Një e kremte që ndihet në mënyrë të veçantë
Shën Gjergji është një ditë e
shënuar për besimtarët e mbarë
Myzeqesë, veçanërisht për fiera-
kët dhe libofsharakët, sepse edhe
kishat e tyre mbajnë këtë emër
të bukur të nderuar.
Sipas traditës janë të shumtë
besimtarët që kalojnë natën aty,
me shpresë tek Perëndia dhe
shenjti i madh, Shën Gjergji. Dë-
gjon nga goja e tyre “Do të që-
ndroj sonte në shtëpinë e Zotit,
bashkë me shenjtin e madh, që
na ka sjellë dhe do të na sjellë
mbarësi në jetë”.
Njerëzit me një ndjenjë gë-
zimi dhe dashurie grumbullo-
hen në kishë në bazë familje, flsi
e shoqërie në këtë ditë të shënuar
në jetën shpirtërore. Shiu që
binte me rrëmbim e vështirësoi
shumë pjesëmarrjen e besim-
tarëve në këtë kremtim, por
përsëri ata e bënë të mundur
ardhjen në kishë dhe të falen.
Ardhja në kishën e Fierit e
Hirësisë së Tij Ignatit gëzoi be-
simtarët. Ata kërkonin t’i puthnin
dorën, t’u bekonte femijët e vegjël,
por më të shumtë ishin fëmijët e
shkollave. Ata bëjnë rregullisht
katekizëm, ku marrin ushqimin
shpirtëror dhe një ndërgjegjësim
të thellë për të vërtetën e besimit
tonë orthodhoks, për të cilin bazë
është pjesëmarija e vazhdueshme
në misteret e shenjta të Kishës.
Kremtimi i Liturgjisë Hyj-
nore, u bë nga Hirësia e Tij Ignati,
At Ilia Bita dhe dhjakonët Niko-
Ila Nushi dhe Nikolla Bregu.
Pastaj, Hirësia e Tij pati takim me
besimtarët dhe i dëgjoi me vëme-
ndje kërkesat e problemet e tyre.
Rr.B.