Takim i primatëve të Lindjes së mesme
Ky takim u mbajt kohët e
fundit në qytetin e Bejrutit,
Liban, në selinë e Kishës Ma-
rronite, me temë “Të krishterët
dhe Orienti në agimin e
mijëvjeçarit të tretë”. Merrnin
pjesë rreth 50 episkopë,
priftërinj dhe laikë. Kisha
Orthodhokse u përfaqësua në
të nga Patriarku Petro VII i
Aleksandrisë, Ignati i Antio-
kisë, Mitropoliti Damaskinos i
Jaftës (Patrikana e Jeruz.),
episkopi Vasil i Kishës Ortho
dhokse të Qipros dhe z. Tarek
Mitri, teolog orthodhoks liba-
nez, përgjegjës në WCC (Kë-
shillin Botëror të Kishave), për
marrëdhëniet me kishat ortho
dhokse. Ishin të përfaqësuara
edfce kishat Kopte, Siriane,
Armene, Maronite, Uniate, si
dhe përgjegjësit e Këshillit të
Kishave të krishtera të Lindjes
së Mesme. Në fund u adoptua
një deklaratë e përbashkët, që
njoftonte vendimet e ndryshme
që u morën gjatë punimeve, si
krijimi i një observatori të
emigracionit arab të Lindjes së
Mesme, që do të studiojë arsyet
politike, sociale e ekonomike që
shtyjnë të krishterët e këtij
rajoni që të lënë vendet e tyre,
si dhe rrugët e luftimit të kësaj
dukurie me përmasa alarma-
nte. Për sa i përket dialogut me
islamin, do bëhen së shpejti të
njohura pozicionet lidhur me
një dockument të posaçëm, të
përgatitur nga Këshilli i Ki
shave të Lindjes së Mesme etj.