EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtorët e muajit – Theofil Pendimtari

Nga Shenjtorët e muajit
Theofil Pendimtari (4 shkurt)

Megjithëse ishte lindor, ndero-
het si shenjtor tepër i njohur në
Perëndim, ku e kujtojnë në data të
ndryshme, si dhe në 14 tetor. Në
Lindje nuk ka qenë shumë i njohur.
Tregojnë se jeta e tij tërheqëse, i
frymëzoi Gëtes Faustin. Biograflnë
e Shën Theofilit e shkroi një ba-
shkëpunëtor i tij.
Ishte klerik me ofiqin e ikono-
mit, në Adhan, në Juglindje të Azisë
së Vogël (shekujt gjashtë ose shtatë).
Kur Episkopi i tyre ndërroi jetë, nuk
e pranoi propozimin e të gjithëve që
t’i zinte vendin, dhe kështu u zgjodh
një tjetër. Më pas u ndodh në kushte
të disfavorshme, e humbi titullin
dhe po varferohej. Gjendja e re i nde-
zi urrejtjen kundër eprorit të tij dhe
tashmë aspironte me zjarr gradën,
që e refuzoi në fillim. I verbuar prej
pasionit nuk u ndal përpara asgjëje!
Shkoi tek një magjistar hebre, i cili
e lidhi me djallin, i cili i premton se
do ta bënte episkop, mjaft që ai të
mohonte me shkrim Krishtin dhe të
Tërëshenjtën…
I mjeri nënëshkruan, por pendo-

het menjëherë dhe kërkon me agoni
ndreqjen e rënies tragjike. Kështu,
mbyllet në kishën e së Tërëshenjtës
së Adhanës, vajton me lot të hidhur,
godet gjoksin me grusht, kreshmon
në mënyrë të jashtëzakonshme dhe
kërkon falje për krimin. Mbas dyzet
ditësh sheh të Tërëshenjtën me pa-
mje të ashpër. Ajo i shfaqet përsëri
pas tre ditësh dhe e fal. Më vonë i jep
në gjumë kontratën diabolike, të
cilën sapo zgjohet e gjen mbi kra-
harorin e tij! I mbushur me mirënjo-
hje shkon në kishë dhe përpara gjithë
besimtarëve, i kërkon të falur episko-
pit, pasi i tregon të gjitha sa kishin
ndodhur. Pajtohen dhe oshënarit i
jepet përsëri grada. Mbas pak ditësh,
ndërsa lavdëronte pa pushuar Zonjën
Hyjlindëse, sëmuret dhe vdes, pasi
më përpara ishte pranuar në miste-
ret (kungata etj.) dhe kishte ndarë
tek të vobektët të gjitha sa kishte.
Marrëveshje me demonin kishte
nënshkruar dhe një i dashuruar i
pashpresë – varianti më i afert në li-
dhje me historinë e Faustit – të cilin
shpëtoi Vasili i Madh (1 janar).