EmailFacebookKontakt

Rinia orthodhokse myzeqare në lojëra popullore

RINIA ORTHODHOKSE MYZEQARE NE LOJERA POPULLORE

Me bekimin e Hirësi Ignatit,
Mitropolit i Beratit, Zyra
Kombëtare e Rinisë në bashkë-
punim me organizatën e rinisë
të Mitropolisë së Beratit orga-
nizuan veprimtarinë “Lojërat
popullore të traditës Myzeqare”.
Aktiviteti u zhvillua në fsha-
tin Agim, të komunës së Libo-
fshës, me pjesëmarrjen e rinisë
orthodhokse të kishave të “Shën
Gjergjit” Libofshë, “Metamorfo-
zës të Shpëtimtarit” Agim, “Shën
Kozmait” Kolkondas, “Snën Ko-
llit” Vanaj, ‘TJngjillëzimit” Ndër-
nenas. Ishin të ftuar edhe rinia
e Roskovecit, Marinës etj.
Të rinjtë në filhm u mblodhën
në kishën e “Metamorfozës” dhe
pastaj, u rreshtuan në fushën e
sportit. Ç’do grup rinorkishte si
simbol flamurin e vet, të qendi-
sur nga të rinjtë, ku kishin si
emblema të vizatuara një kishë,
kryqin ose kombinime të tjera,
si dhe himnin e vet, të kompo-
zuar enkas për këtë veprimtari.
Në fillim u këndua Himni Ko-
mbëtar e më vonë grupet rinore
kënduan himnin e krijuar vetë.
Vendin e parë për himnin më të
mirë e mori rinia e “Shën Koz­
mait”, kurse për flamurin më të
mirë ajo e “Shën Kollit”, Vanaj.
Veprimtaria vazhdoi me lojërat
popullore, si tërheqje litari, lojëra
me kapele, tërheqje me kërrabë
etj. Vendin e parë e zuri rinia e
“Shën Kollit”, të dytin rinia e
Agimit dhe të tretin ajo e Vanaj t.
Pasi lanë fushën e sportit, të
rinjtë hynë në sallën e shtëpisë
së kulturës, ku hëngrën drekën
dhe u ndanë çmimet dhe dhura-
tat për fituesit.
Qëlhmi i veprimtarisë ishte
njohja e të rinjve me lojërat po­
pullore të zonës sonë, si dhe të
kalonin të gjithë së bashku disa
çaste të bukura dhe argëtuese
me dashurinë e Perëndisë në
zemër. Veprimtari të tilla do të
vazhdojnë dhe në zona të tjera.
Lojërat popullore janë pjesë
e identitetit kombëtar e traditës
e kulturës sonë popullore. Për-
mes tyre popuUi ka shprehur fo-
rcën, rezistencën, guximin, gëzi-
min dhe harmoninë midis njëri-
tjetrit. Edhe organizimet dhe

grumbullimet e reja të kampin-
gjeve kombëtare, që organizon
Kisha jonë, lojërat që zhvillohen
aty me të rinjtë nga i gjithë ven-
di dhe ardhja e misionarëve të
huaj, kanë dhe këto ndikimin e
vet, duke ndërthurrur elementët
e rinj me më të hershmit.
Fondet që përdoren për edu-

kimin, arsimimin dhe argëtimin
e rinisë Orthodhokse mund të
përdoreshin edhe për ngritjen e
kishave të tjera, por, siç ka thënë
Fortlumturia e Tij, Anastasi,
investimi më i rëndësishëm
është vlerësimi dhe ndihma për
brezin e ri.
Llazar Çuka