Prishtinë
Vlerësim ndërgjegjeje
Ishte ky titulli i ve-
primtarisë së zHvilluar
në Prishtinë, më datë
27.04.2001 ora 19:00, në
sallën e kongreseve të
“Grand Hotel”. Organi-
zuesja dhe nxitësja e kë-
tij aktiviteti ishte shoqa-
ta “Besa dhe Ndërgje-
gjja” e cila ndodhet dhe
vepron në Tiranë, në ba-
shkëpunim me shoqatat
e tjera të Kosovës. Ki-
shte pjesëmarrës nga
institucionet shtetërore
të Kosovës dhe Shqipë-
risë, nga parti politike,
shoqata joqeveritare, or-
ganizata ndërkombëta-
re, institucione e për-
faqësi të ndryshme, me
dia e gazeta, personali-
tete publike dhe të katër
komunitetet fetare në
Shqipëri. Përfaqësues
nga komuniteti ortho-
dhoks ishte At Aleks Ndo-
ni. Qëllimi i takimit ishte
vlerësimi i figurave, per-
sonaliteteve institucio-
neve që kontribuan në
lirinë e popullit shqiptar
të Kosovës si dhe të
kapërcimit të krizës hu
mane të imponuar nga
dhuna sërbe.
Në fjalën e hapjes
kryetari i shoqatës “Besa
dhe ndërgjegja” z. Agim
Demneri, midis të tjera-
ve përmendi edhe ndih-
mesën e Kishës Orthodho
kse Autoqefale të Shqi-
përisë, në ndihmë të vë-
llezërve kosovarë të dë-
buar me forcë. U vlerë-
suan me çertifikatë nde-
ri: Populli i Shqipërisë,
populli shqiptar i Maqe-
donisë, Malit të Zi, dësh-
morët e luftës çlirimta-
re, gratë, nënat e motrat
kosovare etj. Çertifikatë
nderi iu dha edhe perso
nalitetit botëror Bill
Klinton, me motivacionin
“Bir i shenjtë i shekullit
dhe i paqes botërore”.
Në fjalën e tij dhe
intervistën e dhënë për
televizionin At Aleks
Ndoni përmendi me
fakte dhe shifra kontri-
butin dhe ndihmat kon-
krete dhënë nga Kisha
Orthodhokse për të
shpërngulurit kosovarë
që nga tetori 1998 deri
më sot. Vlerësimi përfu-
ndimtar do të jepet në
mitingun e madh që do
të organizohet në Pri-
shtinë më 12 qershor të
këtij viti, e cila është dhe
data e çlirimit dhe fito-
res së popullit kosovar.
Në fund të takimit u dha
për pjesëmarrësit një
program artistik me
këngë e valle e koktej.
Megjithatë, është për
t’u vënë në dukje njohja
e pakët në mjediset ko
sovare e veprimtarisë së
Kishës sonë, në ndihmë
të vëllezërve që erdhën
nga Kosova në Shqipëri
për shkak të dhunës të
vitit 1999 (Kisha jonë ka
edhe sot të vetmin kamp
të hapur në Shqipëri).
Kjo, më shumë edhe për
shkak të heshtjes së
dyshimtë dhe dritëshku-
rtër të medias kosovare
ndaj kësaj veprimtarie.
Korresp. i “Ngjalljes”