EmailFacebookKontakt

Kristianizmi i popujve skandinavë

Nga historia e Krishterimit
Kristianizmi i popujve skandinavë
Nëpër vendet skandinave,
krishtërimi u përhap mbas
shekullit të 9-të. Mjaft tregtarë
nga këto vende, ushtronin
aktivitetin e tyre nëpër vendet e
Evropës Perëndimore, ku u
njohën me krishterimin. Gjitha-
shtu vikingët lundronin me
anijet e tyre drejt ishujve Bri-
tanikë. Në kontaktet që kishin
me popullsinë, kishin mundur të
lidhnin martesa me gra të
krishtera me origjinë kelte,
kështu ata e pranuan pagëzimin
pa ndonjë vështirësi, duke lënë
mënjanë fenë e tyre idhujtare.
Në vitin 823 Kryepiskopi i Remit
Ebbon, së bashku me dy shoqë-
ruesit e tij, murgun Anzgar dhe
episkopin Vremit Vilerik, filluan
aktivitetin misionar në Dani-
markë duke konvertuar mjaft
danezë në fenë e krishterë, por
nuk arritën që të fitonin mbësh-
tetjen e mbretit të tyre. Vite më
vonë, atëherë kur mbreti Harold
u çfronëzua nga kundërshtari i
tij, Harek, gjeti strehë tek fra-
nkët, ku mbreti Ludovik i vuri si
kusht që të pagëzohej i krishterë
dhe të mbështeste veprën misi-
onare për kristianizmin e dane-
zëve. Kështu Haroldi në vitin
826, i shoqëruar nga murgu
Anzgar (801-865) u kthye në Da-
nimarkë me qëllim që të zinte
fronin mbretëror, por dështoi dhe

u kthye në Frizi, me synimin e
riorganizimit të një përpjekje
tjetër misionare për në Dani-
markë. Për këtë murgu Anzgar
përgatiti dymbëdhjetë të rinj,
nga familjet e zgjedhura daneze
që ndodheshin në Frizi, që kur
të vinte momenti i përshtatshëm
të ndërmerrnin udhëtimin misi­
onar, por me vdekjen e Anzgarit
më 865 u shua edhe ëndrra e akti-
vitetit misionar për kristianiz­
min e danezëve. Vite më vonë
Haroldi mundi të kthehej në
Danimarkë dhe bëri të mimdur
kristianizmin e danezëve i ndih-
muar nga Kryepiskopi i Hambur-
gut Adhaldhalo (937-988). Në
Sinodin e Ingelamit në vitin 948
merrnin pjesë edhe episkopët e
parë danezë dhe konkretisht ata
të episkopatave të Jutlandës,
Slesvik, Arhur e Ribe. Por kris­
tianizmi i tyre i plotë u realizua
vetëm në kohën e mbretit Knut i
Madh (1015-1035).
Përhapja e krishterimit në
Norvegji, ka lidhje të ngushta me
kishën e Anglisë. Gjatë mbretë-
rimit të Haakon i I-rë (935-961)
kristianizmi i norvegjezëve u
mbështet nga iniciativat misio­
nare të mbretit danez Harold.
Por gjatë viteve të mbretërimit
të Olaf Haroldsonit, kristianizmi
i norvegjezeve arriti kulmin. Olaf
Haroldson (995-1000) kishte

lindur në vitin 955 në Juglindje
të Norvegjisë. Në moshë të re ai,
shërbeu si viking në Britani dhe
Normandi, ku u njoh me besimin
e krishterë dhe u pagëzua. Mbas
vitit 1015 u kthye për të prete-
nduar fronin e Norvegjisë. Me ve-
te ai mori mjaft episkopë anglezë,
me qëllim që të bënte kristianiz­
min e norvegjezëve. Shën Olafi
siguroi një bazë të qëndrueshme
të besimit të krishterë, me ndër-
timin e kishave dhe organizimin
e klerit. Gjithë jetën e tij ia ku-
shtoi krishterimit, derisa u mar-
tirizua më 29 korrik 1030 në qy-
tetin e Stikleshtatit. Ky Shenjtor
nderohet me respekt të veçantë
nëpër vendet nordike. Në për-
kujtim të tij janë ngritur rreth
340 kisha e kapela dhe konkre­
tisht në Norvegji ekzistojnë 52 të
tilla, në Suedi 75 etj.
Përhapja e krishterimit në
Suedi është e lidhur me inicia­
tivat misionare të kryepiskopit të
Hamburgut Anzgar. Në vitin 829
një përfaqësi e suedezëve mbërri-
ti në Normandi dhe kërkoi nga
mbreti që të interesohej për kris­
tianizmin e suedezëve. Kjo dety-
rë iu ngarkua murgut Anzgar, i
cili nën shoqërinë e disa tregta-
rëve skandinavë, mbas shumë
peripecish mbërriti në Birka, ku
mori garanci nga mbreti Bjoru që
të predikonte krishterimin. Akti-
viteti misionar u kurorëzua me
krijimin e komuniteteve të kri­
shtera nga Suedia, sepse do të
fronëzohej Kryepiskop i Ha­
mburgut nga Papa Grigori i 4-t.
Ky i fundit do ta ngarkonte
Anzgarin të kishte përkujdesje
mbi danezët dhe suedezët.
Mund të themi se Anzgari
përfaqëson për skandinavët atë
çka ishte Bonifaci për gjermanët,
prandaj ai u quajt edhe Apostulli
i Veriut. Me gjithë përpjekjet dhe
zellin misionar Anzgari, shënoi
vetëm fillimin e kristianizmit të
popujve skandinavë, kristianiz­
mi i plotë i tyre u bë në vitet që
pasuan dhe konkretisht i danezë-
ve në kohën e mbretit Knut i
Madh në vitin 1033, i norvegje-
zëve në kohën e Olaf Haroldsonit
në vitin 1000 dhe i suedezëve në
kohën e mbretit Eriku i Shenjtë
në 1160.
Nga norvegjezët krishterimi
u përhap edhe në Islandë dhe
Groenlandë.
Andrea Llukani