EmailFacebookKontakt

Të bëhemi orthodhoksë të vërtetë

Meditime nga Java e Madhe’
Të bëhemi orthodhoksë të vërtetë
Tashmë Kisha e ringjallur
orthodhokse në Shqipëri kre-
mton me përmasa madhështo-
re kulminacionin e themelit të
jetës së krishterë: Ngjalljen e
Krishtit. Mrekullohesh kur
sheh se nga viti në vit numri i
besimtarëve pjesëmarrës në
shërbesat e shenjta rritet aq sa
shpesh muret e Kishës nuk i
nxënë të gjithë. Katedralja e
madhe që do të ndërtohet në
qendër të kryeqytetit shqiptar
që do të mbledhë brenda saj
mijëra besimtarë, jo rastësisht
do të quhet “Ngjallja”. Në kal-
varin e ditëve shpesh të lodh-
shme nga vrulli i pakuptimtë i
jetës “socialiste” vjen një periu-
dhë e mahnitshme, e cila mbart
peshën e një përjetësie. Kjo
periudhë quhet Java e Madhe.
Shën Joan Gojarti na mëson
se kjo javë quhet e madhe,
sepse të mëdha janë ngjarjet që
kremton ajo.
Përgjatë saj, çdo besimtar ka-
rakterizohet nga ndjenja zie por
edhe nga një paqe e brendshme,
nga trishtimi por edhe nga fryma
e fitores këtë javë të shenjtë,
kisha jonë na jep mundësinë të
ndjejmë më pranë thirrjen që na
bën Perëndia. Java e Madhe
përbën një rast të mirë për pe-
ndim, vetëkontroll, thellësi me-
ndimi dhe vërtetësie. Një nga
gjërat më të rëndësishme gjatë
shërbesave të këtyre ditëve janë
këndimet e Ungjillit si dhe psal-
met, të cilët janë mjaft të bukur
dhe domethënës.
Shërbesat e kishës nga e Hë-
na deri të Dielën nuk preza-
ntojnë një periudhë kohore të
kaluar që vjen deri tek ne me
anë këndimesh. Këto shërbesa
na japin mundësinë të përjeto-
jmë çastet e papërsëritshme të
ngjarjeve më të shenjta në
historinë e gjithë njerëzimit.
E teksa e Diela troket, ne
psalim gjithë gëzim, mburrje e
siguri: “Krishti u Ngjall!” Vde-
kja e Krishtit na dhuron jetën,
Ngjallja e Tij – përjetësinë. Vde-
kja vdiq dhe e mira triumfon.
Paralelisht me këtë Ngjallje
të lavdishme të Zotit Krisht,
Kisha Orthodhokse në Shqipëri
po jeton dita-ditës ngjalljen e
besimit. Këtë e konstaton lehtë-
sisht tek sheh mijëra e mijëra
njerëz që nxitojnë gjatë Javës së
Madhe të luten e të marrin pjesë
në pësimet e shenjta të Krishtit.
Këto shpirtra të lodhur gjejnë
paqe, ngushëllim dhe prehje tek
Perëndia ynë i Tërëmirë. Ngja­

lljen e Zotit e përjeton me forcë
gjithë populli besimtar, i cili për-
shëndet çdo ditë me fjalët: “Kri-
shti u Ngjall!, Vërtet u Ngjall!”
Gjatë ditëve të shenjta të Ja-
vës së Madhe, besimtarët e shu-
mtë dëgjojnë me ëndje dhe etje
fjalët e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit Anastas. Mesazhet
e Tij të thella e të sinqerta dhe
përkujdesi i drejtpërdrejtë prek
zemrat e çdonjërit. Fortlumturia
e Tij na mëson se Krishti kërkon
thellësinë e shpirtit tonë. Të më-
sojmë se cila është rruga e vër-
tetë duke iu afruar sa më tepër
e duke i ngjarë Krishtit.
Le të kujtojmë sërish Çalët
e Kryepiskopit Anastas adre-
suar të gjithë besimtarëve gjatë
Javës së Madhe: “Të përkujde-
semi për dhuratën e madhe që
na jep Perëndia, dhuratën e
njohjes së besimit të krishterë,
duke u bërë kështu orthodho-
ksë të vërtetë”.
Naum Mile