EmailFacebookKontakt

“Ngjallja” -100 numra pranë besimtarëve orthodhoksë

“Ngjallja” -100 numra pranë besimtarëve orthodhoksë
Eveniment! Ndoshta,
por për ne jo dhe aq,
sepse ishim të sigurtë se
do e arrinim dhe do ta
kalonim. Vetë programi
i shpallur nga Krye-
piskopi Anastas në Fro-
nëzimin e Tij parashi-
konte këtë, madje na
mbushte me besim.
“Ngjallja”, në këto 100
numra u përpoq të plo-
tësojë tërë pikat e pro-
gramit që shpalli në fi-
llim të botimit të saj, në
numrin e parë dhe t’u
përgjigjet sa është e mu-
ndur shpresave që
kishin mbështetur në të
orthodhoksët e Shqi-
përisë.
“Ngjallja”, ashtu siç
ka shkruar Kryepiskopi
Anatas, në tetor 1992,
në numrin e parë të saj,
është gazetë “mesazhi
kristian” dhe “jo vetëm
mjet i thjeshtë informa-
tiv”, por “dritë e pashuar
e Ungjillit tonë”.
Pa llogaritur vështi-
rësitë e hasura, “Ngja­
llja” është munduar të
plotësojë misionin e saj,
duke përhapur shkën-
dija shpëtimtare nga
“drita që s’perëndon ku-
rrë”. Me predikime un-
gjillore, me studime e
përkthime pjesësh të
zgjedhura nga veprat e
Apostujve dhe Etërve të
Shenjtë të Kishës, me
studime të tjera fetaro –
morale, ajoështë për-
pjekur të forcojë ndje-
njat fetare të besnikëve,
duke qenë e sigurt, se në
këtë mënyrë do të kri-
jonte një jetë me të vë-
rtetë të krishterë, si për
vetë besimtarët, për
shoqërinë dhe për ven­
din ku jetojmë.
Kemi arsye të beso-
jmë se kjo përpjekje e
“Ngjalljes” sonë çmohet
si duhet jo vetëm prej
disa shpresëtarëve or-
thodhoksë, por edhe nga
ata që nuk i frymëzon
një ndjenjë fetare si e
jona. Dobia shpirtërore
që ka sjellë kjo në shtre-
sat e ndryshme të sho-
qërisë sonë pohohet e
theksohet nga shumë:
Nga kleri, nga intelek-

tualët, nga populli i thje-
shtë besimtar. Por edhe
njerëz të huaj, madje
edhe pa ndonjë lidhje me
doktrinën e Krishtit, e lë-
vdojnë atë dhe me këna-
qësi lexojnë disa nga

shtyllat e saj, që kanë një
rëndësi morale ose fetare
të përgjithshme.
Kjo përpjekje e gaze-
tës sonë u njoh dhe u
çmua si duhet nga ata,
(vijon në faqen 8)

“Ngjallja” -100 numra pranë besimtarëve orthodhoksë
(Vijon nga faqja 7)
që besojnë se feja me të vërtetë
është faktori më i madh i zhvi-
llimit moral të një populli, por
edhe nga ata lexues të paan-
shëm, të cilët patën kthjelltë-
sinë të lavdërojnë qëllimin e
lartë të saj dhe të pohojnë se
lënda e saj nuk ka të bëjë vetëm
me doktrinën e një dogme, por
shtrihet edhe më gjerë, duke
prekur përgjithësisht zhvilli-
min e moralit dhe lartësimin e
karakterit të çdo pjesëtari të
shoqërisë njerëzore.
E shumëllojshme ka qenë
lënda e gazetës, qëllimi dhe ve-
pra e saj, madje e drejtuar në
shumë fusha. Me përmbajtjen
që ka ajo i drejtohet besimta-
rëve dhe kryesisht intelektua-
lëve, duke u munduar t’u provo-
jë argumenta që i merr nga vetë
përfaqësuesit e vërtetë të shke-
ncës, se feja është një cilësi
shpirtërore e njeriut, që e ka fu-
tur vetë Perëndia në shpirtin e
tij, dhe nuk është aspak krijesë
e mendjes për ndonjë qëllim po-
litik ose shoqëror, se është një
nevojë e shpirtit të çdo njeriu e
prandaj shihet e gjendet në çdo
popull e në çdo kohë. Më në
fund feja është faktori më i
madh i përparimit moral të nje­
riut, që e forcon atë në rast vë-
shtirësish më tepër se çdo sistem
apo doktrinë filozofike tjetër.
U është drejtuar familjeve
duke interpretuar mendimet e
Apostujve e të Etërve të She-
njtë mbi martesën e mbi jetën
familjare, me këshilla sesi të
formojnë një familje të mirë e
me jetë harmonike, gjë që është

