EmailFacebookKontakt

Kisha merr pjesë aktive në programe të rëndësishme

Vëprimtari për mbrojtjen e mjedisit

Kisha merr pjesë aktive në
programe të rëndësishme
Në datën 5 maj, në
Hotel Tirana Internati­
onal u zhvillua një work­
shop për mbrojtjen e
mjedisit në pellgun ujë-
mbledhës të Vjosës,
trajtimin e mbeturinave
të ngurta në qytetet
Vlorë e Durrës dhe traj-
nimin ambjental pas-
universitar të një grupi
specialistësh në fusha të
ndryshme të studimit e
kujdesit mjedisor. Vepri-
mtaria ishte organizuar
nga Universiteti i Athi-
nës dhe ai i Selanikut,
në bashkëpunim me
Fondacionin “Frymë
Dashurie”, të Kishës
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë.
Programi u hap me
një përshëndetje nga
Fortlumturia e Tij Prof. Dr.
Anastasi. Më pas e mo-
rën ^alën ambasadori
greknë Tiranë, z.Dhimi-
tris Iliopulos e zëvendës-
ministri i mjedisit i Greqi-
së z. Ilia Efthimiopoulu.
Më pas përshëndetën
përfaqësuesit e Qeverisë
Shqiptare, ministri i
Punëve Publike Spar-

tak Poçi, zëvendësmini-
stri i Jashtëm Pëllumb
Xhufi dhe një përfaqë-
sues nga Agjencia Ko-
mbëtare e Mjedisit.
Pastaj, u bë praqitja
e drejtimeve kryesore të
Programit dhe u bënë
diskutime rreth tij. Në
mjediset ku u zhvillua
workshop! ishte orga­
nizuar dhe një ekspozitë
me pamje nga Laguna
e Nartës, lumi Vjosa, Pa-
rku Kombëtar i Llogo-
rasëdhe Riviera, të cilat
kishin edhe paraqitje e
shpjegime gjeografike.