EmailFacebookKontakt

“Unë jam me ju përgjithmonë”

Takim Ekumenik Evropian
“Unë jam me ju përgjithmonë”
Nga data 19 deri më 22
prill 2001, në Strasburg të
Francës u mbajt Takimi
Ekumenik Evropian, i
organizuar nga Këshilli
Evropian i Kishave (CEC)
dhe Këshilli i Konferencave
Episkopale në Evropë
(CCEE).
Në këtë takim nga Kisha
Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë merrnin pjesë:
Kryepiskopi Anastas si Primat
i Kishës sonë dhe në të njëjtën
kohë si një nga referuesit krye-
sorë të takimit, zj. Nina Gramo
(Përdhiku) si anëtare e Komi-
tetit Qendror të Këshillit Evro­
pian të Kishave, si dhe z. Jorgo
Papadhopulli si vëzhgues,
ndërsa nga Kisha Katolike e
Shqipërisë Monsinjor Anxhelo
Masafra, Kryetar i Konferencës
Ipeshkvnore.
Ky ishte takimi i parë
Ekumenik pas fillimit të mijë-
vjeçarit të ri dhe u mbajt gjatë
javës së parë pas Pashkës, e cila
këtë vit u kremtua në të njëjtën
ditë (15 prill), si për traditën e
Kishave të Lindjes ashtu dhe
ato të Perëndimit. Tema e tij
ishte: “Dhe ja, Unë jam me ju
përgjithmonë, deri në mbarim
të ditëve” (Math. 28:19).
Shumë domethënës ishte
fakti se përveç pjesëtarëve të
CEC-ut dhe Asamblesë së
Përgjithshme të ΕΌ^Ε-βέ,
liderve të Kishave të ndryshme
dhe përfaqësuesve nga fusha
politike Evropiane, në takim

merrnin pjesë dhe një numër i
konsiderueshëm të rinjsh (nën
30 vjeç). Të rinjtë bënë të
mundur, që të pranishmit të
shkëmbenin mendime jo vetëm
me njerëz të komuniteteve të

tjera, por dhe të kishte një
dialog të hapur midis brezave
të ndryshëm. Prania e të rinjve
do të ishte e vlefshme dhe në
çastin e nënshkrimit të “Kartës
Ekumenike” e cila është një
tekst bazë për bashkëpunimin,
pajtimin dhe unitetin e Kishave
Evropiane në të ardhmen.
Hapja zyrtare e takimit u
bë më 19 prill, në Univer site tin
Mark Bloch (një nga universi-
tetet më me emër në Francë),
gjatë saj u lexuan përshëndetje
të ndryshme drejtuar takimit.
Ndër to spikasnin ato të Patri-
kut Ekumenik, Gjithëshenjtë-
risë së Tij Vartholomeut, si dhe

të Papës së Romës.
Në mëngjesin e ditës së
dytë, referues kryesor ishte
Mitropoliti i Moldavisë( Ru-
mani) imzot Danieli, i cili
mbajti temën: “Krishti, imazhi
i Perëndisë së padukshëm”. Në
të bëhej një shpjegim Teologjik
i himnologjisë të Figurës së
Krishtit, në letrën e Shën
Pavlit drejtuar Kolosianëve.
Ndërsa pasdite takimi u zhvi-
llua në një nga sallat e selisë
së Këshillit Evropian dhe gjatë
zhvillimit të tij shtatë persona,
duke përfshirë të rinj, liderë
Kishash dhe figura nga skena
politike e Evropës, dëshmuan
faktin se si ata zbuluan dhe
ndjekin Krishtin në jetën e
tyre.
Dita e tretë e takimit më
22 prill, filloi me një studim dhe
diskutim Biblik mbi apostullin

e himnit të dashurisë. “…Tani
pra këto tri gjëra mbeten,
besimi, shpresa dhe dashuria,
por më e madhja nga këto është
dashuria” (IKor. 1-13). Më vonë
pjesëmarrësit u ndanë në grupe
për të diskutuar e dhënë
sugjerime mbi përmbajtjen e
“Kartës Ekumenike” dhe për
perspektivat që hap ajo në të
ardhmen, për bashkëpunimin e
Kishave në Evropë.
Në mbrëmje u mbajt sea-
nca e fundit plenare, gjatë së
cilës vëzhgues të ndryshëm që
ndoqën punimet në grupe,
përmendën disa nga sugjerimet
që çdo grup kishte bërë në
lidhje me tekstin e “Kartës
Ekumenike”.
Ditën e diel, pasi të gjithë
pjesëmarrësit ndoqën shërbe-
sat e mëngjesit dhe Liturgjinë
Hyjnore sipas traditave të
ndryshme (Strasburgu dallohet
për traditën e vjetër, përsa i
përket Katolicizmit dhe Prote-
stantizmit, duke pasur dhe një
numër të konsiderueshëm
Kishash Orthodhokse u mblo-
dhën në Kishën e Shën Tho-
mait, për të marrë pjesë në
nënshkrimin e “Kartës Eku­
menike” nga President! i CEC-
ut dhe i CCEE-së.
Predikimi i fundit përpara
nënshkrimit të këtij dokumenti
shumë të rëndësishëm për të
ardhmen e Kishave në Evropë
i ishte besuar Primatit të Ki-
shës Orthodhokse të Shqipërisë
Pr. Dr. Anastasit, i cili përpara
të gjithë të pranishmëve të
takimit, foli duke u mbështe-
tur në fjalët e fundit të Ungjillit
të Ungjillorit Mate dhe pi-
kërisht mbi premtimin që
Krishti i Ngjallur u jep Di-
shepujve të tij: “Dhe ja, Unë
jam me ju përgjithmonë, deri në
mbarim të ditëve” (Math.
28:19), varg që përbënte dhe
titullin e temës së gjithë
Takimit Evropian Ekumenik.
Pas nënshkrimit të tekstit të
“Kartës Ekumenike” të pra-
nishmëve iu dha si kujtim nga
një tekst i firmosur i kësaj
karte.
Përgatiti:
Jorgo Papadhopulli