EmailFacebookKontakt

Bindja

Bindja Jam i impresionuar

– Intervistë me gazetarin dhe botuesin Xhim Forest -“U bëftë dëshira Jote!”Matheu26:42

Duke folur për përunjësinë
e Krishtit, Shën Pavli thotë se
Jisui ishte i bindur tek Perë-
ndia Ati i Tij “deri në vdekje,
deri në vdekje të kryqit”
(Filipianët 2:8). Me të vërtetë,
Jisui iu bind Perëndisë në të
gjitha gjërat që bëri.
Sepse unë kam zbritur
nga qielli jo për të bërë
vullnetin tim, por vullnetin
e Atij që më ka dërguar. Ky
është vullneti i Atit që më
ka dërguar: që unë të mos
humbas asgjë nga të gjitha
ato që Ai më ka dhënë, por
t’i ringjall në ditën e fundit
(Joani 6:38-39).
Gjithçka që Jisui ka dhe
është, Ai e ka marrë nga Perë-
ndiaAtë. Prej përjetësisë, Biri
e ka dëgjuar Atin që të bëjë pu-
nën e Tij dhe të kryejë vullnetin
e Tij. Vullneti i Perëndisë është
që Biri duhej të bëhej një njeri,
të merrte mbi Vete mëkatet e
botës dhe të vdiste në mish, me
qëllim që të ngjallej së vdeku-
rish, që “asgjë të mos humbi-
ste”. Jisui e kreu këtë në bindjen
hyjnore dhe të përsosur, duke
dhënë shembullin për të gjithë.
Ati im, në qoftë se është
e mundur, largoje prej meje
këtë kupë; megjithatë, jo si
dua Unë, por si do Ti … në
qoftë se nuk është e mundur
që kjo kupë të largohet prej
meje pa u pirë prej meje, u
bëftë vullneti Yt (Matheu
26:39, 42).
Nuk ka degradim në bindjen
tek Perëndia, as ndonjë turp
apo poshtërim. Përkundrazi, të
bësh vullnetin e Perëndisë
është lavdi dhe nder. Është
dinjiteti më i lartë i njeriut,
gëzimi dhe kënaqësia e tij më e
madhe (Kr. Psal. 119). Është
rruga e përsosjes për të gjithë,
edhe për Vetë njeriun Jisu.
(vijon në faqen 2)

(vijon nga faqja 1)
Edhe pse ishte Bir,
mësoi të jetë i bindur
nga ato që pësoi, dhe,
si u bë i përkryer, u bë
vepronjësi i shpëtimit
të amshuar për të
gjithë ata që i binden
(Hebrenjtë 5:8-9).
Mosbindjandaj Perë-
ndisë dhe Birit të Tij
Jisu Krisht është burimi
i të gjitha mëkateve. Re-
fuzimi i nënshtrimit
ndaj Perëndisë në të gji­
tha gjërat është shkaku
i të gjitha vuajtjeve dhe
vdekjes. Ata që dëgjojnë
Ungjillin dhe nuk arri-
jnë që të hyjnë në pre-
hjen e përjetshme të Pe-
rëndisë, nuk hyjnë ve-
tëm “për shkak të mos-
bindjes” (Hebrejntë
5:6, Kr. Ligji i Përtëri-
rë 4:29-31).
Në traditën shpirtë-
rore orthodhokse, bindja
është një virtyt theme-
lor: bindja tek Zoti, tek
Ungjilli, tek Kisha (Ma ­
then 18:17), bindja tek
udhëheqësit e Kishës
(Hebrenjtë 13:7), bindja
tek prindërit dhe pleqtë,
tek “çdo pushtet nje-
rëzor” (1 Petri. 2:13,
Romanët 13:1) “tek
njëri-tjetri me frikë
Perëndie” (Efesianët
5:21). Nuk ka jetë shpir-
tërore pa bindje, as edhe
liri apo çlirim nga pasio-
net dhe epshet e mëkat-

shme. T ’i nënshtrohesh
disiplinës së Perëndisë
në të gjitha format e saj
njerëzore, është e vetmja
mënyrë për të hyrë në
“lirinë e lavdisë së bi-
jve të Perëndisë” (Ro-
manët 8:21). Perëndia
na disiplinon si fëmijët
e Tij nga dashuria e ma-
dhe për ne. “Ai na qor-
ton për të mirën tonë,
që ne të mund të ma-
rrim pjesë në shenjtë-
rinë e Tij” (Kr. Hebre-
njtë 12:3-11). Bindja
jonë ndaj urdhërimeve
dhe disiplinës së Perën-
disë është shenjë eksklu-
zive e dashurisë sonë për
Atë dhe për Birin e Tij.
Kush ka urdhëri-
met e mia e i zbaton,
është ai që më do; dhe
kush më do mua, Ati
im do ta dojë; dhe unë
do ta dua dhe do t’i dë-
ftehem Atij. (…) Nëse
ndokush më do, do ta
zbatojë fjalën time;
edhe Ati im do ta dojë
dhe ne do të vijmë tek
ai dhe do të bëjmë ba-
nesën tek ai. Kush nuk
më do, nuk i zbaton
Qalët e mia; dhe fjala
që po dëgjoni nuk
është imja, por e Atit
që më ka dërguar
(Joani 14:21-24).
Marrë nga libri “Besimi
Orthodhoks” (4), i Proto-
presviter Thomas Hopko