EmailFacebookKontakt

Tiranë / 10 vjet nga rihapja e Kishës së Ungjillëzimit

Tiranë

-10 vjet nga rihapja e Kishës së Ungjillëzimit

Ishte dimri i vitit 90-
91. Nga disa qytete të
vendit vinin lajme, se
besimtarët po rihapnin
tempujt. Demokracia po
rivendoste lirinë fetare.
Për ne besimtarët ortho-
dhoksë të Tiranës para-
qitej një vështirësi e ve-
çantë. Kisha jonë e Un-
gjillëzimit ishte shndë-
rruar në sallë lojërash
dhe jo e mirëmbajtur
vite me radhë. Kështu,
për t’u kthyer në desti-
nacionin e saj fillestar,
kërkonte kapërcimin e
pengesave, si adminis­
trative dhe ndërtimore,
për të cilat lypeshin për-
pjekje të gjithanshme. U
vendos të mblidheshin
besimtarët për të for-
muar një këshill drej-
tues, i cili të kujdesej për
zgjidhjen e problemeve
dhe pikësëpari, marrjen
në dorëzim të kishës.
Fillimisht u caktua
që kjo mbledhje të bëhej
në shtëpinë e Llazar
Pjeshkazinit, por, meqë
shumë shpejt numri i
besimtarëve që dëshiro-
nin të merrnin pjesë i
kaloi të 40 vetët, u pa e
udhës të merrej me qira
një sallë në Pallatin e
Kulturës. Takimi u zhvi-
llua më 4 shkurt 1991
dhe bekimin e dha kle-
riku i vjetër At Gaqo
Petri. Pastaj, u shqyrtu-
an vështirësitë që du-
heshin kapërcyer dhe

për këtë qëllim u zgjodh
këshilli provizor prej
shtatë vetësh, të cilët
ishin: At Gaqo Petri,
Kryedhjakon Sotir Kan-
xheri, Dhjakon Spiro
Findiku, Teologu Dhimi-
tër Beduli, Petraq Ra­
ma. Dhimitër Sinjari
dhe Stavri Bojaxhi.
Duhet thënë se ma-
rrja në dorëzim erdhi jo
e lehtë. Për një muaj
rresht Komiteti Ekzeku-
tiv e shtynte ditë pas
dite dorëzimin e çelsave
dhe kështu dëshira e be-
simtarëve për ta hapur
kishën më 25 mars, që
është edhe festa e ki-
shës, e Ungjillëzimit të
Hyjlindëses, nuk qe e
mundur të realizohej,
veçse me një shërbesë të
kufizuar, kurse mesha e
rifillimit të kishës u bë
më 31 mars, që binte atë
vit e Diela e Dafinës.
Ndërkohë, e vlen të
rikujtojmë me disa ho-
llësi, fazën përgatitore,
punën që u bë gjatë dy
muajve që i paraprinë
kësaj dite. Ishte me të
vërtetë një ringjallje. E
gjithë pasuria e kishës
ishte shpërndarë, që nga
librat e liturgjisë deri te
këmbanat! Me dëshirë
të madhe, populli ndih-
moi që të gjitha të vihe-
shin në vend. I ndjeri
dhjakon Findiku, pa u
lodhur dhe i ndihmuar
nga Nasi Hobdari, bëri
përpjekje kudo që objek-
tet kishtare (veshjet e
klerikëve, enët e liturgji-
së, ikonat fronat episko-
palë e deri te këmbanat,
shumë prej të cilave ki­
shin përfunduar në mu-
zeume dhe në kinostu­
dio) t’i ktheheshin pro­
nares së tyre të ligj-
shme, kishës.
Mbasi u morën në do-
rëzim çelsat e kishës
(flitet për ato të tempu- *
llit, sepse anekset e tje-
ra, të shndërruara në
magazinë të sportit, na
u dhanë me shumë vone-
së, mbas një viti) filloi
puna e “kthimit në iden-
titet”, sipas një plani të
organizuar nga këshilli,
por më tepër të bazuar
tek vullneti i atyre që u
ofruan të ndihmojnë.
Këta ishin, nga të parët:
Llazar Pjeshkazini, Ni­
ko Hobdari, Filip Nito,
Nasi Hobdari e me ra-
dhë Spiro Vojo, Todi Jan-
ku, Milto Mima, Lekë
Tasi, Dhimitër Kobuzi,
Llazar Nushi, Petrika
Shalsi, Spiro Beleri, Sa-
ndër Coka, Loni Kllapi,
Thoma Valera, Pavllo
Hobdari, Aleko Dhima,
Minella Mihah, Vane Ma-
zniku, Qirjo Nikolla etj.
Ditën që u hap kisha,
brendia e saj kishte pa-
mjen e një shpelle. Plu-
huri, papastërtitë mbu-
lonin gjithçka dhe duhe-
shin hequr. Muret e pa-
lyera prej vitesh kishin
ganxha hekuri të ngu-
lura, që duheshin prerë;
dyshemeja me pllaka,
për t’u përdorur si sallë
gjimnastike ishte mbu-
luar tej e tej me parket,
që duhej shkatërruar,
altari ishte bërë rrafsh
me sallën, duhej ringri-
tur, nga ikonostasi s’ki-
shte mbetur asnjë gjur-
më, duhej krijuar sërish.
Me pak fjalë duhej bërë
një punë voluminoze në
pak ditë.

