Mitropolia e Durrësit në shekuj
(υίρη nga numri i kaluar)
Në vitin 732 Kishat e Ilirisë
Lindore si edhe ajo e Durrësit
kaluan nën juridiksionin e
Patrikanës së Konstandinopo-
jës, me të cilën e lidhte jo vetëm
natyra, por edhe zakonet e një-
jta të ritit. Të gjitha këto ndo-
dhën kur Kisha e Krishterë
(Perëndimit dhe Lindjes) ishte
një e vetme, e pandarë.
Në vitinl054 ndodh edhe
ndarja (Skizma) e Kishës së Pë-
rgjithshme në atë Perëndimore
(Romano-katolike) e atë Lindo
re (Orthodhokse), ku megjithë-
se u bënë disa përpjekje për të
zgjidhur mosmarrëveshjet,
bashkimi nuk u arrit dot. Kjo
ndarje vazhdon edhe sot.
Me Skizmën u krijua edhe
një lëkundje në popullin e kri-
shterë të Durrësit, i cili pasonte
Mitropolitin e qytetit, që ishte
i bashkuar me Patriarkanën e
Konstandinopojës. Kështu, në
kohën e mitropolitit Mihail
(1168), bëhet një përcaktim
dallue.s midis besimtarëve që
ndiqnin Raguzën, Tribunin, që
varej prej Papës së Romës, i cili
kishte ardhur bashkë me një
qarkore të Papës drejtuar pa-
suesve të Romës. Në Sinodin e
Konstandinopojës, më 1268,
Durrësi, i cili përfaqësohej me
mitropohtin Mihail, u nda për-
fundimisht nga Roma. Kështu,
më vonë Durrësi do të ketë dy
episkopata: atë orthodhokse
dhe atë romano-katolike.
Episkopët e parë të Kishës
Romano-Katolike – sipas disa
listave të hierarkisë së kësaj
Kishe – shfaqen në Durrës rreth
fillimit të shek. XIII (me rë-
nien e Perandorisë Bizantine
nga Kryqëzata IV, me vendo-
sjen e Patrikut Latin të Kon-
standinopojës dhe me push-
timin venedikas të qytetit).
Sidoqoftë, Kisha Orthodho
kse e Durrësit mbeti e ba
shkuar me Kishën e Konstandi-
nopojës deri në fund të shek.
XIII dhe në fillim të shek. XIV,
kur kaloi nën administrimin e
Kryepiskopatës së Ohrit, për t’i
kaluar sërish Konstandino-
pojës, rreth shek. XVIII.
Në dhjetor të 1692 shfaqet
mitropeliti i parë unit në Du-
rrës (me rite dhe me veshje or
thodhokse, por me vartësi nga
Papa i Romës), i cili pasohet
nga disa mitropolitë deri rreth
vitit 1816. Unitizimi doli nga
kisha e Romës si një përpjekje
për asimilimin e besimtarëve
orthodhoksë, por që dështoi dhe
u dënua nga Kisha Orthodhokse.
Me njohjen e shtetit shqip-
tar dhe me shpalljen e Autoqe-
falisë së Kishës Shqiptare në
1922, e cila u njoh nga Patri-
kana Ekumenike më 1937,
qendra e Kryepiskopatës kaloi
në Korçë nga viti 1922 deri më
1929 dhe duke filluar nga viti
1930 në Tiranë, duke u quajtur
ndërkohë Mitropolia e Tiranës,
dhe Durrësit, sepse Tirana u bë
kryeqyteti i Shqipërisë dhe
Mitropoliti i kësaj mitropolie
mban edhe titullin e Kryepi-
skopit të të gjithë Shqipërisë.
Më 4 dhjetor 1923 mitropoht
i Durrësit u bë Theofan Noli,
me titull “Mitropolit i Durrësit,
Gorës dhe Shpatit, primat dhe
eksark i tërë Ilirisë, Detit të Pe-
rëndimit dhe tërë Shqipërisë”,
por për arsye të rrethanave po-
htike dhe historike, që dihen,
nuk e ushtroi këtë detyrë. Kë-
shtu mbyllet hsta e mitropolitë-
ve të Durrësit, si qendër Mitro
polie dhe historia e saj vazhdon
me transferimin në Tiranë.
