EmailFacebookKontakt

1998-2001: Kontribut i pandërprerë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të ardhurit nga Kosova

1998-2001: Kontribut i pandërprerë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të ardhurit nga Kosova
Shprehje konkrete dhe intensive e dashurisë për të vuajturit nga dhuna
– Me rastin e mbylljes së kampit “Olimpia” të Kishës sonë – i fundit që funksiononte ende në Shqipëri-

Në verën e vitit 1998
filluan të mbërrinin në
Shqipëri të ardhurit e
parë nga dhuna në Koso-
vë, që pak nga pak i ka-
luan 20 mijë vetët. Kësaj
emergjence Kisha Or­
thodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, me kujde­
sin, drejtimin e fondet e
siguruara nga Fortlumtu-
ria e Tij, Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i
gjithë Shqipërisë, ProfDr.
Anastasi, iu përgjigj me-
njëherë, me anë apelesh
për të ndihmuar vëlle-
zërit në vështirësi, por
edhe, duke parë rëndi-
min e situatës humani-
tare, me plane konkrete
ndihme. Të vëna në jetë
nga zyra “Shërbimi i Da-
shurisë” (DA), i Kishës
sonë, programet mu-
ndësuan pajisjen e 6270
fëmijëve dhe 1305 grave
kosovare me komplete
rrobash të reja dimëro-
re, me një vlerë të për-
gjithshme rreth 305 mijë
USD (u pajisën rreth 37
për qind e të ardhurve).
vrull e përmasa të veça-
nta gjatë krizës së vitit
1999, kur rreth 500 mijë
shqiptarë erdhën nga
Kosova, nën trysninë e
dhunës. Kisha Ortho­
dhokse Autoqefale e
Shqipërisë lëvizi që në
çastet e para. Pas një
apeli të Fortlumturisë së
Tij Anastasit, në pak
ditë u mblodhën nga
kisha të ndryshme, or-
ganizata ndërkombëtare
dhe individë rreth 1.7
milion dollarë dhe filloi
ndihma e menjëher-
shme konkrete. Ajo
mbështeti rreth 20 mijë
të ardhur të vendosur
nëpër mjedise të ndry­
shme, kryesisht familja-Kjo ndihmë mori një

re, por edhe me anë të
kampeve të hapura.
Kështu, në kampin e
Ndroqit u strehuan mbi
1300 njerëz dhe ishin në
ndërtim, nëse do vazh-
donte kriza, edhe dy të
tjerë etj. Shuma e për-
gjithshme e ndihmës së
Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
për të ardhurit nga Ko­
sova arriti në rreth 10
milion USD, të cilat u re-
alizuan kryesisht nga
zyra e posaçme, e kri-
juar në bashkëpunim
me ACT Network (Ac­
tion by Churches To­
gether), të Këshillit Bo-
tëror të Kishave. Në
dhënien e kësaj ndihme
morën pjesë aktive edhe
(Vijon në faqen 2)

1998-2001: Kontribut i pandërprerë i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë për të ardhurit nga Kosova
(Vtjon nga faqja 1)
të rinjtë e gratë orthodhokse,
ku mund të veçohet puna e
studentëve të Akademisë sonë
Teologjike.
Në korrik 1999, Kisha Or­
thodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë filloi administrimin e
kampit “Olimpia”, pranë Liqe-
nit Artificial në Tiranë, i cili në
atë çast strehonte rreth 2000
vetë, duke vënë në dispozicion
të tyre 100 banesa parafabri-
kat, që i përkisnin asaj.
UNHCR-ja e përcaktoi këtë
kamp si mjaft të përshtashëm
për dimërimin e atyre që nuk
mund të ktheheshin, sepse çdo
banesë ishte me ngrohje dhe
kushte optimale. Që atëhere,
mesatarisht 200 vetë u stre-
huan në mjediset e tij, për të
cilat Kisha jonë u kujdes mbi
baza ditore.
Ejani ju, të bekuarit e Atit tim; trashëgoni
mbretërinë që është bërë gati për ju që nga
krijimi i botës. Sepse pata uri, e më dhatë për
të ngrënë; pata etje, e më dhatë të pi; qeshë i
huaj, e më mikpritët; i zhveshur, e më veshët; i
sëmurë, e më vizituat; qeshë në burg, e më
erdhët.
Mattheu 25:34-36
Në fund të vitit të kaluar,
UNHCR do t’i kërkonte sërish
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, që ta mbante
hapur akoma kampin edhe për
një periudhë tjetër, deri në fund
të prillit 2001, e cila më pas u
bë deri më 31 maj. Për këtë
periudhë kampi “Olimpia”
ishte i vetmi ende i hapur në
territorin e Repubhkës së Shqi-
përisë, pas mbarimit të krizës
në Kosovë.
Personal e strehuar aty
ishin ata që nuk deshën ose
nuk kishin mundësi të kthehe­
shin sërish në Kosovë dhe
synonin të largoheshin drejt
vendeve Perëndimore. Në
shtator 2000, në kamp erdhën
përfaqësuesit e Ambasadave
Australiane, të SHBA dhe
Kanadasë, të cilët iu bënë të

