EmailFacebookKontakt

Sot duhet lutja dhe përpjekja shpirtërore e të gjithëve

Sot duhet lutja dhe përpjekja shpirtërore e të gjithëve
– Vizitë e Kryepiskopit Anastas në Mitropolinë e Gjirokastrës, nga dt 8-13 mars –

Në fakt, vizitat e takimet
nisën nga shumë më larg. Si
gjithmonë, rruga nga Tirana
drejt Jugut e Fortlumturisë së
Tij, ishte e mbushur me nda-
lesa të shumta, me kontakte të
gjalla me njerëzit, që kudo e
rrethojnë me dashuri e ngro-
htësi. Stacione të tilla ishin
Lushnja, Manastiri i Ardenicës,
vatra shpirtërore-monakale e
orthodhoksisë në vendin tonë;
Manastriri i Shën Kozmait në
Kolkondas, një perlë e nxjerrë
nga balta e shekujve; në Fier,
ku katedralja ringrihet madhë-
shtore, në të njejtin vend ku e
vjetra u shkatërrua në mënyrë
kriminale 35 vjet më parë; në
Memaliaj, ku besimtarët ortho-
dhoksë më në fund do të kenë
vendin e tyre të lutjes etj.
Eshtë impresionuese ener-
gjia me të cilën për tashmë dhje-
të vjet, Kryepiskopi Anastas
ndjek nga afër çdo punë, çdo
arritje, çdo problem të Kishës
sonë. Por edhe më mbresëlën-
ëse janë rezultatet e këtij
aktiviteti, të cilat gati të gjitha
mbajnë vulën e kësaj pune
titanike të Fortlumturisë së Tij
dhe pse jo, të kryqit që ai ka
mbartur mbi vete për të arritur
këtu ku jemi. Ndaj, urimet më
të shpeshta që dëgjon për të
nga besimtarët janë “Për shu-
më vjet, o Kryezot!”, “Perëndia
t’i japë jetë të gjatë!” për të mi-
rën e orthodhoksisë në Shqipëri.
Po, le të kthehemi tek vizi-
ta. Të premten, 9 mars, Kryepi­
skopi do të vizitonte disa fsha-
tra, konviktin bashkëkohor të
vajzave në shkollën e Bularatit,
dhuratë e Fortlumturisë së Tij,
si dhe qendrën shëndetësore të
ngritur nga Kisha jonë në fsha-
tin Jergucat. Gjithashtu, u vizi-
tuan edhe kishat e reja të Vrise-
rasë dhe Kakavijës. Ndërsa në
Gjirokastër, Kryepiskopi vizitoi
kopshtin e fëmijëve dhe Shko-
llën e Mesme Kishtare “Kryqi i
Nderuar”.
Mbasdite, Fortlumturia e
Tij drejtoi Shërbesën e Akathis-
tit, në fshatin Dervician, në pra-
ni të dhjetëra e dhjetëra besim-
tarëve të zonës, ku mund të ve-
çohet psalja e korit të fëmijëve,
i njohpr në gjithë zonën.
Të shtunën në mëngjes, u
udhëtua drejt Sarandës. Nda-
lesa e parë ishte fshati apo, në
mund ta quajmë kështu, qyteza
e vogël e Bistricës, e krijuar në
vite për punëtorët e hidroce-
ntralit. Në një shesh mbi të,
është ngritur një kishë e vogël,

reth 90 m2, por mjaft e bukur,
e ndërtuar me gurë të gdhe-
ndur karakteristikë, e cila i
kushtohet Të Gjithë Shenjto-
rëve. Fortlumturia e Tij, i sho-
qëruar nga klerikë, autoritete
lokale etj., vizitoi mjediset, ku
natyrshëm të pranishmit u
frymëzuan për të kënduar një
himn falënderimi Perëndisë.
Pastaj, Kryepiskopi mbolli në
mënyrë simbolike një dafinë, e
cila nuk e humb asnjëherë
gjelbërimin, duke uruar Έ be-
kuar në shekujl”.
Pak më tej, ishte ndalesa e

