Nga historia e Krishterimit
Si e pranuan atë popujt
gjermanikë
Në kohën kur fiset
gjermane të ostrogotëve
dhe vizigotëve qenë ven-
dosur nëpër provincat e
perandorisë romake dhe
kishin përqafuar fenë e
krishterë, fiset e tjera
gjermane, që jetonin ja-
shtë kufijve të perando-
risë romake, qenë ende
paganë. Misionarë të
krishterë kishin shkuar
për të përhapur krishte-
rimin tek këto fise nga
frankët, britanikët, sko-
cezët dhe anglosaksonët
dhe kishin dështuar.
Duhet theksuar, se
te asnjë popull barbar
krishterimi nuk u fiit me
aq vështirësi, se sa tek
gjermanët, sepse: Fiset
gjermanike qenë në
armiqësi me njëra-tje-
trën dhe kishin një na-
tyrë luftarake dhe të
pavarur.
Të parët që kaluan
në krishterim qenë ba-
varezët, tek të cilët pre-
dikuan misionarët fra-
ncezë Ruperti, Emeriani
dhe Korbinioni. Ndërsa
te alemanët dhe helve-
tikët predikuan dy
murgj irlandezë Kolum-
biani dhe Gali në fillimet
e shekullit VII. Predi-
kimi i tyre u çua më tej
në gjysmën e dytë të
shekullit VII nga Shën
Primini dhe u përsos
nga Shën Bonifaci. Ky i
fundit ishte anglosakson
dhe kishte lindur në një
familje aristokrate në
krahinën e Devonshai-
rit, në vitin 680. Në mo-
shën 30 – vjeçare hiroto-
niset prift dhe filloi pu-
nën misionare tek fiset
fride, për t’i bërë të kri-
shterë. Misioni i tij nuk
pati sukses, sepse fiset
fride në atë kohë qenë në
luftë me frankët. Atëhe-
rë, Shën Bonifaci u dety-
rua të kthehej në vend-
lindjen e tij, në Angli, ku
u zgjodh igumen i një
manastiri. Por ideja e
kristianizimit të gjer-
manëve nuk e linte të
qetë. Në vitin 719 shkon
në Romë, ku u prit mirë
nga ana e Papës, duke i
dhënë fuqi të plota mi
sionare. Me t’u kthyer, u
nis përsëri në fiset fride,
për të ndihmuar mur-
gun anglosakson Vili-
brand. Por, pas një mos-
marrëveshje me këtë të
fundit, shkoi në krahinën
e Hessit, ku punoi me shu-
më zell dhe pati sukses.
Duke menduar se
me cilësinë e episkopit
do të kishte më shumë
autoritet në misionin e
tij, Bonifaci i kërkoi
Papës që ta bënte epi-
skop të gjermananëve.
Kjo gjë u bë realitet në
vitin 722, papa e dorëzoi
atë në gradën episko-
pale, por pa rezidencë të
përhershme. Me të mbë-
rritur në rajonin e He-
sëve, Bonifaci urdhëroi
që të pritej një lis i madh
që konsiderohej i shenj-
të, kushtuar perëndisë
pagane Donar (perëndia
i rrufesë). Me lëndën e
atij lisi ai ndërtoi një ki-
shë. Ky ishte një hap ve-
ndimtar në kristianizi-
min e hesëve.
Më vonë Bonifaci do
të shkonte në krahinën
e Turingisë e më pas në
Bavari, duke zgjidhur
mosmarrëveshjet, që
ekzistonin nëpër kishat
e këtyre vendeve. Duke
parë suksesin e autori-
tetin e tij, papa e bëri
Bonifacin kryepiskop të
gjermanëve, në vitin
737. Bonifaci krijoi 13
qendra episkopale, me
në krye misionarët më të
mirë anglosaksonë, të
cilët e kishin shoqëruar
gjatë kristianizimit të fi-
seve gjermane.
(vijon nëfaqen 10)
Si u kthyen popujt gjermanikë
(Vijon nga faqja 9)
Për të përsosur jetën
monakale, Bonifaci themeloi
manastirin e famshëm të
Fludës.
Duke e vendosur rezi-
dencën e kryepiskopatës në
Mainz, ai bëri që të gjitha fiset
gjermane të kenë një qendër të
vetme kishtare.
Pasi kishte udhëhequr me
sukses të plotë për 10 vjet ki-
shën gjermane, Bonifaci kujtoi
ëndrrën e rinise së tij, për të
vazhduar punën misionare për
kristianizimin e fiseve fride.
Suksesi këtë radhë ishte shumë
i madh. Mjaft fridë u ko-
nvertuan në kristianizëm. Por
kjo gjë shkaktoi zemërimin e
pjesës që kishin mbetur ende
paganë.
Një ditë, kur Bonifaci priste
që t’i vinte një numër i madh
njerëzish, për t’i pagëzuar, në
vend të tyre u ndesh me një tur-
më fridësh paganë, të cilët e
masakruan, së bashku me sho-
qëruesit e tij në vitin 755. Në
këtë mënyrë e dha jetën e tij si
martir, apostulli i gjermanëve
Shën Bonifaci.
Përgatiti:
A. LLukani