Dëshmi interesante për Mitropolinë
e Korçës, të vitit 1566
– Episkopi Orthodhoks i qytetit, u caktua në krye të Dioqezës
së Italisë të Jugut, e cila ndodhej në autoritetin e Patrikanës
së Ohrit –
Në librin e Jordan Jorda-
novit “Bëllgarski starini v
Maqedonia”, ribotim i Akade-
misë së Shkencave Bullgare,
më 1970, gjejmë një dëshmi
interesante për peshkopin e
atëhershëm të qytetit, Timo-
teun.
“Kryepiskopata e Ohrit ka
pushtetin shpirtëror në Itali, në
ishujt dhe në Dalmaci. Që
Kryepiskopata e Ohrit ka patur
pushtetin shpirtëror dhe një
eparhi (dioqezë Th. K) të gjerë
italiane, këtë e marrim vesh
nga katër letra të Kryepiskopit
të Ohrit, Paisi, që i dërgon
mitropolitit të Italisë, Timo-
teut, në vitin 1566. Ato ruhen
në manastirin Zograf. Ato
duhet të jenë sjellë këtu bashkë
me dokumente të tjera nga
Kryepiskopi i fundit i Ohrit,
Arseni, i cili vdiq në konakun e
tij në Karea (Mali i Shenjtë).
Ato u botuan nga Profesori
Palmov, në Slavjansko obozre-
njije, viti II, f. 226 – 232 dhe në
kohët e fundit si shtesë në Biz.
Vrem. XIII, 132 – 139. Më e
rëndësishme është letra e parë
e Paisit, tek e cila flitet për epa-
rhinë (dioqezën Th. K) italiane,
e cila i nënshtrohet pushtetit të
kryepiskopatës së Ohrit, në
këto eparhi: Në Apuli, në
Abruco, Vasilikatë, Kalabri, në
ishullin e Sicilisë, në ishullin e
Maltës, Dalmaci ai flet dhe për
të drejtat e mitropolitit të
Italisë. Në vendin e të ndjerit
Pafnut, Kryepiskop Paisi emë-
ron si zëvendës të tij peshkopin
e Korçës Timoteun, i cili qe
dorëzuar në Katedralen e
Korçës që prej pararendësit të
tij, kryepiskopit Nikanor.
Banorët orthodhoksë në Itali,
që i nënshtrohen Kryepisko-
patës së Ohrit janë grekë dhe
shqiptarë.
Titulli i mitropolitit qe si vijon:
11αν:ερώτατο: μητροπολίτης πάοης Ιταλικής
έπαρχίας^ καΐ τών ένοριών αύτής ‘ΛκοίΑίας, ^Αμπρούτζης, Βα-
αίλικάΙΑι Κοίλαβρίας, Μικβλίας, ΐίιλίτης, Δαλματίας, υπερτιμάς
καί καθολικός έξαρχος πάσης δύαεως
Shenjtëria e Tij, Mitropolit i gjithë Eparhisë Italiane,
dhe i enorive të saj të Apulies, Abruceve, Vasilikatës,
Kalabrisë, Siqelisë, Melitisë, Dalmacisë, eksark i nderuar
dhe i përgjithshëm i tërë Perëndimit