themeli i një shoqërie të për-
paruar. Eshtë marrë edhe me
problemet e edukimit të rinisë
duke dashur ta largojë atë nga
rruga e drogës, dëshirave të ko-
ta etj., dhe ta influencojë me
parimet e shëndosha të do-
ktrinës së krishterë.
Gjithashtu u ka paraqitur
lexuesve herë pas herë pjesë të
zgjedhura nga kryeveprat e
letërsisë kishtare, me qëllim që
të marrin dije të lartësisë të
kësaj letërsie dhe në anën tjetër
të mundin të përfitojnë nga me­
ndimet e larta të saj e të frymë-
zohen prej tyre në jetën private.
Na ka njohur me jetën e marti-
rëve të saj, me rrëfenja të posa-
çme është munduar të ngjallë
e të zhvillojë ndjenjën fetare të
grigjës orthodhokse, e sidomos
të atyre besnikëve, që nuk mu­
ndin të përfitojnë nga studimet
që kapërcejnë fuqitë e tyre me-
ndore.
Nëpërmjet saj jetuam me
ballet që përballoi kisha jonë,
si për udhëheqësin tonë shpi-
rtëror, për rimarrjen e obje-
kteve të kultit, kthimin e
pronave, etj. Njohëm disa nga
ata që punuan për kishën tonë,
u njohën me arritjet por edhe
me objektivat që kemi.
Me anën e veprimeve të
tilla, që do të vazhdojnë edhe
në të ardhmen, gazeta jonë ka
besim të plotë se me ndihmën
e Zotit ka për t’i arrirë shpejt
ose disi pak më vonë qëllimit
të saj të lartë e të shenjtë. The-
mi kështu se edhe më vonë
mund të dalin pemët e pro-
dhimi i mundimeve të gazetës,
sepse siç dihet parimet e larta
shpirtërore dhe vlerat morale
sjellin efektin e tyre në këtë
botë pas një përpjekjeje të pa-
rreshtur e pas një kohe të cak-
tuar. E pra edhe kjo gazetë nuk
mund të mos ndjekë rregullin
e kësaj logjike historike; ka për
të sjellë pemët e dëshiruara në
kohën e duhur dhe nuk do të
shkojnë kot mundimet e saj,
sikundër besojnë ata që nuk
kanë studiuar mirë kushtet e
ndikimit që ushtrojnë doktri-
nat e larta shpirtërore mbi
shpirtin e njeriut.
E pra Nr. 100, është ndoshta
një kufi për kalim në një stad
tjetër më të lartë, në atë të the-
llimit në dogmën orthodhokse,
të pasqyrimit shkencërisht të
historisë së kishës sonë apo të
shpjegimit të traditave tona të
perfeksionimit të organizimit
etj. E pra ndoshta duhet të da-
lim deri në atë që “Çfarë vendi
zëmë ne në shoqëri, po marrë-
dhëniet në të?” ose “Sa i trajton
gazeta temat problematike të
kohës, sipas pikpamjes së Or-
thodhoksisë?”. Ndërkohë nuk
duhet harruar të zhvillojmë
edhe kritikën.
Me këtë rast kujtojmë ata që
kontribuan në këto arritje,
duke filluar nga themeluesi dhe
drejtuesi i saj, Kryepiskopi
Anastas, nga Imzot Joani, Dh,
Beduli, Th. Papapavli, At
Justini, At Luka, bashkëpunë-
torët tanë: I. Zaka, A. Llukani,
J. Papadhopulli, Rr. Bardhi, V.
Simaku, K. Zheku, O. Beci, S.
Bambuli, Th. Piluri etj. etj., të
cilët jo vetëm që na informuan
për ngjarje e data, dhanë men­
dimet e tyre, por edhe shprehën
ndjenjat e tyre dhe të shoqërisë
sonë orthodhokse.
E kur sheh sot, se kishat
mbushen plot me besimtarë,
madje edhe kur lexon në gazetë
se në aksh festë tërë populli pa-
nagjirizoi… gëzohesh e thua
“Orthodhoksia ecën përpara me
kohën” dhe ndërkohë mendon
“A jemi të denjë për vendin që
zëmë në kishë?” “Ç’kemi bërë
ne si bashkëpunëtorë të gazetës
për të?”
Por një punë e tillë, me një
dobi aq të madhe nuk mund të
bëhet përveç se me sakrifica të
mëdha morale (të cilat i dimë
dhe i kuptojmë drejt) e mate­
riale.
Në këto të fundit na duket
se është e drejtë që të marrim
pjesë të tërë shpresëtarët ortho-
dhoksë.
Duke marrë parasysh do-
binë morale që sjell gazeta le
të mos kursejmë ndihmën e vo-
gël materiale që të mundim
kështu të lehtësojmë barrën në
botimin e saj. Duhet thënë e vë-
rteta, se gazeta mbahet me sub-
vecione, nga vullneti i lirë i
Primatit të Kishës sonë,
Fortlumturisë së Tij Prof.Dr.
Anastasit, me iniciativën e të
cilit, siç thamë edhe u themelua
ajo e kështu ai u siguroi bes-
nikëve ushqim të pastër e të
shëndoshë për shpirtin e ze-
mrën e tyre. Pra, është e drejtë
që edhe besnikët të ndihmojnë
në shtimin e tirazhit të gazetës
duke e blerë atë, sepse dihet se
ajo përveç dobisë që sjell, është
njëkohësisht dhe një mburrje
dhe një element i rëndësishëm
i prestigjit të kishës sonë.
E pra, me shpresë për të
ardhmen, “Ngjallja” me ndih-
mën e Perëndisë do të vazhdojë
punën e saj të shenjtë me besi-
min e zellin tek Zoti ynë,
Krishti Shpëtimtar; do të pa-
sojë numrat e ardhshëm më me
plot energji dhe shpresë.
Kristofor Beduli