njohur të strehuarve, se kush
nuk kishte dokumentet përka-
tëse nuk mund të merrte vizë
emigrimi. Që nga ky çast kampi
mund edhe të mbyllej, por
Kisha jonë vendosi t’u jepte
akoma shanse njerëzve në
nevojë, duke e mbajtur të hapur
atë edhe për 9 muaj të tjerë.
Përgjithësisht edhe tani, per-
sonat e mbetur ende aty, nuk
do të rikthehen në zonat nga
kanë ardhur, por do të qëndroj-
në përkohësisht a përfundi-
misht në Shqipëri, duke u inte-
gruar me jetën e këtushme.
Përsa i përket kushteve që
Kisha krijoi në kampin “Oli­
mpia”, ato shpesh janë lavdë-
ruar nga UNHCR, e cila i ka
cilësuar si niveli më i lartë i
kampeve të tilla në Ballkan. Që
në fillim, përveç ndërtimit e
menaxhimit, u tregua kujdes i
veçantë edhe për ushqimin,
edukimin e fëmijëve, kujdesin
shëndetësor, shërbimet e
ndryshme etj. Kampi kishte një
personel të përhershëm shë-
rbimi dhe shërbim sigurie 24-
orësh.
Çdo familje e strehuar aty
kishte pajisjet elektrike dhe
shërbimet hidrosanitare, si
dushe, lavanderi etj., me ujë
dhe energji elektrike të si-
guruar pa ndërprerje për 24
orë. Lëvizja ishte pa kufizime
dhe secila familje që largohej
merrte me vete edhe krevatët,
dyshekët, kuvertat, pajisjet e
kuzhinës, tavolina e karrige etj.
Kishte dhomë rekreative me
televizor dhe hapësirë për të
luajtur fëmijët, të cilët ndiqni
rregullisht shkollën në siste-
min arsimor të kryeqytetit.
Ushqimi gatuhej vetë nga çdo
familje, në soba me gaz. Secila
prej tyre merrte çdo ditë fruta
e perime të freskëta, tre herë
në javë mish, si dhe çdo javë një
furnizim me salçiçe, djathë, vaj,
makarona etj. Sa herë ishte e
nevojshme u sigurua shërbimi
i nevojshëm mjekësor e dentar,
në struktura publike, por edhe
në ato të Kishës sonë.
Gjithashtu, u koordinuan
mjaft programe me organizata
ndërkombëtare e vendase, si
IMG, ICMC, Handicap Inter­
national, Medica Mondial,
Kryqi i Kuq Shqiptar dhe ai
Spanjoll, World Child, Ballcan
Sunflawers, të cilat ofruan
shërbime të ndryshme, si
kurse gjuhe (anglisht), ko-
mpjuter, robaqepësi etj. Kë-
shtu u krijuan kushtet për një
jetë sa më afër normales.
Ndërkohë, pas largimit të
shumicës së të ardhurve nga
Kosova, Zyra DAXACT ka
zbatuar edhe një projekt të
gjerë për rehabihtimin e mjaft
objekteve arsimore, në të cilat
qëndruan të ardhurit, duke
bërë rikonstruksionin e plotë

dhe cilësor të mjaft shkollave e
kopshteve, si në Kavajë, Ndroq,
Tiranë etj.
Tashmë që kampi po mbyllet
– i fundit në Shqipëri – pasi e
ka plotësuar prej kohësh mi­
sionin për të cilin ishte ngritur,
mbetet kënaqësia se, me ndi-
hmën e Perëndisë, u bë e
mundur t’u qëndrohej afër për
tre vjet njerëzve në nevojë,
duke treguar aftësitë organi-
zative të strukturave të ngri-
tura nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë. Duke
uruar që situta të tilla të mos
përsëriten më kurrë, Kisha jonë
vazhdon veprën e saj sociale në
vend, me zbatimin e pro-
grameve të ndihmës të nisura
prej vitesh, por gjithmonë e
gatshme për t’iu përgjigjur
emergjencave që mund të li-
ndin.
T.D.