Histori
Kristianizmi
i Hunëve
Popullsia Hune kishte
mundur të njihej me krishte-
rimin prej misionarëve bizan-
tinë gjatë lëvizjes së tyre drejt
Danubit. Kryepiskopi i Mora-
visë Metodi gjatë udhëtimit
misionar qe takuar me shumë
hunë. Sipas jetëshkrimit të
Metodit, mbreti i hunëve kishte
shprehur dëshirën që ta njihte.
Pati zëra që të mos shkonte, se-
pse mbreti do ta torturonte por
ndodhi e kundërta. Ai e priti me
nderime Metodin duke i thënë:
“At i nderuar kujtomë edhe
mua gjithmonë në lutjet e tua”.
Këto fakte që përmendëm më
sipër tregojnë për një konver-
tim shkallë-shkallë të hunëve
në krishterim, gjatë dhjetëvje-
çarit të fundit të shekullit IX.
Kur hunët u mundën nga
ushtritë bizantine të Konstan-
dinit VII Profirogjenitit (912-
959), dy nga udhëheqësit e tyre
Bulish e Gjula u pagëzuan në
Konstandinopojë në vitin 950.
Kur u kthyen në atdhe morën
me vete edhe episkopin Jero-
the, i cili u dorëzua nga patriku
i Konstandinopojës Theofilakti
(933-956) si episkop i Hungari-
së. Vajza e Gjulës, Sarolta u
martua me princin Gjeza dhe në
suitën e saj mori me vete shu-
më priftërinj. Megjithatë Gjeza
mbeti pagan. Ai nuk e pengoi
gruan e tij të përhapte krishte-
rimin.
Pas vdekjes së Gjezës, në
vitin 997 në iron hipi Stefani
(997-1038) i cili ndërmori kthi-
min vendimtar për konverti-
min e popullsisë hune në të
krishterë. Por, vendosi ritin në
gjuhën latine, duke organizuar
kishën e Hungarisë sipas
modelit perëndimor. Të dërgu-
arit e Stefanit vajtën në Romë
tek papa Silvestri i II-të
(999-1003) dhe i çuan stemën
mbretërore që ta bekonte. Për
këtë akt papa, në Krishtlindjet
e vitit 1000, i dha Stefanit
titullin “Mbret Apostolik”.
Stefani krijoi dhjetë epi-
skopata dhe shumë manastire,
duke bashkuar nën sundimin e
tij të gjitha fiset hune, që më
vonë do të formonin popullin
hungarez.
A. Llukani