U fillua me pastrimin
e dherave. Nga parketi i
hequr, u mendua të kri-
johej provizorisht një
platformë e ngritur mbi
tulla, e cila do të përbë-
nte sheshin e altarit.
Pastaj, po nga parketi u
përftuan disa katërkë-
ndësha 3 metroshë, të
cilat u pajantuan dhe u
veshën me kartë tapice-
rie, mbi të cilët u vendo-
sën ikonat. Përpara tyre
pastaj u varën kandilet
e vjetra, të cilat ishin dë-
rguar për t’u fërkuar
nga ndryshku tek vajzat
dhedjemtë erepartittë
bakrit të Artistikes; dhe
u lyen me kujdes.
Por kisha ishte pa
administratë, pa fonde.
Për të përballuar shpen-
zimet e saj, u ofruan të
holla sipas mundësive
nga besimtarë, si Krisa-
nthi Zoto, Dhimitër Gji-
ka, Ollga Karafili, Vasil
Zoto, Fjodor Prifti, Luiza
(vijon nëfaqen 10)

(vijon nga faqja 9)
Stasoli, Foto e Petraq Roço,
Aleks Jani, Kristo e Stefan Di-
ngu, Gaqo Bushaka, Miti Theo-
dhosi Lefkothe Pin, Katina
Koce, Antigoni Xhamilla etj.
Një ndihmesë të çmueshme
në përgatitjet për Javën e Ma-
dhe, dhanë Piktori Gazmend
Leka, bashkë me nxënësit e tij
Sokol Sinari dhe Adrian Kapo,
që pikturuan Krishtin e kry-
qëzuar.
Mesha e parë pati një jehonë
të madhe në gjithë qytetin. Për
të parën herë mbas 25 yjetësh
u dëgjuan tingujt e hareshëm
të këmbanave. Populli vërshoi
nga të gjitha anët me një mallë-
ngjim të veçantë. Ishte siç tha-
më, e Diela para Pashkëve,
ardhja triumfale e Zotit mes
njerëzve, fillimi i Javës së Ma­
dhe, dhe të gjithë mbanin në
dorë një degë dafine. Përfaqë-
sues nga komunitetet e tjera
fetare, trupi diplomatik dhe
udhëheqës politikë erdhën dhe
përshëndetën. Mesha u krye
nga At.Gaqo Petri me dhiako-
nët Sotir Kanxheri dhe Spiro
Findiku, psali Dhimitër Beduli.
Sot, në 10 – vjetorin e asaj
dite jubilare, që shënoi fundin
e një intervali të errët historik
të dhunës ateiste, ne shohim
ndryshimin e madh që ka
pësuar Kisha jonë e Ungjillëzi-
mit, me restaurimin e plotë që
iu bë në vazhdim, jo vetëm në
Kishën tonë Orthodhokse Auto-
qefale në zhvillimin e saj tërë-
sor, nën drejtimin e Fortlu-
mturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas. Ajo është e pranishme
në jetën e vendit me mesazhin
e saj të paqes dhe dashurisë, të
besimit në Perëndi, kaq të do-
mosdoshëm në epokën tonë të
mbushur me frymë materia-
liste. Për shkak të vështirësive
të mëdha, ajo ndihmon gjitha-
shtu në sektorin social, kudo ku
lypet solidariteti, tek shtresat
nevojtare, në raste emergj en­
cash, me kontributin e saj vëlla-
zëror. Prej vitesh pra, kisha
jonë çon përherë e më gjallë-
risht tek njerëzit mesazhin
fitimtar të Krishtit, Fjalën e Tij,
ajo përbën një forcë në rritje në
shëndoshjen a shoqërisë, në
rimëkëmbjen e Shqipërisë.
Nasi Hobdari, Lekë Tasi