SHBA
Rezerva dhe kundërshtime për disa aspekte
të Kartës Evropiane të të drejtave themelore
Që nga paraqitja e
kësaj Karte, mjaft kisha
të krishtera kanë para-
qitur rezervat dhe kun-
dërshtitë e tyre. Ato janë
shprehur nga Konfere-
nca Evropiane e Kisha-
ve, Kisha Katolike, ki
sha të ndryshme prote-
stante, Kisha Orthodho-
kse e Greqisë, organiza-
ta të ndryshme të krish
tera etj. Së fundmi, edhe
Patriku i Moskës, Ale-
ksej II, në një letër drej-
tuar Patrikut Ekumenik
Vartholomeu dhe Papës
së Romës, shpreh në
mënyrë të detajuar kun-
dërshtimet ndaj disa as-
pekteve të saj.
Kështu, nga të gjitha
kishat vihet në dukje
mungesa e referimeve
për bazat shpirtërore
dhe etike të dinjitetit të
qenies njerëzore dhe
mungesa e atyre për
përgjegjësinë morale të
personit dhe detyrimet e
tij, që shkojnë parale-
lisht me të drejtat. Prea-
mbula hyrëse e Kartës,
ka tendencë të injorojë
trashëgiminë fetare të
Evropës, duke trajtuar
vetëm vlerat humaniste,
që nuk janë bazë për ko-
nceptimin fetar të botës.
Tjetër vërejtje, lidhet
me paragrafin 21, që
ndalon në mënyrë ta-
ksative “çdo lloj diskri
minimi”, fetar, politik a
seksual, i cili, i interpre-
tuar ngushtë nga Shteti,
mund të sjellë një kon-
tradiktë të pakalueshme
me Kishën Orthodhokse
dhe kishat e tjera. Ndaj,
është nevoja që këto
principe të kontrabala-
ncohen nga masa që të
forcojnë mosndërhyrjen
e Shtetit në punët dhe
jetën e brendshme të
kishave dhe organizata-
ve fetare.
Gjithashtu, duke u
ndalur në artikullin 13
të Kartës, vihet re se he-
qja e çdo lloj kufizimi në
kërkimet shkencore,
përbën një rrezik poten-
cial, duke pasur para-
sysh keqpërdorimet.
Ndaj, është nevoja të
gjendet një trajtim shu-
më i ekuilibruar dhe i
përgjegjshëm ndaj kë-
tyre problemeve, si edhe
ndaj heqjes të çdo kufi
zimi në shprehjet arti-
stike, që mund të përdo-
ren ndonjëherë me qëlli-
me të këqija, duke kon-
tribuar për acarimin e
konflikteve apo për të
fyer ndjenjat fetare, ko-
mbëtare të komunite-
teve të ndryshme. Një
tjetër pikë e kundër-
shtuar, është kriteri i
ndarjes së qytetarëve
sipas “orientimeve sek-
suale”, është në kundër-
shtim me natyrën nje-
rëzore dhe nuk është e
justifikuar futja e tij në
paragrafin 21 etj.