dytë dhe më e rëndësishmja e
ditës. Dhjetëra e dhjetëra be-
simtarë nga fshati Mesopotam
ishin mbledhur për një ngjarje
të shënuar për fshatin e tyre –
ndërtimin e kishës së re dhe të
një qendre shpirtërore, që do t’i
shërbejë gjithë zonës.
Të parët afrohen shumë
fëmijë, me fytyrat plot dritë, si
lulet e ffeskëta që mbanin në
duar. “Fëmijët dua t’i kem pra-
në”, – thotë Kryepiskopi, kur i
afrohet tavolinës ku do të kry-
het shërbesa. Pastaj, ai iu drej-
tohet të pranishmëve, duke u
kujtuar rëndësinë jo vetëm
fetare, por edhe kulturore që ka
pasur kjo zonë në shekuj. Dësh-
mitë e kësaj janë të shumta, si
vetë kisha e Shën Nikollës, e
manastirit të famshëm të Me-
sopotamit, e cila do të ruhet
edhe më mirë tani që do të ndë-
rtohet kisha e re. Ajo do të mba-
jë emrin e Shën Pavlit, si për
të dëshmuar historinë 2000-
vjeçare të krishterimit në tre-
vat tona. Por, siç theksoi Fort­
lumturia e Tij, sot nevojitet një
Ungjillëzim i ri, të cilin duhet
ta kryejnë njerëz të rinj, të paji-
sur me besim të thellë e përku-
shtim. Pastaj falënderoi në
emër të banorëve edhe kryetari
i Komunës.
Pastaj, Kryepiskopi kreu
Shërbesën e Ajazmosë (Bekimit
të Ujit) dhe vendosi gurin e the-
melit të kishës së re. Pas disa
kohësh, në këtë fshat, në vendin
ku më parë ndodheshin disa
ndërtesa gati të shkatërruara,
do të ngrihet një kompleks që do
ta zbukurojë gjithë fshatin e zo-
nën përqark. Ai do të përbëhet
nga kisha, me një sipërfaqe rreth
250 m2, dhe Qendra shpirtë-
rore, me sallë veprimtarish dhe
mjedise.ndihmëse, për aktivite-
te katekizmi e kulturore.
Kryepiskopi shkoi më pas
në qytetin e Sarandës, ku
vizitoi Kishën e Shën Haralla-
mbit, kopshtin shumë të bukur
të fëmijëve ngritur nga Kisha
jonë, si dhe kishën e re në ndë-
rtim të fshatit Metoq, kushtuar
Shën Gjergjit. Ajo po ngrihet e
bukur dhe e fortë në vendin e
kishës së mëparshme, të cilës
një dorë antiorthodhokse (e pa-
zbuluar ende nga organet e ren-
dit), i vuri flakën dy vjet më parë.
Të dielën, 11 mars, Fortlu­
mturia e Tij Anastasi e kreu
Liturgjinë Hyjnore në fshatin
Nokovë, të krahinës me tradita

të thella orthodhokse të Lun-
xhërisë. Si kudo, të parët i dalin
përpara femijët e fshatit me lule
në duar, të ndjekur nga shumë
banorë të të gjitha mo shave, si
dhe besimtarë nga fshatrat pë-
rreth. Pastaj, i rrethuar nga da-
shuria e tyre, F ortlumturia e Tij
hyri në Kishën e Shën Gjergjit,
pranë varrezave të fshatit.
Nokova, si të gjitha fshatrat
e këtyre zonave, ka pasur disa
kisha, si Manastiri i Shën Soti-
rit, Kisha e Shën Ihsë, e ngritur
sipër fshatit mbi një shkëmb të
veçuar dhe piktoresk, kisha e
Shën Nikollës në mes të fshatit,
të cilës iu ndërrua destinacioni
në vitet e persekutimit monist
dhe madje u kthye edhe në
vend xhirimi fllmi, si dhe kisha
e Shën Gjergjit, që përmendëm
më lart, e cila vërtet ishte shpa-
llur monument kulture, por kjo
nuk e pengoi që ta kthenin në
depo armatimi e të pësonte
dëme të ndjeshme, sidomos në
affesket e saj. Këtë e ndjen sapo
hyn dhe shikon gurin e gdhe-
ndur në kambanare, që paraqet
Shën Gjergjin që vret kuçedrën,
të cilin dikush është përpjekur
ta thyejë apo më tej, mbi hyrjen
e kishës, ku një afresku të vje-
tër të shenjtorit i kanë prishur
fytyrën (gjithmonë vandalët e
të gjitha llojeve kanë synuar të
prishin fytyrat e shenjtorëve
orthodhoksë e sidomos sytë e
tyre, që duket sikur rrezatojnë
besimin që i dalloi në marti-
rizimin e tyre…).
.. .Dera e vogël dhe e ulët e ki-
shës, të detyronte të bëje përu-
Ijen e parë ndaj të Gjithëfuqi-
shmit Perëndi dhe sikur të bë-
nte më të ndrojtur e më të përu-
lur, që në çastet e para. Brenda
filloi Liturgjia Hyjnore, e cila u
shoqërua nga kori i nxënësve
të Shkollës së Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër.
“Eshtë gëzim i madh për
mua, – do t’u drejtohej Kryepisko-
pi besimtarëve, – që jam sot për
herë të parë mes jush. Por, gjith-
monë keni qenë në mendimet
dhe lutjen time. Pas një periu-
dhe të gjatë përndjekjeje, falë
Perëndisë sot kemi lirinë dhe
mund t’i gëzohemi kësaj tradite
të pasur”. Pastaj, Fortlumturia
e Tij u bëri edhe një herë të njo-
hur të pranishmëve arritjet e
Kishës sonë në këta dhjetë vjet,
kur janë ringritur mbi 400 eno­
ri e hirotonisur 120 klerikë të rinj
etj., duke theksuar se Kisha
mbetet gjithmonë, si në të kalu-
arën, një bekim për të gjithë
vendin.
Kryepiskopi, duke pasur
parasysh emigracionin e the­
ksuar të këtyre zonave në vitet
e fundit, tha se duhet t’i lutemi
Perëndisë për femijët tuaj, që

