EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtorët e muajit – Donati i Evrias (30 Prill)

Donati i Evrias (30 Prill)
Me prejardhje të panjohur, me
emër latin – fenomen jo i rrallë atë-
herë dhe për joperëndimorët – që do
të thotë dhuratë. Ishte episkop në
kohën e Theodhosit të Madh(17
janar) në Evria, afër Paramithisë së
Epirit, pranohet se ndoshta ka marrë
pjesë në Sinodin e Dytë Ekumenik
(381). Në fshatin e krahinës së tij
Soria, ndoshta në Sul, kishte një bu-
rim me ujë vdekjeprurës, ku Donati
shkoi së bashku me klerikët e tij. Me-
njëherë u dëgjua një gjëmim dhe doli
prej burimit një dragua, i cili synoi
ta mbhdhte bishtin e tij në këmbët e
mushkës së shenjtit. Sapo ai e goditi
me litarin e kafshës, ngordhi! Të
ndodhurit atje e dogjën egërsirën,
por askush nuk gu-
xoi të pijë, derisa
kryeprifli u lut, be-
koi burimin dhe piu
vetë i pari.
Fama e tij shkoi
deri në Konstandino-
pojë, ku e ftoi peran-
dori. Së bashku me
mbretëreshën iu lu-
tën në gjunjë, që ta
shëronte bijën e tyre
të vetme të demoni-
zuar, përkundrejt
gjysmës së prikës së saj! E dëboi fry-
mën e papastër, por për shpërblim
kërkoi dhe iu dha vend në qytetin
Omfalji të Epirit, si dhe para dhe enë
për të ndërtuar dhe pajisur kishën.
Sot ruhen gërmadha të kishës, por
ato janë të shek. të 13-14-të. Megjitha­
te, janë zbuluar në vend elementë
parakristianë, të kishës së vjetër.
Shenjtori ngjalli edhe të vdekur i
cili pengohej për tu varrosur nga
borxhliu i tij. Pasi çështja u zgjidh
me marrëveshje dhe letra e borxhit
u gris, e urdhëroi të riflerë deri në
ngjalljen e përbashkët. Kur në një
periudhë thatësire u lut prej mbretit,
doli në arat dhe u lut, dhe një shi i
madh lagu gjithçka përveç atij vetë!
U kthye në dioqezën
etij,ku§etinë mo-
shë shumë të ma­
dhe ndoshta më 388.
E vendosën në va-
rrin që kishte për-
gatitur afërkishës,
siç përmendet nga
një historian i shek.
V. Trupi i tij u mor
më 1125 prej veneci-
anëve e ka shumë
mundësi të ndodhet
në Murano.