“Lum ata që janë të
uritur dhe të etur për
drejtësi, sepse ata do
të ngopen (Matheu
5:6). Të flasësh saktë-
sisht, ky lumurim i Zotit
bekon, jo drejtësinë, por
kërkuesin e drejtësisë.
Janë ata që kanë uri dhe
etje për çfarë është e
drejtë dhe e mirë që ma-
rrin bekimin e Perëndi-
së, që thotë gjithashtu:
Mos u shqetësoni,
pra duke thënë:
“çfarë do të hamë ose
çfarë do të pimë, ose
me çfarë do të vishe-
i mi?”. Sepse janë pag-
ί anët ata që kërkojnë
të gjitha këto gjëra;
Ati juaj qiellor, pra, e
di mirë se ju keni
nevojë për të gjitha
këto gjëra. Por, para
së gjithash, kërkoni
Mbretërinë e Perë-
ndisë dhe drejtësinë e
tij dhe të gjitha këto
gjëra do t’ju shtohen
(Matheu 6:31-33).
Jeta e njeriut që-
ndron në kërkimin, në
urinë dhe etjen për
drejtësinë. Ky është
mësimi shpirtëror i
shkrimeve dhe i shenjto-
rëve. Kënaqësia dhe
prehja vijnë prej Perë-
ndisë, por është një kë-
naqësi dhe një prehje, që
në vetvete, gjithmonë
dhe përjetësisht, bëhet
ί baza e një urie dhe një
i etjeje të re. Kjo nuk
; është në kundërshtim
; me mësimin e Krishtit
; se “ai që vjen tek unë
| nuk do të ketë më uri
| dhe kush beson në
I mua, nuk do të ketë
kurrë etje” (Joani
6:35). Por është më
tepër pohimi se “mos-
prehja” e zemrës së nje
riut, siç ka thënë Shën
Agustini(shek. 5), është
krijuar “drejt Perëndi-
së”, dhe se “prehja” që
gjendet në Atë është
vetë, siç ka thënë Shën
Maksimi (shek. 7) një
“prehje gjithmonë-
dinamike”, gjithmonë
duke u rritur dhe duke
u zhvilluar në një
bashkim gjithmonë më
të madh me pasurinë
dhe plotësinë e panxënë
dhe të pashtershme të
qenies dhe jetës hyjnore.
Shën Grigori i Nisës
(shek. 4) e thotë në këtë
mënyrë:
… mendja njerëzo-
re . . . që endet dhe
shpëmdahet vazhdi-
misht, kudo ku u pël-
qen shqisave… kurrë
nuk do të ketë ndonjë
fuqi të dukshme në
progresin e saj drejt
të Mirës së Vërtetë
(d.m.th. Perëndisë).
Sepse është e pa-
mundur për natyrën
tonë njerëzore të
ndalojë ndonjëherë të
lëvizë; ajo është bërë
nga Krijuesi i saj të
jetë vazhdimisht në
ndryshim. Prandaj,
kur ne e parandaloj-
më atë që të përdorë
energjinë e saj në
kotësira dhe e mbaj-
më nga të gjitha anët
që të mos bëjë ato që
nuk duhen, ajo do
lëvizë medoemos në
një udhë të drejtë
drejt së vërtetës (Mbi
Virgjërinë).
Kështu, në një kup-
tim, ajo (njerishmëria
jonë) është në krijim
vazhdimisht, duke
ndryshuar përherë
për më mirë në rri-
tjen e saj në përsosje;
në këto linja nuk
mund të mendohet
ndonjë kufi, as nuk
mund të kufizohet
(vijon në faqen 4)
Uria dhe Etja
(vijon nga faqja 3)
nga ndonjë cak rritja e saj
progresive në përsosje. Në
këtë mënyrë, në gjendjen e
saj të përsosjes, sado e ma-
dhe dhe e përkryer qoftë,
është thjesht fillimi i një
stadi superior më të madh
(Komentari mbi Këngën e
Këngëve).
Ky mësim shpirtëror do të
thotë se personi i vërtetë
shpirtëror jo vetëm që do të
lëvizë prej padrejtësisë në
drejtësi, por do të lëvizë
përjetësisht në Perëndinë tek
përsosja dhe drejtësia gjith-
monë më e madhe. Uria dhe
etja në këtë mënyrë janë një
karakteristikë themelore e
shpirtit të gjallë të personit të
drejtë; ato janë dinamika
thelbësore e jetës shpirtërore.
Apostull Pavli e ka dhënë këtë
doktrinë.
. . . Por’bëj këtë: duke
harruar ato që kam lënë pas
dhe duke u prirur drejt
atyre që kam përpara, po
rend drejt synimit, drejt
çmimit të thirrjes së lartme
të Perëndisë në Krishtin
Jisu. Pra, të gjithë ne që
jemi të përsosur, le të kemi
këto mendime . . . (Filipia-
nët 3:13-16).
Dhe ne të gjithë, duke
soditur fytyrëzbuluar lav-
dinë e Zotit si në pasqyrë,
shndrrohemi në të njëjtin
shembëllim nga lavdia në
lavdi, posi prej Frymës së
Zotit (2 Korinthianët 3:18).
Nuk ka kënaqësi për shpir-
tin e njeriut përveçse tek
Perëndia. Është kënaqësia e
rritjes së përhershme në
bashkim me Perëndinë. Të
kesh uri dhe etje për Perëndinë,
“për Perëndinë e gjallë”
(Psalmi 42;2), kjo është jeta
shpirtërore. Të mbushesh dhe
të kënaqesh me diçka tjetër
është vdekje për shpirtin.
(Marrë nga “Besimi Orthodhoks”
vëllimi IV)