janë në vende të huaja, që të
vijnë përsëri e të kontribuojnë
për fshatin, duke e gjetur këtu
të ardhmen e tyre. Gjithashtu,
ne emër të besimtarëve për-
shëndeti edhe At Theodhor
Nikolla, bir i këtij fshati.
Në fund, Kryepiskopi foli
përsëri, kësaj here për Ungjillin
e ditës, duke theksuar, se mre-
kullia në Kaparnaum ndodhi
nga besimi i një grupi njerëzish.
Ndaj edhe në traditën ortho­
dhokse këmbëngulim në lutjen
e përbashkët, në lutjen e nje-
rëzve të tjerë. Shoqëria sot na
kujton të paralizuarin e pjesës
,së Ungjillit, ndaj nevojitet lutja
dhe përpjekja shpirtërore e të
gjithëve. Për problemet e saj
mendja nuk duhet të na shkojë
vetëm tek të mëdhenjtë e të
fuqishmit. Edhe ne kemi për-
gjegjësitë tona, ndaj pendimi
duhet të fillojë së pari nga ze-
mra jonë.
Pas Liturgjisë Hyjnore
Kryepiskopi Anastas pati një
bashkëbisedim të ngrohtë me
besimtarë nga fshatra të ndry-
shme të zonës, si nga Këllëzi,
Gjati, Qestorati etj., të cilët
shprehën dëshirën që në fsha­
trat e tyre të riparohen e ri­
ngrihen kishat e shkatërruara.
Kryepiskopi, duke vënë në du-
kje, se ajo që është pronë e ki­
shes i përket të gjithëve, theksoi
se u takon në radhë të parë vetë
besimtarëve të përpiqen e
luftojnë për t’i rikthyer kishës
pronat e saj, si dhe se duhet të
jenë po ata më të interesuarit
dhe të parët në përpjekjen për
të rindërtuar objektet e shka-
tërruara të kultit dhe pastaj në
këtë përpjekje do të kenë mbë-
shtetjen e Fortlumturisë së Tij.
Gjithashtu, Kryepiskopi u
theksoi të pranishmëve, se po
aq sa interesohen për kishat e
reja, duhet edhe të kujdesen
edhe për të gjetur nga fshatrat
dhe zona e tyre kandidatë të
përshtatshëm dhe të devot-
shëm për klerikë dhjg më pas
Fortlumturia e Tij merr përsi-
për përgatitjen e tyre.
Në daljen nga kisha e Shën
Gjergjit Kryepiskopi u shoqë-
rua sërish nga dashuria e dhje-
tëra besimtarëve, sidomos fë-
mijë e të rinj, me të cilët bëri
edhe në një fotografi-kujtim.
Pastaj, i shoqëruar nga besim-
tarë, klerikë e autoritete lokale,
Fortlumturia e Tij u ndal në
qendrën e fshatit, ku vizitoi atë
që ka mbetur nga kisha e vjetër
e Shën Nikollës. Sipas bano-
rëve të Nokovës, tek disa pemë
pranë saj, në shek. XIX ka
ndodhur një ngjaije e ngjashme
me atë të Hormovës; një prift
orthodhoks u shkua i gjallë në
hell, sepse nuk pranoi të
ndërronte besimin.
Dreka e së dielës, në men-
cën e Shkollës “Kryqi i Nde­
ruar”, u kthye në një bashkë-
bisedim të ngrohtë të Fortlu-
mturisë së Tij me nxënësit,
ndërsa mbasdite Kryepiskopi
pati një takim me mësues të
shkollës dhe kuadro të kishës
në këtë Mitropoli.
Dita e hënë i ishte kushtuar
takimit me klerikët e Mitropo-
lisë së Gjirokastrës, takim që
mbylli edhe këtë udhëtim
mbresëlënës.
Th. D^.