EmailFacebookKontakt

Nderim i madh për fortlumturinë e tij, kryepiskopin anastas

NDERIMI MADE PEE FORTLUMTURINE E ΊΊJ, KRYEPISKOPIN ANASTAS

“Shërbimi i tij ndezi besimin e njerëzve…”
Në 17 shkurt, në Hotel Hilton të Nju Jorkut, Urdhëri i Shën Andreas, Arhondë të Patrikanës Ekumenike, i akorduan
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Akademik Prof. Dr. Anastasit “Çmimin
Athenagora për të Drejtat e Njeriut”
Ky është nderimi më i madh
që jepet nga Kisha Orthodho-
kse e Amerikës. Sipas motiva-
cionit, ky çmim i jepej një njeriu
që në mënyrë konstante ka
shprehur nëpërmjet veprime-
ve, qëllimeve e dedikimit, kuj-
des për të drejtat e njeriut dhe
lirinë fetare, pa asnjë dallim
race, ngjyre apo besimi.
Në ceremoninë për dhënien
e çmimit, e cila zgjati katër orë,
ishin të pranishëm udhëheqës
fetarë dhe liderë laikë, së ba-
shku me politikanë të ndry-
shëm, ambasadorë dhe persona
të tjerë, të cilët çmojnë jetën e
Kryepiskopit Anastas dhe the-
ksuan kontributin e rëndësi-
shëm të dashurisë që ai ka dhë-
në jo vetëm për Orthodhoksinë,
por në gjithë botën: në Shqipëri,
Afrikë, Greqi, Amerikë dhe
mjaft vende të tjera. E gjithë je-
ta e tij ka shprehur respekt e
dashuri për gjithkënd, duke i
afruar e ndihmuar në të njëjtën
mënyrë të krishterët dhe jo-
tëkrishterët, besimtarët dhe
jobesimtarët. Pritja përfshinte
edhe prezantimin e një videoje
për jetën e Kryepiskopit, e cila
tregonte kontributin e rëndësi-
shëm të Fortlumturisë së Tij në
lëvizjen misionare në Kishën
Orthodhokse që nga vitet ’50 të
shekullit XX, dhe luftën e tij
për më shumë se katër dekada,
për të drejtat njerëzore e dinji-
tetin e gjithë atyre që vuajnë.
“Këtë mbasdite ne plotësoj-
më një detyrim ndaj një shërbë-
tori të përulur të Perëndisë, i
cih ia ka dedikuar jetën e tij pë-
rhapjes së Fjalës së Zotit dhe
Shpëtimtarit tonë në çdo kënd
të botës, duke zbutur vuajtjen
njerëzore në zonat e shkretuara
nga lufta dhe vendet e prapa-
mbetura, duke rritur paqen e
solidaritetin mes popujve te
(vijon në faqen 5)

“Shërbimi i tij ndezi
besimin e njerëzve…”

(vijon nga faqja 1)
ndryshëm, të ndarë the-
llë mes tyre për arsye et-
nike a fetare, – do vinte në
dukje në §alën e tij, Dr.
Antoni Liberaki, drejtu-
esi i Urdhërit të Shën
Andresë. — Fortlumturia
e Tij Anastasi, është një
paqebërës, një ndërtues,
një edukator, një teolog,
një ngushëllues dhe një
qenie njerëzore e jashtë-
zakonshme, i cili ka bërë
diferencën për mijëra në
nevojë,*në dy kontinente”.
Me këtë rast, Tërë-
shenjtëria e Tij, Patriku
Ekumenik Vartholomeu
I, dërgoi një mesazh, ku
shprehte gëzimin e tij
për këtë vendim për të
nderuar Kryepiskopin
Anastas. “Ne jemi shu-
më të ndërgjegjshëm për
ndjeshmërinë e tij të
mprehtë, dhembshurinë
e ngrohtë dhe respektin
e thellë për dinjitetin e
jetës dhe lirinë e lindur
të popujve… Në Shqi-
përi ai ka shërbyer si një
fanar i tolerancës… Ka
punuar me vendosmëri
për pajtimin e popullit,
duke u mësuar të tjerëve
njëri-tjetrin ashtu si Zoti
urdhëron, pa bërë asnjë
dallim fetar a ideologjik
dhe për këtë arsye ai
është i dashur dhe i vle-
rësuar nga të gjithë”.
Kryepiskopi Dhimi-
tër i Amerikës, do të
thoshte në banket: “Mo-
rali i krishterë dhe de-
tyra vizionare janë zemra
e jetës dhe shërbesës së
Fortlumturisë së Tij
Anastasit. Shërbimi i tij
ndezi besimin e njerëzve
që rronin në errësirë
shpirtërore. Në emrin e
Krishtit, nëpërmjet ve-
primtarisë së tij, ai dha
shpresë, ndriçim dhe
premtim për jetën e pa-
sosur në burra, gra dhe
fëmijë, të cilët ishin të
privuar nga gëzimi i
fjalës së Perëndisë”.
Ndërsa At Artur Lio-
lini, Kancelar i Arqidio-
qezës Shqiptare, bëri një
nga ndërhyrjet më mbre-
sëlënëse, duke treguar
se si ka ndryshuar në vi-
te qëndrimi i tij kundrejt
Kryepiskopit dhe se si
arriti ta admirojë lart
dhe repektojë Fortlu-
mturinë e Tij për punën
e pakursyer e sakrifiku-
ese në Shqipëri dhe në
gjithë botën.
Në fund, mbrëmjen
do ta gjallëronte sërish
5ala prekëse e pranimit
të nderimit nga Kryepi­
skopi Anastas, në të ci-
lën do të theksohej për
të pranishmit, nevoja që
Kisha të zhvillojë një
perspektivë universale
dhe ekumenikale në bo-
të e në globalizim, një
përgjegjësi apostolike
për të përhapur tek nje-
rëzit Lajmin e Mirë dhe
një respekt të thellë për
të drejtat njerëzore të
çdo personi a grupi.
Më parë, me këtë
Çmim kanë qenë nde­
ruar edhe Nënë Tereza,
Pridenti Karter dhe
kryepiskopi Anglikan i
Afrikës së Jugut Des­
mond Tutu. Çmimi mban
emrin e një prej prima-
tëve më të mëdhenj të
Kishës në shek. XX, Pa-
trikut Ekumenik Athe-
nagora, i cih është bërë
një sinonim i dashurisë
për gjithë popujt e botës.