EmailFacebookKontakt

Gëzim që i ndriçon të gjithë

Pashkët në Mitropolinë e Korçës Pashkët në Mitropolinë e Beratit
Gëzim që i ndriçon të gjithëKremtime në të tëra kishat
Pashka e Zotit, drita e she-
njtë e saj, fillesa e rinisë shpir-
tërore të çdo besimtari, përsëri
troket me madhështinë, pa­
thosin e saj edhe në qytetin e
Korçës i shquar tradicionalisht
për tonalitetin dhe veçantinë që
ijep kremtimit të saj.
E gjithë Java e Madhe, qysh
me të Dielën e Dafinave, fillon
me një ritëm të theksuar litur-
gjik i cili dita ditës përshka-
llëzohet, si për të treguar se një
të Diel më pas ky ritëm do të
kthehet në një vrull ngjallësor
tërëpërfshirës. Dhe janë Shër-
besat e Dhëndrit që me seku-
encat e tyre biblike apelojnë tek
besimtarët që ndodhen nëpër
Kisha, Ekonominë e Shpëtimit,
nevojën për të qenë pjesë e saj,
jo thjesht si një kujtim, por si
realitet i vitit të mëshirës së
Zotit. Dhe kështu hyjmë në ze-
mër të kësaj Ekonomie, tek
shërbesat e Pashkës.
Të enjten e Madhe, qindrat
e besimtarëve do të udhëtonin
me Krishtin, nëpërmjet 12
perikopeve të ungjijve, nëpër të
gjitha ato stacione të dhembjes
së Zotit, do të bëheshin pjesë e
Darkës së Tij të fundit, do të
merrnin premtimin e banketit
të Tij të ardhshëm.
…E Premte e Zezë. Ekono-
mia e Shpëtimit thith mëkat
dhe çliron qetësi, përfshin dhe
asnjanëson çdo ndyrësi të kësaj
bote, dhe ëmbëlson me vdekjen
e Tij jetën e helmatisur nga më-
kati. Kishat e qytetit të veshura
nën zi, nën jehonën e ritmit
mortor të këmbanave, përsëri
ftojnë, shpallin, ravijëzojnë re­
alite tin e pashterruar të këtyre
ditëve. Mijërat e besimtarëve u
drejtohen atyre, kush si spek-
tator, a kush për forcë zakoni,
kjo pak rëndësi ka. Kisha Eton.
Kisha Celebron.
“Si u drodh krijesa kur të
varrur të pa në Kryq…”. … e
kremtja konturohet me Vaj-
timet, për të goditur imprefek-
tësinë tonë, xhelozinë e botës së
mëkatit ndaj qiellores, por e
kremtja kulmon kur rruga e
epitafeve të shenjtë, në qendër
të qytetit shndërrohet në një
proçesion marramendës njerë-
zish të cilët së bashku me Mi-
tropolitin e Korçës Hirësinë e
Tij Joanin dhe klerikët e tjerë
përshkruajnë për më se një orë
“rrugën e Arimatheanit”, rru-
gën që i jep fund agonisë së
prishjes. I gjithë qyteti është
këtu, të gjithë jetojnë nën
misterin dhe zbulesën e kësaj
ore të shenjtë.
“O Pashkë gëzim i jetës!
Pashkë e besnikëve që ndriçon
të gjithë…”
“Krishti u Ngjall!”. Ky me-
sazh kaq vigan, burim i një jete
të re oshëtin rrugëve të qytetit
kur ora arrin mesnatën e së
Dielës së Pashkës. Sheshi për-
para Katedrales “Ngjallja e
(uijon në faqen 8)

Gëzim që i ndriçon të gjithë
(vijon nga faqja 3)
Krishtit” është tejmbushur me
ndriçimin nga Drita e Paperë-
nduar e Pashkës së Zotit. Dhe
përhapet kjo dritë, ky vrull, kjo
atmosferë festive e gëzuar e
çlirimit si një dallgë që përsi-
aten shpirtrat, zemrat dhe me­
ndjet e besimtarëve duke ndri-
çuar njëherësh jetën, dijen,
emocionin gjithçka.
Besimtarët dëgjojnë mesa-
zhin e Pashkës, ku theksohet
universalizmi i Ngjalljes së
Krishtit si fitore për gjithë
kombet, grupet e racat, ku nuk
ka të humbur, por vetëm të
fituar, sepse Zoti e ngjalli të
gjithë krijesën.
Të Dielën e Pashkës besim-
tarët i drejtohen kishës mitro-
polite të Burimit Jetëdhënës,
ku në Mbrëmësoren e Dashu-
risë e cila kryesohet nga vetë
Mitropoliti Joan, shpallet dhe
hymnizohet në shumë gjuhë të
botës fitorja e dritës mbi errë-
sirën, dhe shansi për të që-
ndruar në kungim gjithmonë
me Krishtin e Ngjallur. Nga
ballkoni i rezidencës së Mitro-
polisë së Shenjtë të Korçës,
besimtarët marrin edhe një-
herë urimet dhe bekimin e Hi-
rësisë së Tij dhe të gjithë së ba­
shku këndojnë “Krishti u Ngjall”.
Dhe Mitropolisë sonë nuk i
pushojnë urimet sot. Vijnë aty
të gjithë njerëzit, përfaqësues
nga organizma të ndryshme,
parti politike, komunitete të
tjera fetare, njerëz të thjeshtë,

familjarë, të papunë, të gjithë
për të uruar Hirësinë e Tij dhe
gjithë komunitetin orthodhoks
të qytetit, për të ndarë gëzimin
e këtij Panairi të shenjtë.
Dhe kështu kalon në dimen-
sionimin e saj të plotë “e para
dit’ e javës, mbretëresha e të
gjith’ ditëve” për t’i rifituar
përsëri të rinj, njerëzit në
stinën e ndritshme të Pashkës,
ku e gjithë natyra ndjen përtë-
ritjen e jetës dhe që të gjithë
duhet ta ndjejmë dhe rrokim
këtë përtëritje, nëse duam që
ne apo vendi ynë të rritet si një
komunitet dhe si derivate të
kësaj jave, ia vlen të përme-
ndim këtu si evenimente, kon-
certin festiv që jepet në Kate-
drale, ku të rinj dhe të reja
transmetojnë frymën e festës,
e sintetizojnë atë me energjinë
e tyre rinore, dhe Pashka e
Zotit detajohet me tërë sfondin
e saj përgjallërues. Gjithashtu
dhe kremtimin liturgjik të
Burimit Jetëdhënës që zhvi-
llohet të Premten e kësaj jave
ku në kishën me të njëjtin emër
Mitropoliti së bashku me të gji-
thë klerikët e qytetit celebro-
jnë këtë festë që për nga për-
mbajtja përbën hyjlindësoren e
I!
gjithë kremtimeve të javës së
Pashkës. Dhe duke përfu-
nduar, me ujin që buron nga
froni jetëdhënës i Hyjlindëses,
shpirti njerëzor në lartësinë e
tij më të madhe ndjen se e
vetjma udhë e jetës së vërtetë
të tij është udha me Pashkën.
A Dhima