Poezi * Poezi * Poezi
Kryqi i Shpëtimit
Eja Kryqi i Shpëtimit,
Zëri im po të thërret
Si toka për shiun e etur
shpirti im po të pret.
Eja Kryq’ i Vetmohimit
tek mua ti qëndro
dashuri e vuajtje për njerëzit
të lutem ti më dhuro.
Eja Kryq’ i Ndriçimit
prej meje mos u largo
Pa ty, Dritën e Krishtit
Nuk mundem dot ta shoh.
Këmbana e zemrës time
me mall ty po të fton,
eja, eja, pa ngurim
dhe për mua bëhu fron.
Me përulësinë tënde,
kryen time mbulo.
Ti i rëndi dhe i lehti
por gjithmonë i ëmbli
-Kryq i Zotit tonë.
Rajmonda Shqevi