EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë z. Dhimitër Sinjari

Ndërroi jetë z. Dhimitër Sinjari
Para pak ditësh ndërroi jetë
në moshën 91 – vjeçare anëtari i
Këshillit të Kishës së Tiranës, z.
Dhimitër Sinjari. Ai lindi në
qytetin e Beratit, më 30 janar në
vitin 1910, nga një familje me
tradita të besimit orthodhoks.
Dhimitri ishte një nga besnikët
më të mirë dhe një nga nismë-
tarët erihapjes së Kishës së Ungjillëzimit në Tira-
në, si dhe një nga bashkëudhëtarët e të paharru-
arve, Teologut Dhimitër Beduli, Kryedhjakonit So-

tir Kanxheri, Dhjakonit Spiro Findiku, anëta-
rëve si Stavri Bojaxhiu dhe Petraq Rama. Ai
njëkohësisht ishte dhe miku i Kryepiskop Kisit.
Dhimitri megjithëse në moshë të thyer
nuk u shkëput asnjëherë nga problemet dhe
jeta e Kishës, ku me qetësi dhe me devot-
shmërinë e tij punoi për të gjitha detyrat që
i ngarkonte Këshilli.
Karakteristike është dhe se, rrugën e tij
si anëtar këshilli, e vazhdon njëri nga djemtë
e tij. Me fjetjen e tij, siç e përmendi dhe At
Justini, Kisha humbi njeriun dhe anëtarin e
saj, familja njeriun e dashur dhe besimtarët
shokun dhe mikun e tyre të dashur.