EmailFacebookKontakt

“Djalëth njeriu i Perëndisë….”

Vangjush Ziko
“Djalëth njeriu i Perëndisë….”
– Naimi përpara ikonës së Krishtit –

“Përpara Krishtitë”
titullohet vjersha e Nairn
Frashërit, e botuar në
vitin 1890, në vëllimin
“Luletë e Verësë”.
1. Eshtë një vjershë
që nuk ka tërhequr vë-
mendjen e studiuesve
tanë, por që na duket se
ka jo vetëm vlerë artis-
tike, por mbi të gjitha,
një mendim të artë hu­
man, filozofik kombëtar.
2. Në këtë vjershë
poeti na jep portretin
shpirtëror të Jisu Kri­
shtit të kryqëzuar nga
mbrapështitë parado-
ksale njerëzore, që nuk
pyesin as për lidhje gja-
ku, as për moral, as për
drejtësi. Fytyra e Krishtit
të masakruar është, për
poetin një pasqyrë e
vuajtjeve njerëzore, të
shkaktuara nga vetë
njerëzit, nga cmira, ligë-
sia, brutaliteti, fanatiz-
mi. Ajo është, në të njëj-
tën kohë dhe mishërimi
i dashurisë sublime për
njeriun dhe njerëzimin,
dashuri që shkon deri në
vetësakrifikim, dashuri
që fal dhe beson në një
të ardhme njerëzore të
ndritur. Kjo vjershë del
kështu edhe përtej caqe-
ve të “subjektit” të saj,
duke i bërë jehonë drejt-
përdrejt realitetit sho-
qëror të kohës.
Vjersha është e ndër-
tuar në mënyrë strofike,
me kombinime të gja-
shtë strofave dhjetërro-
këshe dhe pesërrokëshe,
që përbëjnë së bashku
tre çifte jambike. Strofat
e para të këtyre tre
çifteve, ato dhjetërrokë-
she, flasin për vuajtjet e
mundimet që hoqi për
njerëzit dhe nga vetë
njerëzit Zoti Krisht dhe
theksojnë mesazhin hu­
man e paqësor të këtij
Profeti, mesazh, i cili ka
në themel besimin dhe
miqësinë, ndërsa strofat
e dyta të çdo çifti, ato pe-
sërrokëshe, japin gjy-
kimin që nxjerr poeti
rreth këtyre veprimeve.
Strofat dhjetëshe janë
përshkruese, kurse ato
pesëshe janë formuluar
në formë pasthirrme
admirimi e respekti për
Zotin Krisht, duke luaj-
tur rolin e një refreni, që
zakonisht në poezi ka
funksionin e nënvizimit
të mendimit qendror të
saj, qëndrimin e hapur
ideoemocional të poetit.
Vlerën figurative emoci-
onale të krejt poezisë,
pra e krijon ky ndërtim
alternativ midis paraqit-
jes së portretit të marti-
rizuar të Krishtit, që fal
çdo gjë dhe vlerësimit
admirues të poetit. Për-
mes këtyre antitezave të
fuqishme Naimi jep kë-
shtu vlerësimin e vet për
shoqërinë njerëzore, në
përgjithësi dhe për figu-
rën e Zotit Krisht, duke
e cilësuar atë ndërtuesin
e një morali dhe etike të
re humane. Poeti përu-

let me veneracion përpa-
ra ikonës së Krishtit, i
falet Atij, që “dashurinë
e bëri besë, njeriut i vuri
miqësinë, që kur të lindet
e të vdesë”.
Në këtë vjershë Nairn
Frashërinajep jovetëm
portretin shpirtëror të
Jisu Krishtit, por njëko-
hësisht na ka dhënë dhe
thelbin e mësimeve
kryesore të Doktrinës së
krishterë. Poeti e quan
Krishtin “Djalëth njeri
të Perëndisë” dhe para-
shtron njëkohësisht pa-
rimet themelore të kësaj
doktrine: dashurinë për
njerinë, përdëllimin dhe
faljen. Ky “Djalëth, njeri
i Perëndisë” është për
Naimin një pasqyrë e
botës reale njerëzore, një
pasqyrë autentike dhe e
vërtetë, jo e gënjeshtër,
një martir i madh hu­
manist, predikues i da-
shurisë e miqësisë njerë-
zore, kurse doktrina e
(Vijon në faqen 10)

(Vijon nga faqja 9)
Tij, një doktrinë thellësisht
humane e thirrur dhe e formu-
luar për të afruar dhe pajtuar
njerëzit.
Naimin nuk e ka penguar
aspak besimi i tij fetar bekta-
shian, për të shkruar këtë vjer-
shë për Profetin e Krishterimit.
Frymëzimin e tij poetik drejt
fytyrës së Krishtit e drejtoi
vizioni i tij humanist, ndërgje-
gjja e tij patriotike dhe intuita
e vet personale. Humanizmi i
tij lidhet me dashurinë për
njerëzit, me dhembshurinë e
thellë për vuajtjet njerëzore
dhe besimin iluminist të tij. Vi­
zioni patriotik i poetit lidhet
me synimin për të arritur ba-
shkimin shpirtëror të shqipta-
rëve, duke evidentuar dhe
theksuar në këtë rast, vlerat
morale dhe etike të Doktrinës
së krishterë. Dhe këtë Naimi e
bën pa nguruar, megjithëse i
përket besimit musliman të se-
ktit bektashian. Besimi fetar
për të, nuk duhet të bëhet
shkak i përçarjes kombëtare.
Argument! i tretë i frymëzimit,
ka të bëjë me ngjashmërinë që
ndjen poeti me Martirin e
Madh Orthodhoks.
3. Tërë jeta e poetit është një
jetë prej martiri të vërtetë, që
punoi e vuajti, u tret si qiriri
për fisin e vet, duke predikuar
miqësinë, dashurinë, besën dhe
unitetin kombëtar. Vjersha
përmban kështu një paralelizëm
të pashprehur, por të lexueshëm,
midis subjektit poetik dhe vetë
autorit të yjershës.
Duke u nisur nga këto
deduksione, na jepet e drejta të
pohojmë se edhe në këtë vjer-
shë, “Përpara Krishtitë”, gjen
pasqyrimin e vet vizioni i gjerë
e i thellë i poetit tonë të madh
të Rilindjes Kombëtare dhe i
gjithë rilindasve tanë të më-
dhenj, të cilët e pranojnë rea-
litetin kompleks botëkuptimor
dhe shpirtëror shqiptar, me
respekt dhe me tolerancë ma-
ksimale, duke i vlerësuar rea-
lisht gjërat, pa as më të voglin
kompleks fetar.
Në vjershën “Përpara
Krishtitë” Nairn Frashëri shpa-
los qartë zemrën e tij të madhe,
mendjen e ndritur dhe shpirtin
e tij tolerant prej poeti, besim-
tari dhe mendimtari.
Marrë nga revista
“Tempulli”, nr. 2, Korçë