Mitropoha e Durrësit ka pa-
tur figura të shquara gjatë ekzi-
stencës shekullore të saj. Kë-
shtu, në gjirin e saj kemi- të pak-
tën sa dimë tani – 3 episkopë-
shenjtorë, disa episkopë të tjerë
kanë marrë pjesë në Sinodet
Ekumenike, si dhe në shumë
Sinode Lokale etj. Nuk mungojnë
madje edhe figura të njohura në
historinë e Kishës Orthodhokse
si: Efstathi (1156-1165), Mihaili
(1166-1168), Konstandin Apoka-
fkos (1186-shek.XIII), Grigori
(1315-1347), Grigori (1768-1772),
Krisanthi (1821-1833), reforma-
tor i muzikës së sotme bizan
tine ,Theofan Noli (1923)…
Për Mitropolinë ndër she
kuj , mund të flitet mjaft, por ne
u përpoqëm të bëjmë një histo-
rik shumë të shkurtër. Për këto
të dhëna shfrytëzuam disa arti-
kuj të profesorit tonë të paha-
rruar, z. Dhimitër Beduli dhe
të disa historianëve e arkeolo-
gëve.
Në këtë listë shohim herë
pas here ndërprerje, por kjo
nuk mund të merret si mosva-
zhdimësi, sepse: Së pari nuk
është studiuar akoma i gjithë
dokumentacioni, që lidhet
drejtpërdrejt ose tërthorazi me
këtë episkopatë; së dyti, duhet
patur parasysh fakti se në pe-
riudha të ndryshme, Durrësi ka
përballuar shumë sulme dhe
pushtime si: të ostrogotëve dhe
barbarëve të tjerë, të bullgarë-
ve, të normanëve, të kryqëza-
tave, të anzhuinëve, të venedi-
kasve, të turqve, të serbëve, të
austro-hungarezëve, të italia-
nëve e gjermanëve, si dhe shka-
tërrimet katastrofike natyrore
me tërmetet e rënda të viteve
345,1273,1905, 1926.
Kjo përpjekje bëhet në va-
zhdim të përpjekjes që ka fi
lluar prej kohësh në gazetën
“Ngjallja”, për të kontribuar në
pasurimin e kronikës historike
të Kishës sonë orthodhokse në
shekuj.
Sh. Qesari (një nga të 70
apostujt) (rreth vitit 64); Sh.
Asti (rreth 98); Eukari (431);
Stefani (451); Luka (445-458);
anonim (484-515); Proili (510);
Mariani (Mariniani) (shek. VI);
Urbici (Urbiku) (597-599);
Sizini (691,692); Filipi (…);
Niqifori (783-787); Sh. Andoni
(815-822); Lukiani (879);
Andoni (shek. X); anonim (912-
923); Lorenci (Laurenti) (1025-
1028); Lorenci (Laurenti) (1030
-1054); Grigori (1141-1143);
Andoni (1143); Efstathi (1156-
1165); Mihaili (1166-1168);
Konstandin Apokaftos (1186 –
fillim shek. XIII); Dokiani
(1212-1222); Konstandin Ka-
basila (1230-1234); Romani
(1240-1250); Kalkuxi (…);
anonim (1289); Nikita (1297);
anonim (1304); Grigori (1315-
1347); Dominik Topia (1359);
Pavli (1450-1470); Partheni
(1580); Haritoh (1602-1620);
Jeremia (1624-1643); Simeon
Laskari (1658); Nikodhimi
(1688); Kozmai (1690); Daniell
(1691-1694); Kozmai (1694-
1702); Filotheu (1720); Nikita
(1740-1749); Anthimi (1749-
1760); Neofiti (1760-1761); Me-
leti (1761-1767); Grigori (1767);
Meleti (1768); Grigori (1768-
1772); Konstandi (Konstandini)
(1777-1782); Efthimi (1782-
1809); Meleti (1791); Efthimi
(1791-1809); Samueli (1809-
1821); Krisanthi (1821-1833);
Gjerasimi(1833-1837); Anthimi
(1837-1844); Anthimi i II (1844-
1845); Joaniki (1845-1858);
Gjenadi (1858-1859) (tërhiqet);
Afksenti (1859) (tërhiqet); Jo-
sifi (1859-1867); Visarioni
(1867-1899); Prokopi (1899-
1906); Joani (1906-1911); Ja-
kovi (1911-1922).
Kristaq Bakallbashi
Student në fakultetin e
Teologjisë – Selanik