Gjirokastër
Ditë të lartësimit shpirtëror
dhe të ripërtëritjes së shpresës
Të tilla ishin ditët e Pa-
shkëve të sivjetme. Edhe një
herë tjetër banorëve të të gjitha
pothuajse enorive në qytet e
fshatrat e Mitropolisë së Gjiro-
kastrës, në ditët e Javës së Ma
dhe aq edhe të Pashkës, ju dha
rasti për një lutje më të thellë.
Falë kujdesit të Kryepi
skopit, Fortlumturisë së Tij
Anastasit, por edhe sakriflcës
personale të klerikëve vend as
dhe veçanërisht murgjve, që
erdhën për të ndihmuar nga
Greqia, misteret dhe liturgjitë
kryesore u kryen pothuajse
kudo.
Për shumë fshatra të më-
dhenj e të vegjël, Pashka e si
vjetme ishte më e gëzuar, ngaqë
u futën në kisha të reja ose të
rikonstruktuara rishtazi me
përkrahjen e Kryepiskopit.
Fakti i ndërtimit të këtyre
kishave shton gëzimin e besim-
tarëve, jep shpresë dhe kurajo,
përbën dhe një kujtim të va-
zhdueshëm për ata që punojnë
në Greqi apo vende të tjera, që
të mos harrojnë vendet e tyre.
Këtë mënyrë origjinale ua
kujton vazhdimisht Fortlumtu-
ria e Tij, i Cili gjatë gjithë këty
re viteve mban të ndezur lla-
mbadhën e shpresës në gjithë
zonat dhe enoritë.
Në veçanti për enoritë e
qyteteve në Gjirokastër dhe
Sarandë, në Delvinë e Përmet
apo në Himarë, ishte një vit
shumë i bekuar. Kishat ishin të
mbushura plot e përplot, ndë-
rsa nata e Epitafit dhe ajo e
Ngjalljes përbënin një notë
tjetër rrezatimi të besimit dhe
ritit orthodhoks në mbarë ko-
munitetin.
Me ndriçimin e ditëve,
gëzimi ndriçoi fytyrën e besi-
mtarëve në të gjithë vendin.
Pësimet e Zotit dhe triumfi i Tij
mbi vetë vdekjen dërgojnë mesa-
zhin e tyre mistik në shpirtin e
besimtarëve orthodhoksë dhe
përbëjnë sekretin e mbijetesës së
tyre në këto treva aq të vështira.
Dhe këtu është edhe një tjetër
përmasë e Orthodhoksisë. Be-
simtarët e një fshati të vogël,
në thellësitë e Theollogos, të
Zagorisë apo të Përmetit të për-
jetojnë paralelisht Pësimet e
Mëdha dhe Ngjalljen e Krishtit
me vëllezërit e tjerë, që jetojnë
në shkëlqimin e qyteteve të
mëdha.
Këtë sekret të madhëri-
shëm të ekumenicitetit të be
simit tonë, përtej teorive sko-
lastike rreth globalizimit dhe
tregjeve botërore, na transme-
tonte mesazhi i sivjetshëm i
Pashkëve, i Fortlumturisë së
Tij, Kryepiskopit Anastas, që u
lexua në shumë enori gjatë
natës së Ngjalljes dhe panai-
reve tradicionale që vazhduan
javën e Pashkës.
Korresp. i “Ngjalljes”