EmailFacebookKontakt

Tiranë / Fillon punën me sukses serra e burgut

Tiranë
Fillon punën me sukses serra e burgut
Siç kemi shkruar më parë,
në burgun 325 të Tiranës, me
një financim të siguruar nga
Kryepiskopi Anastas, ka nisur
veprimtarinë një serrë lulesh.
Në të punojnë gratë e burgosu-
ra dhe tashmë kanë dalë për
shitje vazot e para, me çmim
konkurues. Prej tyre pritet të
fitohen rreth 500 mijë milionë
.lekë, pjesa më e madhe e të
cilave do të kalojë për të burgo-

surit, ndërsa një pjesë do shër-
bejë për blerjen e farërave e
vazove të tjera, duke siguruar
kështu vazhdimësinë e punës.
Me këtë rast, një përfaqësi
e drejtorisë të këtij burgu,
takoi Kryepiskopin Anastas,
duke i dhuruar si gjest
simbolik falenderimi vazon e
parë me lule të prodhuar nga
serra. Duke i falenderuar,
Fortlumturia e Tij tha, se lulet

e para duhet t’u shpërndahen
të burgosurve dhe familjarëve
të tyre që i vizitojnë, duke i
konsideruar ata si pëllumba të
plagosur, që momentalisht
ndodhen në një urë, të cilën
duhet ta kapërcejnë, për t’u
bashkuar më pas me dinjitet
në shoqërinë, si njerëz plo-
tësisht të integruar.
Korresp. i “Ngjalljes”