EmailFacebookKontakt

Patricia Anastasia (10 Mars)

Nga Shenjtorët e muajit
Patricia Anastasia (10 Mars)

Patricia e parë e Perandorisë Biza-
ntine në kohën e Justinianit të Parë
(527 – 565), shkëlqente me dhuntitë
dhe virtytet e saj. E nderonin pra të
gjithë bile dhe perandori, gjë që zgjoi
cmirën e mbretëreshës Theodhora.
Atëherë ajo, lastar i prindërve te pa­
sur dhe fisnikë, mori pjesën e pasu-
risë që i takonte dhe duke e përdorur
këtë rast si shkak për të shpëtuar
shpirtin e saj, por edhe për të qetë-
suar perandorinë, iku në Aleksa-
ndri. Sipas një burimi tjetër, në
Aleksandri e internoi Theodhora…
Atje asketizonte në manastirin që
ndërtoi, i cili u quajt manastiri i Pa­
tricias. Por mbas vdekjes së Theo-
dhorës, Justiniani dërgoi ta kër-
konin dhe ta gjenin. Në kërkimet
bashkëpunoi dhe kryepiskopi i
Aleksandrisë. Por, oshënarja kishte
ikur natën në Skitin e ava Danilit, i
cili e veshi me rroba burri, dhe ia
ndërroi emrin në Anastas. I caktoi
të mbyllej në një shpellë të largët
dhe të mos dilte vetë jashtë, dhe as
të mos fuste të tjerë brenda. I ngar-
koi vetëm njërit prej bindësve të tij

që t’i linte jashtë shpellës gjërat më
të domosdoshme për të rojtur.
Dhe “Anastas Eunuku” jetoi i mby-
llur 28 yjet. Kush mund ta marrë
me mend durimin e saj gjatë kry-
erjes së të gjitha ushtrimeve ba-
shkë, dhe për më tepër në një
shkallë shumë të lartë. Kush mund
ta marrë me mend luftën e de-
monëve që do ti kujtonin të gjitha
kënaqësitë sensuale dhe nderet e
gradës së saj: durim dhe luftë mbi
28 vjet!
Paranjohu fjetjen e saj dhe la në hy-
rje të shpellës një qeramidhe, në të
cilën shkruante që të vinte avai me
vegla për të gërmuar varrin e saj.
Por edhe Danili pa një vizion në
lidhje me këtë. Të dy murgj ërit e
gjetën shenjtoren me temperaturë
dhe kërkuan duke qarë bekimin e
saj. Jerondi e kungoi dhe engjëjt,
të cilët i shihte me sy, e morën në
dorëzim shpirtin e saj. Gjatë va-
rrimit vëllai vuri re rastësisht për-
katësinë seksuale të saj dhe atë-
herë i çuditur dëgjoi’avanë t’i
zbulonte historinë e saj.