhin, se
Kisha është një vend ku vetëm
merret (dhe jo jepet).
Por, ndihmat erdhën duke
u rralluar, e kështu duhet që
këto nevoja të mbulohen me ko-
ntributin e vetë besimtarëve,
sidomos atyre që janë më në
gjendje (të cilët nuk janë të
pakët). Por, kjo po ndodh shumë
pak, krejtësisht pamjaftue-
shëm. Mentaliteti për ta qu-
ajtur ende Kishën një « pemë
të mrekullive »… është prezent
dhe duhet luftuar, pasi vështi-
rëson dhe dëmton të ardhmen
e Komunitetit Orthodhoks.
Këtë të ardhme mund ta gara-
ntojnë vetëm besimtarët, që e
kuptojnë se Kisha jonë Ortho-
dhokse Autoqefale është e shtë-
pia e tyre e përbashkët, për
mbajtjen, meremetimin e zgje-
rimin e së cilës jana ata që do
të kujdesen.
Sidoqoftë, 1500 firmat e
peticionit janë një shenjë e
mbarë, ashtu si edhe mobi-
lizimi i besimtarëve të Durre
sit, të cilët detyruan të tërhiqet
një plan për të ndërtuar (sërish
kundër rregullave) një pallat të
madh ngjitur me Kishën kate-
drale, duke dëshmuar kështu,
se besimi tek Zoti dhe në fuqitë
e tua është në gjendje të frenojë
edhe interesat e paligjshme
shumëmilionëshe.