EmailFacebookKontakt

Cërrik, Elbasan – Po lartohet kisha e re

Cërrik, Elbasan- Po lartohet kisha e re
Sheshi ku do ndërtohet kisha
ndodhet në pjesën veriore të
qytetit, pranë spitalit. Ai ka një
sipërfaqe 2160 m2. Si rezultat i
kërkesës së vazhdueshme të be-
simtarëve u parashikua të ndër-
tohet një kishë dhe një kopsht
fëmijësh për të plotësuar nevojat
e tyre, si dhe u ble trualh.
Kisha e cila ka një sipërfaqe
300 m2 është me çati në formë
kryqi, me soletë cilindrike të
kryqëzuar, me dy kate, me hajat
në pjesën perëndimore dhe
veriore të saj dhe me kambanare
në anën e djathtë të hyrjes
kryesore. Sipërfaqja e bre-
ndshme e kishës është 160 m2,
me hyrje kryesore në anën perë-
ndimore dhe me dy të tjera në
anën veriore dhe jugore. Në sa-
llën qendrore, në anën e majtë
të hyrjes kryesore do të ndër-
tohet pagëzimorja, ndërsa në
anën e djathtë ka një shkallë që
të çon në katin e dytë i cili ka
një sipërfaqe 52 m2. Në krahun
jugor të kishës ndodhen disa
ambjente ndihmëse si: maga-
zina që komunikon me sallën
qendrore, dhomë pritjeje dhe një
zyrë që komunikon me ajodhi-
mën etj. Në të djathtë të hyrjes
kryesore ndodhet kambanarja e
lartë 16.3 m. Në lartësinë e
kambanave mund të ngjitesh
me shkallë metalike. Lartësia
më e madhe e kishës, ajo e çatisë
arrin në 10 m.
Në kishën e re do të përdoren
elemente të ndryshme dekora-
tivë si: kapitele në hajat, pa-
rapete dekorativë në ballkonadë
dhe në kambarare, kollonçina
në fasadë, si dhe ikonostasi prej
druri.
Deri tani është bërë rrethimi
i kishës, si dhe po përfundon
pjesa ndërtimore e godinës së
kishës, duke i dhënë asaj formën
e plotë.

Ark.Andrea Marko