EmailFacebookKontakt

Botime të reja të Kishës sonë – Besimi Orthodhoks (3 – 4)

Bindja BOTIME TE REJA TE KISHES SONE
Besimi Orthodhoks (3 – 4)

Kohët e fundit kanë dalë në
qarkullim dhe mund t’i gjeni pranë
kishave tona vëllimet 3 dhe 4 të librit
“BESIMI ORTHODHOKS ” (3 – Shkri-
mi i Shenjtë dhe historia e kishës dhe
4 – Spiritualiteti orthodhoks). Më
poshtë po japim një fragment nga pa-
rathënia, e hartuar nga Imzot Joani,
i cili është edhe përkthyesi i tyre:
“Duke parë pritjen e mirë që
lexuesi i bëri dy vëllimeve të para të
librit “Besimi Orthodhoks”, mungesën
e madhe në vendin tonë për literature
fetare në gjuhën shqipe dhe duke e
ndjerë detyrimin para lexuesit për
premtimin që kisha bërë për fa përfu-
nduar përkthimin e katër vëllimeve,
fillova të përkthej dy vëllimet e fundit.
I kërkoj falje lexuesit për vonesën e
dy vëllimeve të tjera, që, për arsye
objektive dhe subjektive, u përgatitën
rreth tre yjet më vonë. Dua të falënde-
roj Perëndinë që më aftësoi për ta
mbaruar këtë punë, sidomos në këtë
periudhë të vështirë ku angazhimet
dhe punët e mëdha në Kishë, nuk më
japin shumë kohë për t’u marrë me
përkthimin e librave, ndonëse unë do
të doja që të merresha më shumë me
ato.
Dua të falënderoj gjithashtu,
Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin
Anastas, për përkrahjen e vazhdue-
shme që më ka dhënë. Po ashtu, dua
të falënderoj edhe bashkëpunëtorët e
mi, të cilët me përkushtimin e tyre

kanë bërë që të kem më shumë kohë
për të mbaruar përkthimin…
Libri “Besimi Orthodhoks” është
shkruar nga Protopresviter Thomas
Hopko, dekan i Seminarit Teologjik të
Shën Vladimirit në Nju Jork, një ndër
teologët orthodhoksë bashkëkohorë më
të shquar. Libri është i shkruar thjesht,
ndonëse në të shpjegohen edhe proble-
me të vështira teologjike. Mendoj se ky
libër do të jetë një ndihmë e madhe për
lexuesin orthodhoks, klerik apo laik, si
edhe për çdo njeri tjetër, që është i inte-
resuar për të marrë më shumë njohuri
rreth fesë në përgjithësi dhe thesarit
të madh të jetës shpirtërore, që ruhet
në Kishën Orthodhokse, në veçanti.”